Author: tirana

Disa zona të Tiranës do të mbeten pa energji elektrike përgjatë 8 orëve të ditës së premte. Kompania OSHEE bën me dije se stakimi i energjisë do të bëhet nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 16:00 të datës 17 maj, për shkak të punimeve të OST-së. Më konkretisht, OSHEE bën me dije se do të mbeten pa energji zonat: Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, pallatet pranë karburant “Kastratit” tek Zogu i Zi, rruga “Artan Lenja”, pranë ish-fushës se Aviacionit, Lapraka, rrugët “Pandi Dardha”, “Mati Logoreci”, “Vangjel Noti” dhe zona rreth Spitalit Ushtarak.

Read More

Që prej pjesëmarrjes në jurinë e ‘The Voice of Albania Kids’, këngëtarja Arilena Ara publikon shpesh foto me Miriam Canin. Dy këngëtaret kanë zbuluar se gëzojnë një miqësi për të cilën janë të lumtura që të dyja. Pak më parë ka qenë Arilena ajo e cila ka ndarë një foto me Miriamin, bashkangjitur së cilës ka shkruar: E dua shoqen time më të mirë. Mirëpo ndjekësit kanë vënë re detajin e pazakontë në foton e vajzave.

Read More

Propozimi i mazhorancës, për t’i vendosur kushte prokurorisë në rastet kur kërkon hetimin e një deputeti, ka nisur të shqyrtohet në bashkëpunim me opozitën e re parlamentare. Në draftin e paraqitur dy vite më parë, parashikohet që akuza nuk mund të kërkojë ndalimin apo procedimin e një deputeti pa pasur prova bindëse. Në draftin për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit, socialistët kërkojnë rikthimin e mbrojtjes me Kushtetutë nga hetimi ku PS ka propozuar kushte ndaj prokurorisë. Me rishikimin e nenit 118, hetimi ose arrestimi i deputetit nuk mund të kërkohet pa paraqitur prova bindëse para Keshillit të Legjislacionit dhe Mandateve…

Read More

Një 41-vjeçar shqiptar po përballet me drejtësinë gjermane, pasi akuzohet për një sërë vjedhjesh. Ai ka pranuar 12 nga 13 grabitjet për të cilat akuzohet. Në procesin gjyqësor të mbajtur sot në një gjykatë në Gjermani shqiptari ka vendosur të rrëfehet me anë të avokatit të tij mbrojtës. Ai pranon 12 vjedhjet e kryera në në Lünen, Waltrop , por nuk pranon se ka kryer një grabitje në Dortmund. Avokati mbrojtës Ulf Weinhold, lexoi rrëfim me shkrim në emër të të akuzuarit. “Pas ndarjes nga gruaja ime dhe dy fëmijët e mi, kam humbur çdo mbështetje”, thotë 41-vjeçari. Ai është ende…

Read More

Nëse në ditëlindjen e vjehrrit të saj, princit Carlo kishte përdorur një fustan të bardhë dhe blu serioz, për festimet e 75 vjetorit të D-Day Kate Middleton thyen protokollin duke i dhënë mundësinë vetes të mbajë një fustan me një të çarë të madhe. Në bashkëpunim me erën, dukesha e Cambridge përfundon duke treguar kofshën e saj zbuluar. Me një fustan blu me pika të bardha dhe me kopsa përpara, deri në një farë pike, dhe me këpucë me taka të larta, Kate tregon kofshën poshtë fustanit.

Read More

Një 12 vjeçare në Meksikën e Re është arrestuar pasi po i jepte makinës dhe ishte në gjendje të dehur. Ajo kishte marrë makinën e gjyshit të saj dhe kishte dalë me tre miqtë e saj për të festuar. Kamerat kanë filmuar momentin kur ajo po ndiqej nga policia në autostradë. Vajza akuzohet për drejtimin e mjetit dhe konsumimin e alkoolit nën moshën e lejuar. Autoritetet thanë se gjatë ndjekjes, vajza u përplas me një shenjë rrugore dhe gati do përplasej me dy policië. Policia u habit kur vajza 12-vjeçare doli nga makina me duart e saj lart.

Read More

Televizioni dhe interneti luajnë një rol të rëndësishëm në edukimin e fëmijëve. Por një studim i fundit i UNICEF i prezantuar në konferencën ‘Fëmijët dhe edukimi mediatik’ na tregon një panoramë ndryshe të edukimit të fëmijëve në internet.Sipas studimit 1 në 10 fëmijë në Shqipëri kanë pasur një ngacmim seksual të padëshiruar në internet. Ndërsa gjysma e fëmijëve nën moshën 9 % kanë akses në internet. “1 në 10 fëmijë shohin informacione online për vetvrasjen. Kjo është problemtike për sigurinë dhe shfrytëzimin seksual.1 në 4 fëmijë komunikojnë online me persona që nuk I kanë takuar dhe 16 % e tyre…

Read More

Mediat serbe kanë shkruar sot në lidhje me përpjekjet e Kosovës për të modernizuar ushtrinë e vetë si edhe për të lobuar për njohje të tjera dhe për të patur një krah më të fortë në SHBA. Në një shkrim të ditës së sotme, “Espreso” i Serbisë shkruan se qeveria e Kosovës ka lidhur një kontratë lobimi me kompaninë “Balard” në Washington, e cila njihet si një ndër kompanitë më të forta në sektorin e lobimit. Kontrata është 52 000 dollar në muaj, por “kjo do t’i vlejë shumë shqiptarëve që nuk po kursejnë aspak”, shkruajnë mediat serbe. Në lidhje…

Read More

Në botën e spektaklit, muaji maj lidhet edhe me Festivalin e Cannes. Në takimin vjetor me kinemanë zbresin yjet më të famshëm të botës. Në mbrëmjen e inaugurimit nuk kanë munguar në tapetin e kuq, nga Selena Gomez tek Tilda Sëinton deri tek Eva Longoria. Artistja, nën petkun e ambasadores së L’Oreal, e frekuenton këtë event prej të paktën një dekade. Ky vit për ‘Shtëpiaken e Dëshpëruar’ është më i veçanti i jetës së saj, sepse ajo është bërë nënë për herë të parë. Ylli dhe bashkëshorti i saj Jose Baston, president i një grupi radioteleviziv meksikan, kanë tani një…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka dhënë së fundmi një intervistë për televizionin serb ‘Pink’. Në Serbi, ky televizion konsiderohet si media më pranë presidentit Aleksandar Vuçiç, i cili ka marrëdhënie të ngushta me pronarin Zeljko Mitrovic. Por detaji interesant është se gazetarja që intervistoi Ramën është Ksenija Vuçiç, ish-bashkëshortja e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç. Ksenija dhe Aleksandar kanë qenë të martuar nga viti 1997 dhe deri në vitin 2011 dhe kanë dy fëmijë. Mediat serbe raportojnë se marrëdhëniet midis tyre vijojnë të jenë të afërta, kjo edhe për shkak të fëmijëve. Ndërkohë, presidenti Vuçiç është kritikuar ashpër nga organizatat ndërkombëtare për…

Read More

Së fundmi ajo ka hequr dorë nga muzika, dhe nuk do të performojë për disa kohë në Vegas, nuk dihet kur do të rikthehet, por nuk përjashtohet mundësia që ajo të mos performojë më kurrë.Britney Spears nuk është në gjëndje të mirë psikologjike, mendore e fizike dhe ka munguar në seritë e shoë-t në Vegas dhe menaxheri i saj është shprehur për TMZ deri në momentin që Spears të jetë e gatshme shpirtërisht, psikologjikisht dhe fizikisht ai nuk do ta shtyjë atë që të rikthehet në muzikë. “Nuk dua që Briteny të punojë derisa të jetë gati. Nëse ajo kohë…

Read More