Pasditja e sotme është shoqëruar me shtrëngata shiu në zonat malore të Klosit. Në Njësinë Administrative Xibër në Bashkinë e Klosit, shkarkimi i rrufesë goditi një tufë bagëtie e cila ndodhej në mal në kullotë. Për pasojë 28 krerë dhi kanë ngordhur në vend për shkak të goditjes nga rrufeja. Për fat të mirë çobani i tyre shtetasi me inicialet H.Z nuk ka pësuar asgjë pasi në momentin e shkarkimit të rrufesë ndodhej larg vendit ku po kulloste bagëtia.
Author: tirana
Drejtuesja e misionit të OSBE/ODIHR-it, Audrey Glover është takuar ditën e sotme me ambasadorët e vendeve të BE-së në Shqipëri. Glover i ka njohur përfaqësuesit e komuniteteve ndërkombëtare me gjetjet paraprake të vëzhgimit të zgjedhjeve të 30 qershorit. Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në facebook edhe Prezenca e OSBE-së, e cila ka organizuar edhe takimin.
Dajana Shabani kohë më parë i dha fund lidhjes me ish-bashkëshortin e saj, me të cilin ka një vajzë. Por, duket se pas përfundimit të lidhjes së saj ajo ka rinisur një tjetër histori dashurie me boksierin, Kamer Maloku nga Kosova. Ajo ka zhvilluar një bisedë të sinqertë me ndjekësit në Instagram dhe dy nga përgjigjet e saj na e bënë të qartë faktin, se të martohesh me moderatoren nuk qenka aq e lehtë. “A do të japë mami nuse në Kosovë?”- i shkruan një ndjekëse. Dajana Shabani i ka kthyer përgjigjen e drejtpërdrejtë se tashmë vendimet ajo i merr…
Arkimed Lushaj, reperi i njohur me emrin “Stresi” gjatë një interviste telefonike në emisionin “KafeIN” tha se pas daljes nga burgu ka rinisur aktivitetet muzikore.“Sot do më dëgjoni në Tiranë, javës tjetër në Vlorë e më pas jashtë Shqipërisë.Shpresoj se brenda 2 javëve do të publikohet kënga ime e re”, tha Stresi.I pyetur për arsyet e burgosjes së tij, Stresi tha se drejtësia në Shqipëri nuk ekziston.“Unë kam qenë armik publik i Rilindjes. është marre të merren me një këngëtar por nuk kanë turp”, u shpreh këngëtari.Ai tha se do të vazhdojë betejën ligjore për burgun e padrejtë sipas tij.Liria…
Koreografi Albi Nako ka folur për herë të parë pas ndarjes me balerinën Alba Hoxha, siç është përfolur ditët e fundit në media. I ftuar në emisionin “Rudina”, Nako është shprehur se me Albën ka pasur gjithmonë një raport korrekt dhe miqësor duke mohuar kështu gjithçka. Faktin që kanë hequr një-tjetrin nga Instagrami, koreografi e komentoi si një pakt mes tyre. “Ishte një pakt që e bëmë me Albën bashkë, që të mos ta ndiqnim më njëri-tjetrin sepse po i merrnim fansat nga njëri-tjetrin,”- u shpreh Albi Nako. Nga ana tjetër, përsa i përket faktit se shkaku i ndarjes nga…
Ishte 5 Korrik-u i 1946 kur stilisti francez, Lous Reard vendosi të bënte historinë duke prezantuar për herë të parë bikinit në një shfaqje mode në Paris. Duke e ditur sa shumë do të komentohej në media, rrobat e para të banjës ishin të stiluara jo rastësisht si faqja e një gazete dhe u veshën nga balerina Micheline Bernardini, e para femër që guxoi të pozonte me to. E teksa sot nuk mund ta imagjinojmë verën pa bikini, ky model i rrobave të banjës u ndalua të vishej në pishina dhe në plazhe deri në vitin 1960. 73 vite nga…
Ish ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka përcjellë një mesazh falënderimi për zgjedhjet e 30 Qershorit, duke i konsideruar si vullnet të qytetarëve për rrugën evropiane të vendit. Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, deputeti socialist e konsideron pozitive faktin se qytetarët patën mundësi të votojnë dhe të përfaqësohen në respekt të kushtetutës dhe ligjit. “Zgjedhësit e Njësisë 10 në Tiranë më 30 Qershor e shprehën vullnetin e tyre për Kryebashkiakun Erion Veliaj. Qartësisht e mbështetën edhe për një mandat tjetër në krye të punëve për Tiranën. Vullnetin për rrugën Evropiane të vendit, për stabilitetin, për lirinë e votës…
Këngëtari britanik njihet për baladat e tij me teskte e tinguj shumë romantikë, në të cilat e gjejnë veten shumë njerëz e sidomos të dashuruarit në mbarë botën. Shumë këngë të këngëtarin janë shnëdrruar në ‘himne’ të dasmave të martesave të çifteve, e këngët si ‘Thinking Out Loud’ e ‘Perfect’ janë përdorur si kolonë zanore e vallëzimeve të para ose prerjes së tortes. Ai ka publikuar këngën me titullin ‘Best part of me’, një baladë kjo që vjen si seri e bashkëpunimeve të albumit më të ri të këngëtarit. Bashkëpunimi me Yebba është pritur shumë mirë nga fansat, pasi më…
Policia e Shtetit nuk do të lejojë muzikë të lartë pas orës 23:00. Përmes një deklarate, Policia e Shtetit i ka bërë thirrje të gjithave subjekteve që ushtrojnë aktivitet me muzikë të mos prishin qetësinë publike dhe që të zbatojnë rregullat dhe ligjin me saktësi. Sipas ligjit, ato duhet të ushtrojnë aktivitetin e tyre deri në orën 23:00 përgjatë javës dhe deri në orën 00:00 gjatë fundjavës. “Nisur nga disa ankesa të ardhura në adresë të Policisë së Shtetit gjatë muajt Qershor 2019, për prishje të qetësisë së pushueseve si pasojë e muzikës së lartë që gjenerojnë lokale të ndryshme,…
Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur që Kategoria Superiore të fillojë më 24 gusht dhe të mbyllet me 23 maj, në një edicion i cili do të jetë i veçantë pasi sheh të kthehet play-off për mbijetesën. FSHF ka vendosur që të mos ndryshojë skemën e garës, duke e ruajtur me atë me 10 skuadra pjesëmarrëse. Por ndërkohë, ka shtuar vështirësinë sa i përket mbijetesës në elitën e futbollit shqiptar. Kështu, në skemën e re, skuadra e vendit të 8 do të shkojë në play-out ndaj një ekipi që del nga play-off i Kategorisë së Parë. “Nga…
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri është marrë në mbrojtje nga Policia dhe Garda, pasi është kërcënuar nga një person në rrjetin social Facebook. “Do të të vras ty dhe familjen tënde”, i ka shkruar Emiljan Pjetri nga Shkodra me një mesazh në rrjetin social. Shqiptarja.com dhe Report Tv kontaktuan me personin në fjalë. Ai thotë se ndodhet në Athinë dhe pranon gjithçka. Madje zbulon se ka kërcënuar edhe politikanë të tjerë, nga kryeministri Edi Rama, presidentin Ilir Meta dhe Ditmir Bushatin në kohën kur ishte ministër i Jashtëm. Nga një bisedë telefonike që gazetarja Xhensila Kodra bëri me Pjetrin, ai…
Kryebashkiaku i ri socialist në bashkinë e Lezhës Pjerin Ndreu i është përgjigjur akuzave të PD për manipulim të shifrave të votuese duke thënë se procesi zgjedhor në Bashkinë e Lezhës ishte shumë i rregullt, duke e quajtur atë model. Ndreu thotë se sfidon këdo që ka pretendime të tjera e ndërsa zbulon edhe një skenar të të djathtëve që iu përgjigjen SMS-së ” Ju lutem mos më lini vetëm”, të cilët sipas tij u instaluan para qendrave të votimit dhe ushtruan dhunë verbale.