Author: tirana

Jennifer Aniston ka qenë së fundmi e ftuar në një prej episodeve të emisionit të Ellen DeGeneres. E pyetur nga drejtuesja e emisionit nëse i pëlqen të pozojë e zhveshur, Aniston ka rrëfyer se e adhuron këtë gjë dhe se nuk ka asnjë arsye për të pasur turp. Duke qeshur Ellen i ka kërkuar ta bëjë këtë gjë në emision, ndërsa aktorja i është përgjigjur se do ta bëjë këtë veprim vetëm nëse e bëjnë së bashku. Kujtojmë se Jennifer Aniston ka pozuar shumë herë ‘topless’ përgjatë viteve të ndryshme të karrierës së saj. Ajo ka zbuluar se një nga…

Read More

Publikimi i përgjimeve të reja nga “Dosja 399” nga e përditshmja gjermane “Bild” për përfshirjen e “të fortëve” në ndikimin e rezultatit të zgjedhjeve në 2017-ën, në qarkun e Durrësit. I ftuar në studion e “Top Talk”, ka qenë kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, i cili garonte i 5-ti në listën e PD për qarkun e Durrësit. “Po dalin për ditë fakte, nuk është më vetëm ‘alo Niçe’. Unë kam qenë aktor në zgjedhjet e 2017-s në Durrës. Një nga stekat e këtij grupi ishte të mos kalonte Agron Duka. Bëheshin llogaritë që të merreshin aq vota sa…

Read More

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar pas përgjimeve të disa eksponentëve të PS me persona të inkriminuar para zgjedhjeve të 2017, të publikuara sot nga gazeta gjermane “Bild”. Në një postim në “Facebook”, Kryemadhi shkruan se këto fakte i vënë vulën tjetërsimit të votës nga krimi për llogari të Rilindjes, ndërsa publikon një foto të kryeministrit Edi Rama, sipas saj me ‘stafin’ e tij elektoral në Durrës. Ndaj Kryemadhi thotë se është e qartë se krimi i organizuar është ulur këmbëkryq në kutitë e votimit, parlament, në karrigen e kryeministrit e qeveri. Ajo thekson se dorëheqja është e vetmja…

Read More

Prokuroria e Krimeve të Rënda reaguar pas publikimit të 6 audiopërgjimeve nga gazeta prestigjoze gjermane, BILD, në të cilën përfshihet kryebashkiaku i Durrësit, Vagjush Dako dhe zyrtarët të lartë të PS-së, të cilët komunikojnë me Astrit Avdylajn, kreun e bandës së Shijakut. Por Krimet e Rënda në reagimin e tyre theksojnë se do të nis hetim penal për personat që nxorrën sekretin hetimor. Prokuroria thekson se kjo dosje po hetohet nga 3 prokurorë dhe 10 oficerë gjyqësor dhe në kuadër të saj janë në hetim 74 persona. “Ky procedim është në fazën e hetimeve paraprake. Në kuadër të këtij hetimi…

Read More

Kostot e ndërtimit pësuan rënie në tremujorin e parë të vitit krahasuar me fundin e 2018, raporton Instituti i Statistikave. Nga ana tjetër ndryshimi vjetor i kostove të ndërtimit është pothuajse i papërfillshëm me një rritje prej vetëm 0,4%. Por edhe pse çmimet e materialeve të ndërtimit, kostot e fuqisë punëtore dhe shpenzimet e tjera që përdoren për ndërtimin e banesave nuk kanë lëvizur, çmimet e apartamenteve janë neë rritje konstante raportojnë Banka e Shqipërisë dhe agjencitë imobilare. Sipas këtyre të fundit në 5 vite çmimet e apartamenteve u rriten nga 30-40%. Kurse Banka e Shqipërisë është më e përmbajtur…

Read More

Në Shqipëri, disa përgjime pjesë e dosjes hetimore për grupin e vëllezërve Avdylaj, të dyshuar për aktivitet në fushën e drogës, e të botuara gazetën gjermane Bild, kanë rikthyer dhe një herë temën e lidhjeve të zyrtarëve socialist në Durrës me elementë të krimit dhe ndkimin e këtyre të fundit në fushatën zgjedhore të vitit 2017. Përgjimet vënë në dukje lidhjet direkte që Astrit Avdylaj, kreu i grupit, mbante me kryetarin e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, por dhe me kandidatin aktual të Partisë socialiste për Bashkinë e Shijakut Elton Arban, si dhe angazhimin e Avdylajt për të siguruar vota…

Read More

Këshilli i Lartë Gjyqësor miraton kërkesën e gjyqtarit Gjin Gjoni për dorëheqje nga Kolegji Zgjedhor. Tashmë Kolegji Zgjedhor do mbetet me 6 gjyqtarë nga 7 që kishte para dorëheqjes së Gjin Gjonit. Ai ishte prej një viti me leje prindërore të miratuar nga ish-Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Kërkesa për dorëheqje është dorëzuar nga vetë Gjoni në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Read More

Ish-deputeti i LSI-ë, Përparim Spahiu ka denoncuar atë që ai e quan përpjekjen e maxhorancës për të siguruar pjesëmarrjen në zgjedhjet e 30 qershorit. Spahiu thekson se maturantëve të Peshkopisë i është ofruar teza e provimeve në këmbim që të marrin pjesë në votimet e 30 qershorit. Ish-deputeti e quan si turp të madh dhe dëshpërim këtë përpjekje të Rilindjes që sipas tij nuk ka kufij. “Dëshpërimi i Rilindjes nuk ka kufijtë, nuk ka kufij dhe imagjinata e sajesave më absurde për të legjitimuar zgjedhjet e datës 30 Qershor. Nuk diskutohet më për kë votohet, pasi nuk ka garë, halli…

Read More

Goditën një skemë mashtrimi ku ishin të përfshirë dhe punonjës policie nga DVP Shkodër, që merren me shërbime ndaj të tretëve. Hetimet disa mujore, nga Drejtoria e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), Drejtoria Rajonale e SHÇBA Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë, zbuloi se disa shtetas që aplikonin për përfitimin e Certifikatave si punonjës të shërbimit të SHPSF-ve, dyshohet se janë pajisur me dokumente të falsifikuara duke anashkaluar procedurat verifikuese e trajnuese të detyrueshme, si Akademia e Sigurisë, Shoqëritë Private të Sigurisë të licensuara për trajnime, si dhe Komisionin e Certifikimet në DVP Shkodër. “Në vijim të procedimit,…

Read More

Kreu i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar pas përgjimeve të publikuara në gazetën gjermane, “Bild”. Në një status në Facebook, Patozi i bën thirrje qeverisë që të mbaj duart larg nga manipulimi i zgjedhjeve. Patozi thekson se Durrësi dhe Shijaku janë qytetet me rrezik për manipulimin e votës, ndërkohë që thekson se kandidatja për Bashkinë e Durrësit ësthë njëri shumë i afërt i Dakos, po ashtu dhe kandidati i Bashkisë së Shijakut. “Në qendër të skandalit është kryetari në detyrë i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ose hierarku më i lartë i Partisë Socialiste në gjithë qarkun. I…

Read More

Kompjuterët, tabletat, smartfonët dhe televizorët janë miniera ari, madje më të pasura se ato natyrore. Nëse në një ton gurësh janë mesatarisht 50 gram ari, në një ton mbetjesh elektronike ka të paktën 100 gram. “Për nxjerrjen e tyre ju nuk keni nevojë për sitë, por vetëm për kiminë e duhur”, shpjegon Maurizio Masi, profesor i kimisë fizike në Politeknikun e Milanos. Masi tha se është shumë e rëndësishme që mbetjet nga pajisjet elektrike dhe elektronike të grumbullohen dhe të riciklohen për të marrë këto metale. Cikli fillon me mbledhjen e diferencuar, zakonisht të kryer nga firmat e riciklimit. Duke…

Read More