Author: tirana

Pjesë e ndryshimeve në qeveri në fillim të këtij viti u bë edhe pozicioni i ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, ku në vend të Damian Gjiknuri u emëruar Belinda Balluku. Ajo më parë mbante pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të ALBCONTROL që ishte në varësi direkte të Ministrisë që ajo sot drejton. Ajo qëndroi në këtë pozicion për disa vite me radhë dhe erdhi në qeveri si një njohje e vjetër e kryeministrit Edi Rama i cili ka bashkëpunuar më parë me të edhe gjatë kohës kur drejtonte Bashkinë e Tiranës. Në deklaratën e saj të pasurisë të dorëzuar në…

Read More

Një tjetër prurje e re në qeverinë “Rama” ishte edhe ajo e Elva Margaritit, e cila prej fillimit të këtij viti mban pozicionin e ministrit të Kulturës, duke zëvendësuar Mirela Kumbaron. Margariti ashtu si shumica e kolegëve të saj të rinj vjen nga fusha e jopublike, ndërsa më parë me përjashtim të një kohe fare të shkurtër, ajo ka kryer aktivitete private në fushën arkitekturës dhe të biznesit privat. Pasuria e saj e deklaruar në ILDKPI përbëhet nga një shtëpi 103 m2 me vlerë 110.000 euro, me vendndodhje në qytetin e Durrësit, një automjet tip “Volvo” me vlerë 8.000 euro…

Read More

Gjatë ditëve të nxehta të verës, shumë femra përballen me akne rreth vitheve. Shumica prej nesh nuk e kemi idenë se pse ato ndodhen aty! Ja disa nga mënyrat me anë të cilave, ju mund të shpëtoni nga to: Bëni dush pas çdo stërvitje Është shumë e rëndësishme, që menjëherë pas aktiviteteve fizike të bëni dush! Së pari duhet të lani flokët dhe më pas trupin. Kjo sepse papastërtitë e skalpit nuk duhet të depërtojnë në trup, e sidomos në zonën ku keni puçrra. Mos vishni rroba të ngushta Përpiquni të mos vishni xhinse të ngushta. Në vend të tyre…

Read More

Kandidati i PS për Pogradecin Ilir Xhakolli, ka përgënjeshtruar ‘denoncimin’ e ish-kryeministrit Sali Berisha i cili deklaroi se Xhakolli është arrestuar në doganën e Qafë-Thanës për kontrabandë. Kandidati socialist sqaron se nuk është arrestuar, ndërsa këshillon ish-kryeministrin Berisha që të pyesë para se të publikojë diçka, që herë tjetër të mos bëhet sërish gazi i botës. “Lidhur me një postim i cili po qarkullon orët e fundit. Sinqerisht me vjen keq për ju Sali Berisha. Një njeri në moshën tuaj dhe me funksionet që ka pasur, të arrijë në këtë derexhe. Por këtej nga anët tona thonë: Kur njeriu kalon në…

Read More

Një kërmilli i ngordhur ka shkaktuar vonesë për 12 mijë udhëtarë trenash në Japoni. Një ndërprerje e energjisë elektrike që ndaloi dhjetëra trena japoneze dhe vonoi 12,000 pasagjerë në një komb me reputacion për shërbimin efikas hekurudhor, është fajësuar për gjithë kaosin e krijuar. Lëvizja u ndërpre në disa linja që shërbenin Japoninë jugore të operuar nga Hekurudha e Kyushu, e njohur si JR Kyushu, më 30 maj. Kompania u detyrua të anullonte 26 udhëtime trenash dhe të vononte shërbimet e tjera, duke shkaktuar kaos në një vend të njohur për përpikërinë e sistemeve të tij të transportit. Javë pas…

Read More

Audi ka prezatuar një version super sportiv të SUV-coupes së ri, SQ8. Audi SQ8 TDI i ri do të jetë gjysmë hibrid me një avancim të dukshëm teknologjik. Makina do të futet në treg këtë verë. SQ8 i ri ka motorin 4.0 litërsh V8 tëin-turbocharged gjysmë-hibrid me naftë i cili prodhon 429 kuaj fuqi ndërsa ka të gjitha gomat aktive, quattro, e tetë shpejtësi automatike. Audi thotë se SQ8 shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 4.8 sekonda e atë maksimale të limituar në mënyrë elektronike në 250km/h.

Read More

Organet zyrtare tërheqin nga qarkullimi mijëra Mercedesë me naftë. Prodhuesi i makinave Mercedes mendohet të ketë instaluar një aparaturë fikjeje. Daimleri i mohon akuzat. 60 mijë makina me naftë janë të prekura nga tërheqja e detyruar nga qarkullimi. Nga tërheqja zyrtare e komunikuar nga Zyra Federale e Automjeteve bëhet fjalë për vetura të modelit “Mercedes-Benz GLK 220 CDI”, të prodhuara në intervalin kohor midis viteve 2012 dhe 2015. Një zëdhënës i koncernit Daimler e konfirmoi këtë njoftim të botuar në “Bild am Sonntag”. Prodhuesi i automjeteve akuzohet të ketë montuar në fuori stradat sportive me naftë me një normë gazrash…

Read More

Dua Lipa vazhdon të shkëlqejë në arenën ndërkombëtare, pasi ka thyer një rekord shikimesh në “Spotify” dhe ka hyrë në histori. Ajo është një nga këngëtaret më të famshme dhe më të suksesshme shqiptare. Me mbi 800 milionë shikime në këtë platformë, Dua është e para këngëtare femër që e arrin këtë gjë. Mjaft krenare për këtë arritje, Lipa e ka ndarë këtë lajm me të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale. “Dua Lipa është artistja e parë femër në histori që ka të paktën 3 këngë me më shumë se 800 milionë shikime në “Spotify”. Ajo e arriti…

Read More

Kryeministri Edi Rama po zhvillon takimin e radhës elektoral në Durrës. Sikundër në çdo bashki tjetër që ka vizituar deri tani, edhe në këtë qytet, ai u prit me protesta nga mbështetësit e PD. Mbështetës të opozitës kanë pritur Ramën me pankarta “Rama ik”. PS zhvillon sot në Durrës takimin përmbyllës të fushatës.

Read More

Aktorja e njohur shqiptare Olta Gixhari njihet për karakterin e saj të ëmbël dhe si një nga femrat më joshëse të estradës shqiptare. Së fundmi ajo ka tërhequr vëmendjen e të gjithë fansave të saj me disa foto të postuara në rrjetet sociale, ku shfaqet me bikini dhe tepër provokuese. Në fotot e aktores ka tërhequr vëmendjen komenti i bërë nga moderatorja Jonida Vokshi, e cila shkruan: ‘Po pse mi pse? Superseksi im’. Ndërsa, Olta i përgjigjet: ‘Unë në shtator do jem 90-60-90, do tërbohem komplet’. Ende nuk dihet pse e ka thënë aktorja këtë, mbase në shtator do ta…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në S.Giorgio Jonico ku 52-vjeçari shqiptar ka goditur me thikë të dashurën e tij duke i shkaktuar plagë të rënda pas një konflikti për motive banale. Policia e San Giorgio Jonico ka arrestuar shtetasin shqiptar i quajtur Gjon Marku për akuzën e “vrasjes në tentativë”. Mësohet se Marku ishte me arrest shtëpie për prostitucion ndërkohë që një ditë më parë ka goditur me thikë në bark partenren e tij. Kjo e fundit është dërguar menjëherë në spital nga ku po merr edhe ndihmën mjekësore. Ndërkohë për 52-vjeçarin shqiptar janë hapur dyert…

Read More

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka publikuar mesazhin e qytetarit dixhital, i cili shprehet se ditë më parë është arrestuar për kontrabandë kandidati i PS-së për bashkinë Pogradec, Ilir Xhakolli. Ai shton më tej se ka qenë ndërhyrja e Taulant Ballës dhe kandidati i PS-së është liruar brenda 24 orëve. Postimi i Berishës: “Denoncohet fshehja e krimit nga policia! Kapet ne flagrance me kontrabande kandidati per bashkine e Pogradecit. Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb Doktor,para disa ditesh ne doganen e Qaf Thanes eshte arrestuar kandidati i Partise Socialiste per Pogradecin Ilir Xhakolli! Ai eshte kapur per kontrabande dhe me nderhyrjen e…

Read More