Grupi i Qendrës së Djathtë i përbërë nga disa parti , u kërkon qytetarëve që të mos bëhet pjesë e procesit farsë më 30 qershor. Me anë të një deklarate, ky grupim thekson se Shqipëria pas tre dekadash, rrezikon të humbasë pluralizmin politik. Ata thonë se e vetmja rrugë pas publikimit të përgjimeve nga gazeta gjermane Bild, është qëndresa qytetare. Në këtë grupim bëjnë pjesë partitë: PR, PDK, PAA, LZHK dhe PBDNJ. Reagimi i plotë: Të nderuar qytetarë, si rrallëherë në këto tri dekada, vendi ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm që kërcënon një arritje të shenjtë për çdo popull:…
Author: tirana
Ne kërkojmë ujë për çdo funksion të trupit, që nga largimi i toksinave. Por sa ujë në ditë duhet të pimë për të ndihmuar organizimin tonë të funksionojë si duhet, dhe si mund ta kuptojmë kur jemi të dehidratuar? Pse është e rëndësishme të pish ujë? Më shumë se 2/3 e trupit të njeriut përbëhet nga uji. Ne duam ujë për çdo funksion të trupit tonë. Por të dish se sa ujë duhet të pish është një tjetër sfidë, veçanërisht kur është vapë apo bëni ushtrime më shumë se zakonisht. Nëse pini pak ujë mund të vuani nga probleme serioze…
Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer sulmet ndaj Presidentit Ilir Meta, teksa ka komentuar deklaratat e këtij të fundit ditën e sotme. Nga Tropoja, Rama ironizoi edhe opozitën. Ai u shpreh se kandidati socialist dhe ai vetë nuk kanë doktoraturë, por flasin hapur. “Unë dhe Rexhe Biberaj një copë piktor dhe një copë traktoristësh jemi. Por të paktën njohim shkencën e të folurit hapur. Për doktorë shkencash kemi fallxhoren. Imagjinoni të jesh Fatmir Mediu…” – tha Rama. Sa i përket qëndrimit të Metës, kryeministri u shpreh se edhe Nard Ndoka tashmë është një nivel më lart. “Nardi është një hap…
Kryeministri Edi Rama ka vijuar takimet elektorale në Bajram Curri. Takimi është hapur nga deputeti Ilir Beqaj, ndërsa është prezantuar kandidati Rexhë Biberaj. Me tone pozitive, kryeministri Rama ka shprehur vlerësimin e tij për kreun aktual të Bashkisë Tropojë pavarësisht se i përket Partisë Demokratike. “Me të kemi bërë disa punë të mira ndaj dua ta veçoj. Por më vjen keq që nuk është në garë jo për fajin e tij, por për shkak të grupimit të filxhanit. Në këtë qytet unë kam qenë si student, kur kam bërë praktikën gjatë muajve të verës. Kisha një mik piktor këtu, Nazmi…
Komisioni Qëndror Zgjedhjeve i jep informacion Presidentit Ilir Meta lidhur me procedurën e plotësimit të vakancave të deputetëve të rinj të opozitës sipas zonave zgjedhore. Përgjigjja e KQZ-së vjen pas kërkesës së bërë nga Kreu i Shtetit pak ditë më parë, fill pas votimit në Kuvend të rezolutës për shkarkimin e tij nga detyra. KQZ ka dërguar nga një kopje të njehsuar me origjinalin për krijimin e vakancës dhe kërkesat e deputetëve për heqje dorë nga mandati.
Kënga më e fundit e Era Istrefit po dëgjohet shumë në Rusi. Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Era Istrefi para pak ditësh publikoi bashkëpunimin e saj me reperin e njohur rus, Eldzhey. “Sayonara babe”, titullohet kënga e re, me të cilën artistja shënoi suksesin e radhës. Ajo përmes një storie në Instagram tregoi se kënga renditet në pozitën e parë të listës Top 100 Russia.
Princi Harry dhe Meghan janë vënë në qendër të kritikave në Britani për shpenzime luksi për rikonstruksionin e shtëpisë së tyre, që ka kushtuar deri më tani rreth 3 mln dollarë. Kritikët e konsiderojnë shpërdorim të tepruar të parave publike. Shifra prej 2.4 milion paund ose 3 milionë dollarë, para publike, që ka shpenzuar Princi Harry dhe Meghan për të rikonstruktuar shtëpinë e tyre në bazën e Windsor Castle është cilësuar si një shpenzim i tepërt nga kritikët. Çifti u vendos në pronën dhuratë nga mbretëresha pas shpërnguljes nga pallati Kensington, pasi u tha se kishte mosmarrëveshje me William dhe…
Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Kjo e mërkurë do të jetë përgjithësisht pozitive, ku do të ndiheni më të fortë, aq sa do të kërkoni me zë të lartë sqarime lidhur me situatat e dyshimta. Sa i takon punës, mbështetuni tek dikush tek i cili keni besim. Demi Gjatë kësaj periudhe jeni disi të shqetësuar sa i takon anës financiare të jetës suaj. Keni shumë shpenzime, edhe të paparashikuara, të cilat e kanë rënduar portofolin tuaj. Kjo ditë do të…
Pas padisë së kryeministrit Edi Rama ndaj gazetarit gjerman Peter Tiede, që publikoi përgjimet në të përditshmen gjermane Bild, vjen edhe reagimi i tij. Peter Tiede ka komentuar në Twitterin e Ramëë dhe e pyet: Për çfarë më akuzoni? Më akuzoni për publikimin e së vërtetës? Statusi i Rames “Sapo i kam dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësor mbi publikimet e BILD! Gjykatat gjermane le ta vendosin kush ka të drejtë e kush ka faj në këtë mes. E bëj sepse shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën nga drejtësia e atij vendi pa hije.“ -shkruan…
Partia Socialiste ndryshe nga partitë e tjera në vend vijon fushatën elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit. Në këtë vijimësi, ditën e sotme ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka qenë e pranishme në njësinë 7 të kryeqytetit ku ka zhvilluar një dialog të zgjeruar me banorët e kësaj zone. Ajo ka shkëmbyer një serë bashkëbisedimesh me grupmosha të ndryshme, ku ka dëgjuar shqetësimet, sugjerimet por edhe vlerësimet e tyre. Teksa thekson rëndësinë e datës së zgjedhjeve, Gjonaj siguron se prespektiva e qytetarëve gjendet përpara. “U mblodhëm të gjithë bashkë në sheshin pranë Shkollës “Dhora Leka” në Njësinë 7, ku flasin vetë si…
Mbrëmjen që shkoi stafi i ‘E diela Shqiptare’ ka udhëtuar drejt jugut të Shqipërisë, për të regjistruar puntatën e fundit të programit për këtë sezon. Një nga momentet më të bukura të mbrëmjes që kanë pasur fatin të shohin të pranishmit, ka qenë performanca e rrallë e Pirro Çakos dhe Ardit Gjebreas në të njëjtën skenë. Ata kanë kënduar ‘Kuturu’ që është këngë e Aleksandër Gjokës, por e realizuar nga Çako. “Nuk mungoi dueti me mikun e përjetshëm”,-ka shkruar Arditi krahas videos që i ka emocionuar të gjithë.
Ashtu sic kishte paralajmëruar kryeministri Edi Rama ka paditur gazetarin gjerman Peter Tiede, pas publikimit të përgjimeve të të përditshmen gjermane Bild. “Sapo i kam dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësor mbi publikimet e BILD! Gjykatat gjermane le ta vendosin kush ka të drejtë e kush ka faj në këtë mes. E bëj sepse shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën nga drejtësia e atij vendi pa hije.“ -shkruan Rama në twitter.