Author: tirana

Meshkujt ankohen gjithnjë se është e pamundur të kuptohet se çfarë duan gratë, por 29-vjeçari Aleks, një spanjoll që jeton në Australi, thotë se ai paguhet gati 300 euro ora për t’u dhënë grave atë që duan. “Disa herë jam paguar 15 mijë dollarë për një javë të plotë”, thotë ai, dhe shton se disa gra e kanë paguar që t’u marrë virgjërinë, ndërsa një burrë i kishte dhënë rreth 600 euro për të kryer marrëdhënie me gruan e tij. Ai thotë se klientet janë të të gjitha kategorive e moshave, që nga nëna beqare, biznesmene 45-vjeçare, e deri te…

Read More

Mbrëmjen e djeshme Manjola Nallbani mbajti një koncert recital për kënaqësinë e gjithë fansave të saj, që e kanë ndjekur dhe dashur për 30 vite me radhë. Në koncert pati një ndërthurje të të gjitha gjinive muzikore, nga opera, tek kënga popullore dhe muzika moderne. Për ta bërë sa më të bukur koncertin e saj, Manjola kishte ftuar edhe artistë të tjerë shqiptarë për të kënduar dhe shoqëruar atë në një pjesë të këngëve. Ndër ta artistja kishte zgjedhur Aurela Gaçen, Eli Farën, Kastriot Tushën etj që dhuruan një spektakël të jashtëzakonshëm.

Read More

Pas tre mandatesh në krye të Bashkisë së Elbasanit, emri i Qazim Sejdinit nuk do të jetë më në listën e votimit për zgjedhjet e pritshme lokale të 30 qershorit. Partia Socialiste vendosi t’a zëvendësojë kryebashkiakuan kontrovers me prefektin aktual të qarkut të Elbasanit, Gledian Llatja. Vetë Sejdini e ka nisur karrierën politike nga posti i prefektit në vitin 2002. Ai kishte qenë më parë President i Shoqatës së Doganierëve të Shqipërisë dhe president i Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri. Sejdini ka përfunduar studimet e larta për Histori-Gjeografi në universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit si dhe…

Read More

Të studiosh për ekonomi apo drejtësi vijon të jetë tendence në Shqipëri. Ndërkohë që degët e mësuesisë kryesisht në shkencat ekzakte nuk po ngjallin interes tek të rinjtë. Instituti i Statistikave vëren se vjet vetëm 4.3% e studentëve janë diplomuar në këto programe studimi. Biznes, administrim dhe ligj duket se janë degët më të pëlqyera nga të rinjtë shqiptarë. Vitin e shkuar në këto programe sipas Institutit të Statistikave u diplomuan 28.4% e studentëve në vend. Ndiqen nga degët që ofrojnë njohuri në shëndet e mirëqenie me 14% të të diplomuarve dhe nga shkencat sociale, gazetaria dhe informacioni ku kanë…

Read More

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ka rikujtuar të gjithë tatimpaguesit, të cilët kanë detyrime tatimore të papaguara dhe kanë plotësuar kushtet ligjore, se mund të nënshkruajnë me organin tatimor një Marrëveshje të Pagesës me Këste. Sipas DPT, tatimpaguesi duhet të justifikojë paaftësinë likujduese të përkohshme financiare në mënyrë për të përfituar nga kjo lehtësi. Marrëveshja për pagesë me këste mund të lidhet për detyrime tatimore të vendosura nga administrata tatimore për një vlerësim tatimor të kryer. Sipas njoftimit, marrëveshja për pagesë me këste nuk mund të lidhet për detyrimin tatimor të vetë deklaruar nga tatimpaguesi, i cili është llogaritur, ose…

Read More

Një ditë më parë Jonida Maliqi dhuroi një performancë të jashtëzakonshme në skenën e “Eurovision” me këngën “Ktheju Tokës”. Artistja shqiptare u vlerësua nga të gjithë për fuqinë e saj vokale dhe falë votave të publikut arriti të kalonte në finale. Nesër pritet të përmbyllet festivali i madh europian dhe duke qenë se emocionet janë të mëdha miqtë dhe familjarët e Jonidës kanë shkuar në Izrael për ta mbështetur. Ajo ka publikuar në “Instagram” një foto në të cilën shihet se ka pozuar përkrah nënës, motrës, mbesës dhe të afërmve të tjerë. Jonida ka zbuluar se të gjithë së bashku…

Read More

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ditën e sotme ka bërë një tjetër njoftim të rëndësishëm për shtetasit e saj në Shqipëri që të shmangin lëvizjet në vendet ku pritet që të zhvillohen sërish protesta nga opozita jo parlamentare dhe që e radhës pritet që të jetë në datë 25 maj. Ambasada u kërkon shtetasve të saj që të kenë kujdes pasi në tubimet e fundit, 11 dhe 13 maj protestuesit kanë përdorur pajisje shpërthyese, bomba molotov dhe mjete të tjera të dhunshme, ndërsa policia është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmën. “Shmangni…

Read More

Sot është një ditë feste në familjen Kokëdhima, sepse një nga vajzat, Bora, feston ditëlindjen. Stilistja e njohur bën 31 vjeçe dhe në këtë ditë ka marrë një urim shumë special nga motra e saj, Besa Kokëdhima. Artistja e njohur ka publikuar në “Instagram” një foto të motrës dhe ka zbuluar çdo karakteristikë të personalitetit të saj. “Gëzuar ditëlindjen motra ime e bukur, rebele, e fortë, e talentuar, kreative, e zgjuar dhe gallatë. 10000 vite më shumë me lumturi, dashuri dhe fustane”, ka shkruar Besa në urimin e saj. Njësoj si Besa, edhe Bora është mjaft e njohur në vend…

Read More

Ish-Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij, Monika, janë një ndër çiftet më të njohur e të komentuar të showbizit shqiptar. Ashtu si Loriku, edhe Monika ka mbledhur ndjekësit e saj në Instagram, me të cilët zhvillon herë pas here mini-intervista, duke treguar detaje nga jeta e çiftit. Së fundmi, njëri prej ndjekësve e ka pyetur Monikën nëse Loriku ka qenë dashuria e saj e parë, ndërsa bukuroshja me siguri e ka lënë pa fjalë me përgjigjen. “Kur je e vogël mendon se ke gjetur dashurinë, por më pas rritesh dhe vetëm kur gjen mashkullin me të…

Read More

Një rikthim i dashur për tifozët si Isco, një surprizë e këndshme si emri i Cazorlas në listë dhe një mungesë e bujshme: pikërisht ajo që nuk pritej, trajneri Luis Enrique. Ndërsa Federata spanjolle e Futbollit zyrtarizoi emrat për dy ndeshjet kualifikuese të Europianit 2020 ndaj Ishujve Faroe dhe Suedisë, në qershor, është kthyer në mister mungesa e trajnerit. Luis Enrique nuk do të jetë në stolin e formacionit “La Roja” më 7 dhe 10 qershor, kjo për motive personale. Trajneri nga Asturia nuk ka bërë të ditur arsyet që do ta mbajnë larg kombëtares spanjolle, ndërsa drejtimi i ekipit…

Read More

Me deklaratat dhe qendrimet e tija publike, deputeti i PD-së, Kujtim Gjuzi është ndër personazhet publik më të përfolur për momentin. Mirëpo, gjithë kjo famë e madhe nuk mund të vinte pas kosto. Kështu, deputetit i kanë hapur faqe në rrjetet sociale me emrin e tij, por që nuk menaxhohen nga ai. Kujtim Gjuzi ka publikuar në profilin e tij në Facebook një bisedë me njerën prej faqeve që është hapur me emrin e tij ku i kërkon ndër të tjera mbylljen e saj. Epo, fama ka kosto dhe kjo është minimalja, me të cilën mund të përballesh në raste…

Read More

A duhet të shtyhen apo jo zgjedhjet e 30 qershorit? Për Edi Ramën jo, për opozitën nuk do të mbahen fare. Por si interpretohet ligji? Analisti Afrim Krasniqi thotë për A2 CNN se zgjedhjet mund të shtyhen edhe në vjeshtë, ndërsa ish-kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi sheh fund qershorin si mundësinë e vetme ligjore, nëse më parë palët nuk fusin ‘’duart’’ në Kushtetutë. “Nëse nuk bëhen zgjedhjet në qershor, periudha më e afërt do të jetë 15 qershori. Nëse do të bëhet një kompromis nuk do të jetë për t’i shtyrë një javë apo një muaj, por 3 deri në…

Read More