Përmes një deklarate nga selia blu, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi denoncoi atë që e quajti, dënimin e kundërshtarëve politikë të Ramës për agjitacion e propagandë. Ai tha se procedimi penal i Kryetarit të Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj dhe Kryetarit të Bashkisë Mallakastër, Agron Kapllanaj është një provokim i rëndë që i bëhet opozitës si dhe goditje ndaj demokracisë. “Tentativës së dështuar për të kryer votime moniste dhe të paligjshme, Edi Rama po i shton edhe tentativën për të rikthyer në Shqipëri dënimin e kundërshtarëve politikë për agjitacion e propagandë. Kushdo që nuk mendon si ai, kushdo që…
Author: tirana
Platforma e lajmeve multimediale europiane me bazë në Bruksel, Eureporter i ka kushtuar sot një artikull zgjedhjeve vendore të 30 qershorit në Shqipëri. Sipas Eureporter, SHBA ka paralajmëruar se zgjedhjet e kësaj fundjave në Shqipëri duhet të zhvillohen paqësisht, përndryshe opozita e vendit do të klasifikohet si “organizatë e dhunshme”. Në shkrimin kushtuar situatës politike në vend, EUreporter i kushton rëndësi apelit të të SHBA dhe BE-së se zgjedhjet duhet të mbahen në datën 30 qershor. SHKRIMI I PLOTE SHBA ka paralajmëruar se zgjedhjet e kësaj fundjave në Shqipëri duhet të zhvillohen paqësisht, përndryshe opozita e vendit do të klasifikohet…
Pas tensioneve të shumta politike në qytetin e Shkodrës, opozita vijon të sulmojë kryeministrin Edi Rama, kësaj herë duke përdorur Teatrin e Migjenit. Në hyrje të teatrit shihet e vendosur një banderolë në të cilën shkruhet “Në shkodër të gjithë bashkë. Stop Krimit”. Ndërkohë që në banderolë është imazhi i Edi Ramës. Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Rama publikon foton e banderolës dhe ironizon kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi. “O moj Shkodër mori Shkodër, kuj ja paske pasë kyt farë borxhit, sa me e mbajtë tash katër vjet Molotanën mbi kry”, shkruan Rama. Ndërkohë disa…
Presidenti i Republikës Ilir Meta gjatë takimit me ministrin e Jashtëm dhe të Tregtisë së Hungarisë, Péter Szijjártó kishte një mesazh të fortë për ndërkombëtarët. Pasi ripërsëriti thirrjen për reflektim dhe dialog të palëve, konkretisht kryeministrit dhe kryetarit të PD-së, kreu i shtetit tha se cdo veprim drejt rrugës së paligjshmërisë dhe të konfliktit, e nxjerr Shqipërinë nga perspektiva e saj europiane, ndërsa paralajmëroi ata që sipas tij i kontribuojnë këtij skenari, të jashtëm dhe të brendshëm. “Palët duhet të reflektojnë sa më parë për dialog dhe zgjidhjen e krizës. Shqipëria të rikthehet në normalitetin e respektimit të shtetit ligjor.…
Në kohën që Partia Demokratike është në kulmin e betejës së saj politike, duket se Lulzim Basha do ta drejtojë i vetëm revolucionin anti-Rama, pasi 4 ditë para zgjedhjeve e ka braktisur “babai” i tij politik, Sali Berisha. Ish-kryeministri në një video ekskluzive të Gazeta SHQIP shihet duke u larguar nga Shqipëria me një avion të “Austria Airlines”. Destinacioni i kryerevolucionarit që donte me çdo kusht “kokën” e Ramës është Vjena, ku shkon shpesh për t’u relaksuar. Berisha ka mbledhur kështu plaçkat duke braktisur kauzën dhe protestuesit e PD, dhe po ikën urgjentisht për arsye të panjohura drejt kryeqytetit austriak.…
Dy serbë të cilët kanë luftuar në Kosovë, kanë rrëfyer krimet e tyre të bëra gjatë luftës në Kosovë. Ata kanë tmerruar opinionin serbë duke treguar për gjenocidin e ushtruar ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Kosovë, transmeton gazeta “Bota sot”. Sllobodan Stojanoviç dhe Jovan Golluboviç janë dy ish pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Serbisë, të cilët nga afër i kanë parë krimet e bëra ndaj shqiptarëve. “Gjatë luftës në Kosovë, komandant e kishim Sreten Lukiqin”, ka thënë Stojanoviç. “Kishte gjithçka, vrasje të fëmijëve shqiptarë. Pash kolegun që ia pret kokën civilëve, mashkullit dhe femrës, e pastaj i zinte.…
Katër ditë para zhvillimit të zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit, bashkia e Shkodrës paralajmëron KZAZ-të në mënyrë të ripërsëritur që të mos tentojnë që të futen në ambientet që kanë përcaktuar për këtë funksion, pasi nëse do të tentojnë një veprim të tillë do të shkelin ligjin. Në vendet që janë përcaktuar për KZAZ-të janë vendosur njoftimet e bashkisë. Në shkresën e firmosur nga Voltana Ademi theksohet se bashkia po zbaton dekretin e Metës që anuloi zgjedhjet, prandaj asnjë individ i paautorizuar të mos tentojë qëë të hyjë në asetet (ambientet) në pronësi të bashkisë. “Jemi të vendosur ti menaxhojnë…
Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, pjesëmarrëse dhe rol aktiv në një tjetër operacion ndërkombëtar, për goditjen e veprimtarisë në fushën e drogave të forta. Një operacion ndërkombëtar i koordinuar nga EUROPOL dhe i drejtuar nga autoritetet e hetimit në Danimarkë ka çuar në pranga edhe një shqiptar nga Shkodra. Policia e Shtetit bën me dije se në kuadër të operacionit “Goldfinger” janë arrestuar 42 persona në të gjitha vendet ku ishte shtrirë ky hetim, ndërsa në Shkodër është kapur kreu i grupit, një 51 vjeçar, banues në Shkodër, me rol aktiv (kryetar i grupit kriminal). “Autoritetet…
Kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi fton shqiptarët që të votojnë për partinë e tij më 30 qershor. Me anë të një mesazhi përmes videos dhe shkrimit të shpërndarë në rrjetin social “Facebook” Patosi thotë së partia që ai po drejton dhe shqiptarët nuk kanë asnjë përgjegjësi për sa po ndodh. Postimi i plotë i Astrit Patozit VOTO BINDJEN TËNDE MË 30 QERSHOR! Ka vetëm një mënyrë për ta shprehur refuzimin tënd për këtë qeveri. Për të marrë hak ndaj korrupsionit, arrogancës dhe karshillëkut të “Rilindjes”. Ka vetëm një mundësi për ta shprehur mospranimin tënd ndaj kësaj politike të shëmtuar sherresh dhe pazaresh të pista,…
Lapsi.al siguron një video ekskluzive nga atentati që iu bë pesë ditë më parë dy personave në Durrës. Bëhet fjalë për Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj. Ata u qëlluan me breshëri kallashnikovi teksa udhëtonin me një “Range Rover”. Plaurent Dervishaj, 47 vjeç, mori një plumb në këmbë, por fatmirësisht i shpëtoi vdekjes. Dervishaj është kunati i Lul Berishës, i njohur si kreu i Bandës së Durrësit. Personat që kanë qëlluar me breshëri ndaj shtetasve të mësipërm nuk dihet se kush janë, por sic shihet edhe nga video ata kanë qenë me dy makina që ndiqnin nga pas “Range Roverin” e…
Ish-ministri i Infrastrukturës dhe i Energjisë, Damian Gjiknuri, ka folur mbi 10 përgjimet e fundit të publikuara nga tablodi gjerman “Bild” mbi dosjen 184 për zgjedhjet e vitit 2016 në Dibër. Në një intervistë për “6 Plus 1 Vlora”, Gjiknuri i cilëson bisedat e publikuara si “copëza përgjimesh”, që janë përdorur për shantazh politik nga Partia Demokratike. Pyetur lidhur me rezulatin e thellë dhe të pazakontë në favor të PS-së në qarkun e Dibrës me mbi 4 mijë vota, ish-ministri shprehet se faktor vendimtar në fitore ishte përparësia e kandidatit socialist kundrejt kundërshtarit të tij. Ndërsa, përsa i përket lidhjes…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste dhe Kryetari i Gupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar pas lajmit se Këshilli i Evropës ka tërhequr vëzhguesit pak ditë para zgjedhjeve vendore në Shqipëri. Duke ju përgjigjur deklaratës së Lulzim Bashës, i cili duke referuar vendimit të KiE, deklaroi se zgjedhje nuk do të ketë, Balla deklaroi në një intervistë për “News24” nga Elbasani, tha se ekskluzivitetin për monitorimin e zgjedhjeve në Shqipëri e ka OSBE/ODIHR. Sipas Ballës, gjithçka është dërdëllitje, pasi sipas tij, Kongresi i Autoriteteve Lokale nuk është KiE, dhe as zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 nuk janë monitoruar…