Një video e transmetuar në “Sportmediaset”, po qarkullon me shpejtësi në Itali, ku shihet Mauro Ikardi. Argjentinasit i drejtohet pyetja se “A i vjen keq për këtë situatë të krijuar rreth tij tek Interi, të paktën për tifozët?”. Ndërkohë, reagimi i sulmuesit është i thjeshtë, ai ka preferuar të mos e komentojë këtë rast, duke kaluar me një valixhe në dorë përtej kamerës.
Author: tirana
Drejtoria Rajonale e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Elbasan, në vijim të procedimit penal të filluar për ekspozimin e arsenalit të armëve në qytetin e Elbasanit, ka bërë sot ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan për “Pezullim të ushtrimit të detyrës” për 4 punonjës policie ne nivel drejtues. SHÇBA Elbasan ekzekutoi vendimin e Gjykates se Elbasanit vendosi masat e sigurisë “Pezullim i ushtrimit të detyrës, në mungesë”, si persona të dyshuar për veprat penale të parashikuar nga nenet 248 dhe 259/a/3 të Kodit Penal për ta.
Nga Kreshnik Spahiu* Ishte mbrëmje dhjetori. Shiu që binte me rrebesh dhe vetëtimat drithëruese më penguan ta dëgjoja zilen e telefonit: “Alo Kreshnik, jam Carlos Guerero”. Carlos ishte shefi amerikan i anti-korrupsionit dhe krimit në Shqipëri. Carlos ishte me origjinë Bolivian por jetonte në Washington prej 30 vitesh si dhe punonte për USAID. Në atë periudhë administronte të gjithë projektet e zyrave tona për denoncimet e krimit. Alo, Alo Carlos mezi të dëgjoj – i thash: “Çfarë ka ndodhur?” “Eja urgjent Kreshnik, së bashku me stafin e ngushtë se kemi rënë në gjurmët e kriminelit kolumbian Pablo Escobar- më tha.…
Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi reagon pas vendimit të Ramush Haradinajt për t’u tërhequr nga posti i kryeminstrit të Kosovës. Thaçi shprehet se ndihet i keqardhur për faktin se Haradinaj është thirrur nga Gjykata e Hagës për intervistim. Ai thotë se e respekton vendimin e tij. “Me keqardhje mësova që Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish-shefin e Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi, njëherësh këshilltar i imi, ish-komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit, kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe disa ish-eprorë të tjerë të UÇK-së. Nga mediat tani u informova edhe për vendimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës,…
Nga Lorenc Vangjeli Ndodh që vështrimi është më i qartë në dy raste: kur largohesh në kohë dhe shmangesh në distancë nga ngjarjet. Në kohën që ato ndodhin, ka me mijëra shenja, detaje e zigzage që deformojnë pamjen, që e bëjnë shkretëtirën të duket oaz dhe rrugën me ferra e hithra, një tapet të kuq kryeministror. Njëlloj si pija apo droga. Në momentin e euforisë ato e bëjnë përdoruesin të ndjehet mbret dhe vetëm më pas, e shndërrojnë në atë çfarë është realisht; një viktimë perfekte në mbretërinë e dhembjes. Katër muaj mbas djegies së mandateve dhe pothuaj tre javë…
Cilido qoftë versioni juaj i parajsës në tokë, vendet më poshtë jo vetëm që mahnisin sytë me bukuritë e rralla natyrore por edhe mbushin zemrën plot me kulturë, histori e kujtime që nuk harrohen lehtë. Për këtë arsye ato cilësohen si disa prej vendeve më të bukura në botë për t’u vizituar të paktën një herë në jetë. Maldives Ishujt Maldive janë të njohura në mbarë botën për peizazhe piktoreske, por gjithashtu janë të pasur me një kulturë të ngrohtë dhe ekzotike. I banuar kryesisht nga myslimanët sunitë, kultura lokale është në përzierje arabe dhe indiane të jugut gjë e…
Ish-deputeti demokrat Aurel Bylykbashi reagon me një letër publike drejtuar kryeministrit Edi Rama pak ditë pasi tatimet i mbyllën hotelin e tij, në kuadër të aksionit anti-informalitet. Bylykbashi i drejtohet kryeministrit Edi Rama me një gjuhë jo shumë formale ku mes rreshtash nuk mund të kuptohet nëse është kërcënuese apo ironizuese me aksionin që i vuri kyçin hotelit, që siç thotë ai ishte dhënë me qira. Ai thotë se ndërkohë që po bëheshin gati për të ndërruar qiramarrësin, janë paraqitur punonjësit e tatimores -çunat- siç i quan ai. Ai zbulon edhe faktin se tashmë PD po merret me organizimin e zgjedhjeve, duke…
Adriatik Kuka vret gruan me thikë në zemër në zonën e Spitallës për shkaqe xhelozie. Ajo është dërguar në spital nga vëllai i saj, por edhe pas ndërhyrjes së mjekëve ajo nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Mësohet se viktima është Hazbije Kuka 36 vjeçe. Ndërsa burri i saj është larguar nga banesa me makinë, menjëherë pas ngjarjes së rëndë. Policia po punon për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Daja i autorit Zbulon se çifti kishte konflikte për xhelozi. Daja i autorit thotë se ata nuk vuanin nga probleme ekonomike. “E kam nip, djalë motre, na…
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-Librazhd, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona. Sipas “Neës24” aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit”, ku një fuoristradë është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit ndërsa policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e plot të saj.
Lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës, ka reaguar edhe Ministri për Diasporën, Pandeli Majko. “Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit si një burrë shteti. Ai kreu një akt që i bën nder Kosovës shtet që drejtohet nga shtetarë të cilët bëjnë dallimin e fatit personal me atë të sigurisë kombëtare. Sot jam me Ramushin! Të falenderoj komandant për shembullin e luftës, dhe sot në atë të paqes.”-përfundon Majko postimin e tij.
Kroacia me brigjet e saj idilike, buze Adriatikut është konsideruar një pioniere e nudizmit. Vendi ka një histori të gjatë të apasionuarish, pas një kredhjeje nga ato që të shkrijnë me natyrën, por trendi dikur mjaft popullor, sot nuk e ka shumë të lehtë të tërheqë ndjekës të rinj. “Për mua, kjo lloj natyrshmërie është liri. Këtu mund të dalësh edhe pa qenë i veshur, e kjo të jep një ndjenjë lirie, është vërtet shumë e rëndësishme”, është shprehur një turist slloven. “E gjitha ka të bëjë me stilin e jetesës. Këta janë njerëz që kërkojnë më shumë sesa thjesht…
Ndahet nga jeta Fatmir Frashëri një nga ikonat e futbollit bardheblu dhe Kombëtares tonë. Frashëri vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë e cila më pas i ka marrë edhe jetën. Ndërsa para disa vitesh ka kalaur edhe një infarkt kardiak.Fatmir Frashëri u rrit te të rinjtë e Tiranës dhe veshi fanellën bardheblu nga viti 1958 deri në 1972-shin, me përjashtim të periudhës 1962-1964, kur u aktivizua me Partizanin. Frashëri, lindi më 3 prill të vitin 1941 dhe ka qenë një nga mbrojtësit më të mirë të Shqipërisë. Ai ka marrë disa dekorata si “Mjeshtri i Madh” apo “Mjeshtër…