Gazetari Artan Hoxha, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Real Story’ ka komentuar situtatën politike në vend. Hoxha ka folur edhe për çështjen e presidentit të Republikës, Ilir Metës dhe seancën parlamentare që u mbajt ditën e sotme, ku u votua për shkarkimin e tij. Sipas gazetarit, presidenti ka një hall të madh dhe e di se çfarë po gatuhet për të, dhe një shenjë ishte edhe kur doli nga Gjiri i Lalëzit. “Presidenti ka një hall të madh. Ai e di se çfarë ka bërë dhe se çfarë po gatuhet për të. Çfarë i ndodhi presidentit që nga Gjiri…
Author: tirana
Lulzim Basha mbylli nga selia e PD përmes një fjalimi protestën e 10-të kombëtare të opozitës. Basha tha se shqiptarët sot janë në mazhorancë absolute kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij dhe kjo u faktua, tha ai, nga refuzimi i votimeve të 30 qershorit nga 85% e shqiptarëve. Lideri i opozitës tha se rotacioni politik po vjen. “Edi Rama e ka marrë vulën e largimit, e ka marrë nga shumica absolute e shqiptarëve. Njerëz të sakrificës dhe betejës që së bashku e vazhduam dhe do ta vazhdojmë këtë betejë sot jemi të bindu se jemi në një krye të…
Protesta e sotme e opozitës duket se nuk ka kaluar pa pasoja. Një person gjendet i shtrirë në tokë pranë Galerisë së Arteve. Punonjësit e policisë lajmëruan ambulancën dhe trupi u nis me urgjencë drejt spitalit. Ende nuk dihet nëse është aksidentuar apo ka humbur ndenjat. /tirananews.al
Fondacioni Shoqëria e Hapur apo siç njihet ndryshe fondacioni “Soros” ka reaguar pas akuzave të hedhura në adresë të themeluesit të tij, miliarderit George Soros nga Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, duke e akuzuar për ndërhyrje në zhvillimet e brendshme në Shqipëri, kryesisht reformën në drejtësi. Në një koment publik të pak ditëve më parë, zoti Meta akuzonte zotin Soros, se qëndronte pas “një komploti të kurdisur prej kohësh për të ushqyer përplasjen civile më 30 qershor, si dhe për të ndikuar reformën në drejtësi”. Komentet e zotit Meta pasuan mbajtjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, të cilat ai…
Pas protestës së opozitës ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se kjo është një kryengritje popullore. “Kryengritje! Kjo ëhtë një kryengritje popullore. Asgjë nuk i rezistron dot kësaj kryengritje. Unë flas për vrullin dhe hobin e kryengritësve, taktikat i përcakton udhëheqja e kryengritjes”, tha Berisha, teksta shtoi se Edi Rama do të bëjë 37 vite burg. “Me vjedhjet dhe aktet e tij antikushtetuese tij, Rama do të ketë burg, minimumi sipas ekspertëve i takon një 37 vjet”, u shpreh Berisha.
Lideri demokrat Lulzim Basha e quajti 30 qershorin, votimin socialist siç ai shprehet, fitore të demokratëve, duke thënë se 85 % e qytetarëve refuzuan të votojnë për kryeministrin Edi Rama. Basha, nga një fjalim para kryeministrisë, hodhi akuza se edhe në këto zgjedhje ku PS nuk kishte kundërshtarë në më shumë se gjysmën e bashkive, pati blerje të votave. Basha tha se i duhet thënë ndal qeverisë më të korruptuar siç ai e quajti, ndërsa në kor simpatizantët e PD-së thërrisnin “Rama ik”. Basha u shpreh mirënjohës për të gjithë ata që refuzuan regjimin e krimit – tha ai. “Faleminderit…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë mbrëmjen e kësaj të hëne, ku një person ka mbetur i vrarë pasi disa persona i janë futur në banesë për ta grabitur. Sipas informacioneve paraprake, viktima, i cili mësohet se quhet Gramoz Nako, jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ishte kthyer për pushime. Ai jetonte me bashkëshorten në një apartament në lagjen numër 7 të Korçës. Dyshohet se ka pasur përleshje mes tij dhe autorit ose autorëve, pasi nuk ka ende informacione të konfirmuara mbi numrin e personave të përfshirë.
Lideri demokrat Lulzim Basha ka dalë nga selia e PD-së rreth orës 8:50, ndërkohë që simpatizantët e djathtë ishin mbledhur para kryeministrisë prej orë 20:00. Edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi doli nga selia e LSI-së për t’iu bashkuar protestuesve para kryeministrisë.
Ish-ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi ka festuar sot 30 vjetorin e Maturës të vitit 89’ në shkollën ‘Raqi Qirinxhi’ në Korçë. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Peleshi ka publikuar foto nga ribashkimi pas 30 vitesh të maturës së vitit 1989 në ambjentet e shkollës ‘Raqi Qirinxhi’, ku edhe e ka përfunduar gjmnazin ish ministri. Në foto bie në sy edhe fakti që kryebashkiaku aktual i Korçës, Sotiraq Filo, ka qenë në të njëjtën klasë në gjimnaz me Peleshin, pasi kanë pozuar të dy për 30 vjetorin e maturës.
Sipas dëshirës mund ta spërkatni edhe me pak sheqer pluhur sipër për një shije më delikate. Në ditët e nxehta të verës çdo amvisë e di sa e bezdisshme është të përgatisësh gatime në furrë. Nxehtësia shumë e madhe që vjen nga aty, është një sfidë më vete krahas gatimit të pjatave tuaja të preferuara. Pavarësisht kësaj po në këto ditë të nxehta, dëshira për të përgatitur sa më shumë pjata të ëmbla e të shijshme është e madhe. Një kek i mirë me fruta, shoqëruar me ndonjë kupë akullore apo një pije të freskët mund të bëhet vakti i…
Partia Demokratike ka nisur sot protestën e saj të radhës e cial është e para pas 30 qershorit. Por duket se ato janë bërë në nxitim e sipërpasi janë konstatuar një sërë gabimesh drejtshkrimore. Sicc mund të shihni edhe nga këto foto, pankarta që i paraprinte protestuesve teksa ecnin në boulevard ishte shkruar gabim: “Gafa me pankartat: Ne besojmë tek Partia Demokartike”.
Ekspertët rekomandojnë që të konsumoni më shumë fruta pylli dhe veçanërisht manaferra gjatë stinës së verës. Manaferrat janë ndër frutat më të mira që mund të gjejmë tani në treg. Kur kanë ngjyrë të errët kjo tregon se manaferrat kanë më shumë antioksidantë të cilat na ndihmojnë për të mposhtur plakjen, kancerin dhe sëmundje të tjera. Ky frut i egër është i pasur me vitamina A, E, K dhe B, fibër, antioksidantë dhe flavonoidë që garantojnë një shëndet të mirë. Një filxhan çaji me manaferra ofron 8 gramë fibër dhe më shumë se çerekun e nevojës ditore për vitaminë C…