Author: tirana

Një raport i kontrollit të lartë të shtetit, për periudhën 2017 – 2018, vë në dyshim cilësinë dhe sigurinë e barnave, që hyjnë në tregun farmaceutik shqiptar. Sipas KLSH, agjencia e barnave nuk ka kryer analizave të barnave që vijnë nga jashtë dhe as barnat që prodhon nga dy kompani faramceutike në vendin tonë, për më tepër as lënda e parë që ata përdorin. Drejtori i Auditimit të Performancës, KLSH, Rinald Muça është shprehur se gjatë periudhës 2017-2018 nuk është bërë asnjë analizë laboratorike, po kështu as për lëndët e para të cilët përdoren për prodhimin e barnave nuk është…

Read More

Vitamina D-e njohur edhe si vitamina e diellit, prodhohet si përgjigje e organizmit ndaj ekspozimit në diell, mirëpo mund të merret edhe me anë të suplementeve dhe ushqimit, shkruan Medical News, transmeton Gazeta Express. Prodhimi i sasisë së duhur të kësaj vitamine është shumë i rëndësishëm për shumë arsye. Disa prej tyre janë: eshtra të shëndoshë, dhëmbë të shëndoshë, mbrojtje kundër disa llojeve të kancerit dhe nga sëmundjet siç është skleroza multiple. Vitamina D, në të vërtetë është një lloj hormoni dhe jo vitaminë. Vitaminat janë përbërës ushqyes që merren nga jashtë dhe nuk krijonen nga trupi, kurse vitamina D…

Read More

Almanda Durollari dhe bashkëjetuesi i saj italian, Francesco Cocilovo janë prindër të tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali. Në një vështrim të bërë në profilet e tyre në rrjetet sociale, mund të shihet mjaft mirë që çifti bën një jetë shumë luksoze, të cilët nuk nguron që ta ndajë edhe me miqtë e tyre virtual. Udhëtime në shtete të ndryshme, makina luksoze, udhëtime me jahte, veshje të shtrenjta janë fjalët kyçe kryesore që mund të përshkruajnë jetën në shtetit fqinj të Almandës dhe Francescos. Referuar, por të njëjtin burim informacioni, duket se Almanda vite më parë ka qenë edhe…

Read More

Lista e punonjësve të Policisë së Shtetit që do t’i nënshtrohen vlerësimin kalimtar dhe periodik, në shortin e parë (aktualisht në detyrë). Lista e punonjësve të Gardës së Republikës që do t’i nënshtrohen vlerësimin kalimtar dhe periodik, në shortin e parë (aktualisht në detyrë). Lista e punonjësve të SHÇBA që do t’i nënshtrohen vlerësimin kalimtar dhe periodik, në shortin e parë (aktualisht në detyrë)

Read More

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me kryeministrin e ri të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. Në një status të tijin në Facebook, Meta thotë se ka diskutuar me të dhe e ka uruar në detyrën e re. Presidenti shprehet shpresëplotë se marrëdhëniet mes dy shteteve tona do të fuqizohen edhe më shumë. STATUSI I PLOTËKënaqësi t’i uroja sot gjatë një bisede telefonike, shumë suksese, kryeministrit të ri të Greqisë, z.Kyriakos Mitsotakis.Shpresëplotë se marrëdhëniet mes dy shteteve tona do të fuqizohen akoma më shumë në interes të dy popujve tanë.Progresi i Greqisë është shumë i…

Read More

Pozicioni i të fjeturit nuk është i rastësishëm përkundrazi, gjuha e trupit mund të zbulojë shumë sekrete rreth marrëdhënies tuaj. Gjuha e trupit mund të jetë një mënyrë shumë e mirë për të vlerësuar se çfarë po ndodh në të vërtetë me marrëdhënien tuaj. Ja disa pozicione të ndryshme te të fjeturit me partnerin ose partneren tuaj: “luga” Sipas një studimi të bërë nga psikologu Corrine Sweet, ky pozicion i të fjeturit aplikohet vetëm nga një e pesta ose 18% e çifteve. Kjo tregon një dinamikë në të cilën “partneri mashkull merr një qëndrim mbrojtës ndaj partneres së tij”. Ky pozicion tregon…

Read More

Gjykata e Kavajës ka dhënë sot masën e sigurisë për 5 të arrestuarit e ngjarjes së rëndë të 4 korrikut, ku mbeti i vrarë një kalimtar i rastësishëm 52-vjeçar si dhe u plagosën 5 të tjerë, si pasojë e përplasjes së dy grupeve rivale. Gjykata ka vendosur burg për Eraldo Hykan, Qazim Merkjan, Marjus Aliun dhe Adrian Dedejn, ndërsa të arrestuarin e pestë Agron Kollcakun në “arrest shtëpie”. DEKLARATA E POLICISË PER NGJARJENNë lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 04.07.2019, rreth orës 12:20, në lagjen Nr.4, në afërsi të Teqesë në Kavajë, pas një konfikti për motive të dobëta…

Read More

Nëse e keni kaluar një ditë të bukur në plazh dhe tani jeni duke kërkuar për mënyrat e ripërtëritjes së flokëve tuaj, atëherë për hidratimin dhe mbrojtjen nga dielli, ekziston një maskë shtëpie, e lehtë për t’u përgatitur dhe mjaft efektive. Sepse flokët janë gjatë gjithë kohës të ekspozuar ndaj faktorëve të jashtëm mjedisore dhe kjo i bën ata më delikate, sidomos në verë, kanë nevojë për mbrojtje nga dielli dhe hidratim. Për maskën e flokëve kundër diellit na duhen vetëm dy përbërës: Qumësht kokosi dhe 1 avokado. -1 avokado e pjekur -1 filxhan qumësht kokosi Udhëzimet e përgatitjes për…

Read More

Ylli i Real Madrid u martua me Emma Rhys-Jones në prani të 60 familjarëve dhe miqve të tyre. 29-vjeçari i dha fund beqarisë në një hotel me 5 yje në Majorca. Për të siguruar që çdo gjë të shkonte mirë futbollisti punësoi ish agjentë të SAS. Mendohet se siguria maksimale ishte e lidhur me gjakmarrjen ku është përfshirë familja e 27-vjeçares. Babai i Emmas dhe gjyshërit e saj John e Eva McMurray, nuk u ftuan në dasmë. “Nuk mund ta besoj atë çfarë bënë. Ne e dinim që dasma do zhvillohej dhe prisnim një ftesë. Isha si babai i saj…

Read More

Macet janë bërë miqtë më të mirë të njeriut. Macja, në fakt, autonome dhe “me edukatë”, është kafsha perfekte për t’u mbajtur në ambiente banimi, edhe në qytet. Ja 8 përfitimet e të pasurit një mace: 1. Redukton stresin dhe ankthin: Macet mund të qetësojnë kimikatet e trupit, duke ulur stresin dhe nivelet e ankthit. Një përkëdhelje e vogël është e mjaftueshme për ta hequr mendjen nga shqetësimet e tjera. 2. Ul rrezikun e atakut në zemër: Studimet kanë treguar se pronarët e maceve kanë më pak shanse të jenë të rrezik nga ky problem. 3. Përfitime terapeutike: Efekti qetësues i të pasurit…

Read More

Ariana Grande u ka shpjeguar fansave se përse filloi të qante gjatë performancës në SHBA mbrëmjen e së shtunës. Ajo filloi të qante ndërsa këndonte këngën REM nga albumi i saj Sweetener në Enterprise Center në Missouri. Në një postim në Twitter, që tani është fshirë, Ariana shkroi: “E ndjej gjithçka shumë intensivisht dhe e nisa këtë turne në një periudhë të jetës sime ku ende po përpiqem shumë. Kështu që ndonjëherë qaj shumë.” Grande u shpreh se e shkroi mesazh për shkak se ishte shumë mirënjohëse ndaj fansave: “Dua të dini se nëse jeni të lënduar dhe po vuani, ju do…

Read More

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho e ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 dha detaje të reja për protestën e sotme të opozitës, e 10-ta kombëtare. Protesta e sotme, siç deklaroi Xhixho do të jetë paqësore, madje sipas saj, liderët e partive nuk kanë apeluar asnjëherë për skenare dhune. “Protestat nuk kanë qenë asnjëherë të dhunshme, në asnjë diskurs të liderëve s’ka pasur kërkesa apo propozime për dhunë. Paligjshmëria kërkon reagim qytetar, një revoltë dhe një personalitet të njerëzve për të kuptuar njëherë e mirë që në Shqipëri nuk mund të vendosë më paligjshmëria. Jemi në…

Read More