Tolerancë zero tha zëvendëskryeminisri Erion Braçe për ata punonjës të adminmistratës publike të përfshirë në akte dhune gjatë fushatës elektorale. “Ajo që ishte fenomen masiv gjatë fushatës elektorale ishte përdorimi punonjësve publik jo vetëm për veprimtari publike por edhe për veprimtari haptazi në kundërshtim me ligjin. Të dhunshme në shumicën dërrmuese te rasteve dhe natyrisht kriminale në raport me kodin penal të republikës së Shqipërisë. Për secilin prej tyre ne po bëjmë analizën emër për emër duke filluar nga ata që ka ndaluar policia dhe me radhë çdo personi tjetër të identifikuar apo denoncuar pranë task forcës si i përfshirë…
Author: tirana
Teksa poston një video të protestës së djeshme, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thekson se përparësia absolute është ndryshimi i vërtetë i sistemit që do t’i japë fund krizave dhe traumave të tranzicionit. “Sot shqiptarët janë të etur për ndryshim. Sot shqiptarët duan ndryshim të vërtetë, jo të përkohshëm, jo fals, jo fasadë, por ndryshim që do t’u japë fund krizave dhe traumave të tranzicionit. Një ndryshim që do të na fusë në rrugën e sigurt drejt Bashkimit Europian dhe vlerave perëndimore. Zgjedhjet e lira e të ndershme do t’i hapin rrugën transformimit politik dhe ekonomik që ka nevojë…
Mario Baloteli kishte sfiduar shokun e tij në një lojë, duke i thënë se nëse hidhet në det me motorin e tij do të fitojë 2 mijë euro.Mirëpo, një “lojë” e tillë duket se nuk është pritur aspak mirë nga ana e ministrit të Brendshëm italian Mateo Salvini. Numri një i Ministrisë së Brendshme tha se Baloteli duhet arrestuar menjëherë, shkruajnë mediat e huaja.“Nëse do ta kisha në dorë do ta arrestoja menjëherë. Si mund ta hedhësh një motor në det? Kjo është një lojë e një idioti. Por çfarë imazhi japim nga Italia në botë, nëse në një nga…
Pas një viti mungesë, Era Rusi, i është rikthyer tregut muzikor shqiptar me një videoklip të ri. Pas suksesit me ‘Telat e Zemrës’, që u publikua një vit më parë, këngëtarja shqiptare ka sjellë një tjetër projekt ritmik, i cili pritet të kthehet në hit. ‘Le t’i dalë flaka’ quhet kënga në të cilën Era është shfaqur me një ‘look’ veror, të ëmbël dhe shumë tërheqës. Rusi ka zgjedhur ta xhirojë këtë klip pranë detit, duke sjellë më pranë teleshikuesve verën dhe temperaturat e larta të saj. Kjo këngë me siguri do të zërë vend në të gjitha festat familjare…
I pranishëm në Samitin Rajonal që po mbahet në Bosnjë, Presidenti Meta, ndërsa ka shpërndarë në facebook, një foto nga Samiti, thotë se shpreson që BE të hapë negociatat në tetor. Sipas Presidentit Meta, integrimi i Ballkanit Perëndimor është parësore për BE. “Përparimi i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin integrues për në Bashkimin Europian është thelbësor. Mbetemi të përkushtuar dhe me shpresë se Këshilli i BE-së do të vendosë në tetor për të hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut fqinje. I jemi mirënjohës vizionit të Kancelares Angela Merkel, që u përsërit edhe…
Policia ka zbuluar një arsenal armësh të sofistikuara në Elbasan. Armët u gjetën në një magazinë në Elbasan-Paper dhe dyshohet se i përkasin një grupi kriminal të zonës. Operacioni është zhvilluar një ditë pas zgjedhjeve të 30 qershorit nga Forcat Speciale RENEA, por është bërë publik vetëm pasditen e sotme, 9 korrik 2019.
Anjeza Maja është një nga figurat më të njohura të ekranit shqiptar. Pas një shkëputjeje jo të shkurtër nga televizioni ku bukuroshja nisi rrugëtimin e saj, ajo ka lajmëruar pak më parë në llogarinë në ‘Instagram’ se do të rikthehet sërish atje ku nisi gjithçka. “Bashkë prapë tek Maratona e Këngës 2019, nisim këtë të shtunë”,- ka shkruar Maja në foton e shkrepur nga prapaskenat e koncertit, i cili viziton çdo vit të gjitha qytetet e Shqipërisë, për të sjellë ritmet e muzikës folklorike, por dhe moderne me emrat më të njohur të estradës shqiptare. Mesa duket pas kaq kohësh,…
Miliarderi amerikan Jeffrey Epstein, që është i regjistruar si predator seksual, u akuzua të hënën se drejtonte një rrjet trafikimi vajzash të mitura për seks. Zoti Epstein deklaroi pafajësinë në një gjykatë të Nju Jorkut. Ai është dënuar edhe më parë për krime seksuale dhe në vitin 2008, arriti një marrëveshje me prokurorët në Florida që i siguroi një vendim të zbutur. Financieri u arrestua të shtunën në mbrëmje, pasi arriti nga Franca me avionin e tij privat. Miliarderi 66 vjeçar doli në një gjykatë të Nju Jorkut ku deklaroi se ishte i pafajshëm ndaj akuzve se drejtonte një rrjet…
Deputetët e rinj në Kuvend kanë votuar nën presion rezolutën e parë për fillimin e procedurës për shkarkimin e Presidentit Meta. Të paktën, ky është pohimi i bërë nga kryetarja e Grupit Parlamentar Demokratik në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të datës 3 korrik. Gazeta “Panorama” sjell të zbardhur procesverbalin e diskutimit në këtë mbledhje me dyer të mbyllura, ku kërkesa e socialistëve për caktimin e një seance për shkarkimin e Metës ka sjellë edhe debate midis Hajdarit dhe Ballës. Që në hapje të mbledhjes, Balla ka shprehur qëndrimin e tij se Kuvendi duhet të vijojë procedurën për shkarkimin e…
Komisioni i posaçëm Hetimor parlamentar që do të hetojë shkeljet e pretenduara të Kushtetutës nga presidenti Ilir Meta, me gjasë nuk do ta ketë të nevojshme shfrytëzimin e mandatit tre mujor. Top-Channel nga disa burime, ka mësuar se maxhoranca, është e prirur për ta përmbyllur procedurën e votimit të shkarkimit të presidentit Meta deri në fund të muajt Korrik. Seanca e fundit parlamentare për këtë legjislaturë është e planifikuar në kalendarin e punimeve të Kuvendit, data 18 Korrik. Por ata janë duke planifikuar pasjen e një séance të jashtëzakonshme me 22 Korrik dedikuar pikërisht, votimit të shkarkimit të presidentit pasi…
Gjykata e Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për Arben Haçkajn, i cili ndodhet në spitalin e burgut. Haçkaj goditi makinën e analistit Fatos Lubonja rreth një javë më parë, duke dëmtuar xhamin e saj, ndërsa vetë Lubonja e konsideroi si të qëllimshëm dhe të nxitur nga qëndrimet e tij publike. 50-vjeçari nuk është i panjohur për autoritetet e Policisë, ndërsa ka qenë edhe më herët i proceduar për plagosje. Ndërkohë, Haçkaj është denoncuar edhe nga bashkëshortja e tij për dhunë në familje, e cila tashmë ka edhe një urdhër mbrojtje. Ngjarja, për të cilën akuzohet i…
Vaji i ricinit është i pasur me vitaminë E, minerale dhe proteina dhe ka veti shumë të mira antibakteriale. Rreth 90% e tij është i përbërë nga acidi ricinoleki dhe acide yndyrore omega 9, që ndihmojnë në rigjenerimin e flokëve. Ky vaj është në gjendje të depërtojë thellë në pore dhe rrënjë duke stimuluar kështu rritjen e flokëve të rinj. Benefitet e vaji të ricinit: Kontrollon rënien e flokëve;Trashë flokët;Trajton zbokthin;Rregullon majat e dëmtuara të flokëve;Shkëlqen ngjyrën e flokëve;Ndikon në rritjen e flokëve;Si ta aplikoni vajin e ricinit? 1. Merrni 3 lugë vaj ricini dhe 3 pika vaj esencial të…