Author: tirana

Pas Barcelonës dhe Ajax që siguruar mbrëmë, biletën për raundin e parafundit të kompeticionit më të rëndësishëm për klube, dy skuadra angleze i janë bashkuar këtij çifti. Tottenham Hotspur dhe Liverpool janë skuadrat e Premier League që do të vijojnë garën për trofeun më të lakmueshëm të kontinentit. “Gjelat” kaluan mes drithërimash, Manchester Cityn. Pavarësisht humbjes 4-3 në “Etihad Stadium”, të besuarit e Pochettino kaluan me rezultatin e përgjithshëm 4-4, por golat e shënuar në fushë kundërshtare marrin më shumë vlera. Në këtë 90 minutësh realizuan Stërling e Son Heung Min dopietë, si dhe Bernardo Silva dhe Aguero për vendasit…

Read More

Dy shqiptarë, 35 dhe 37 vjeç janë arrestuar nga karabinierët në Arrezo, nën akuzën e vjedhjes në qendrat e lojërave të fatit.Shqiptarët akuzohen për vjedhjen e makinave “slot” në baret e Arezzo-s dhe rrethinat e saj. Pesë grabitje u regjistruan në zona të ndryshme.Anëtarët e grupit sipas mediave lokale italiane, përgatitnin grabitjet disa ditë më herët, duke bërë një inspektim të kujdesshëm në baret e identifikuara. Ata hynin në mjedise të tilla sikur ishin klientë, duke porositur pije dhe më pas u ofroheshin makinerive të lojërave fatit. Klientë të rremë, hajdutë të vërtetë/ Shihni si shqiptarët vidhnin brenda pak minutash…

Read More

Nënkryetari demokrat Edmond Spaho ka bërë një status, ku shprehet se holandezët do ia hanë kokën Ramës dhe përmendi mes holandezëve skuadrën e Ajaksit, parlamentin holandez, që votoi kthimin e vizave për Shqipërinë dhe Lulzim Bashën. “Pyetja që shtrojmë të gjithë është ‘çfarë ka dashur të thotë autori Edmond Spaho me ‘holandezët’ ku ka përfshirë edhe Lulin brenda?’. Në fakt Holanda të dashur miq është i vetmi vend që ka kërkuar të hiqen vizat. Po a jeni mirë, apo s’jeni mirë?”, tha drejtuesi i emisionit “Stop”, Saimir Kodra. “Megjithatë Luli ka folur për këtë çështje”, tha me ironi Kodra. “Ja…

Read More

Më 5 mars, Erion Piciri shkruante se ishte pro djegies së mandateve, por sot ai ka marrë mandatin e deputetit në radhën e kandidatëve të listës së Partisë Demokratike. Nëpërmjet një statusi në Facebook, Piciri përgëzonte të gjithë ata që dogjën mandate. Postimi i plotë: PRO DJEGIES SE MANDATEVE Përgëzime të gjithë atyre që dogjen mandatet e deputetëve. Njeriu duhet të njohi kufizimet e veta. Veshtire te gjeje aty ndonje personazh qe sjell ere ndryshimi. Krahasojini me deputete a kongresmene te vendeve te tjera dhe do kuptoni nivelin e perfaqesimit. Mediokritete pa fund te imponuara si modele te elites politike…

Read More

Klubi i Skënderbeut ka dalë në një komunikatë zyrtare, ku publikon edhe letrën që CAS ka çuar për presidentin Takaj, pas seancës dëgjimore ditën e djeshme në KAS. Deklarata Të dashur sportdashës dhe tifozë, Në përgjigje të interesit tuaj mbi çështjen që po zhvillohet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv po publikojmë letrën zyrtare të zyrës ligjorë që po mbron interesat e klubit. Ky është i vetmi informacion që mund të bëjmë publik momentalisht. Lutemi të mos bini pre e aludimeve dhe lajmeve pa fund mbi çështjen në fjalë. Shpresojmë për më të mirën! Me respekt, KF Skënderbeu

Read More

“A punon shefi juaj për Moskën?” Kjo është një pyetje që nuk dëshiron ta dëgjojë asnjë oficer perëndimor i kundërzbulimit nga homologët e tij në vendet e tjera të NATO-s, por për oficerin Ferenc Katrein kjo nuk ishte një pyetje aq e rrallë gjatë shërbimit të tij rreth 15 vjeçar në Zyrën për Mbrojtjen e Kushtetutës së Hungarisë. Më i rëndë është fakti që ai vetë mendonte se kishte arsye për dyshime rreth shërbimit hungarez të inteligjencës. Pesë vjet e gjysmë më parë, zoti Katrein u largua nga agjencia hungareze e kundërzbulimit, ku ai u ngrit deri në postin e…

Read More

Entela Resuli Kjo është një periudhë e mirë për të vizituar një fshat. Natyra ka shpërthyer gjithandej. Një informacion se në Roskovec të Fierit disa gra ishin duke prodhuar sapun artizanal na bëri që të shkojmë atje. Punishtja është e vendosur pak kilometra larg Roskovecit, në fshatin Vidhisht. 18 gra nga disa fshatra aty pranë janë bërë bashkë për t’u trajnuar mbi prodhimin e sapunit. Për to është hera e parë që ndjekin një kurs. Është hera e parë që dalin nga shtëpia për të mësuar një profesion. Pjesa më e madhe e tyre janë mbi 50 vjeçe. Janë zonja…

Read More

Top Story u fokusua te përmbajtja e letrës që Çausholli i ka dërguar Ministrisë së Financave dhe konfliktin që tentoi të krijonte. Letra e dërguar në Ministrinë e Financave ka përmbajtje denigruese, fyese dhe shantazhuese ndaj pronarit të televizionit Ora News, zotit Ylli Ndroqi. “Unë mendoj që është sulm për t’u mbrojtur nga kompania e tij, i cili në bashkëpunim me persona të tjerë ka dashur të sulmojë apo të godasë Ora News apo Channel One”, tha Vasilika Hysi, avokate e Ylli Ndroqit. Në letrën që mbante emrin e autorit të emisionit Top Story thuhej se kishte punuar me zotin…

Read More

Ndonëse ka kaluar një javë nga grabitja e Rinasit dhe megjithëse janë regjistruar hetimet edhe për shpërdorim detyre, për të zbuluar zyrtarët përgjegjës që kishin për detyrë të garantonin sigurinë në aeroport, grupi i hetimit ende nuk ka pyetur asnjërin prej tyre. Pas veprimeve të ngutshme hetimore, sikurse janë këqyrja e vendngjarjes, sekuestrimi i kamerave të sigurisë dhe përgjimet telefonike, prokurorët vazhdojnë të sekuestrojnë dokumente jo vetëm pranë aeroportit “Nënë Tereza” dhe pranë Autoritetit të Aviacionit Civil, për prokurorinë veprimet e para hetimore i ka kryer policia, e cila sidoqoftë ka pyetur disa orë pas grabitjes së 5.7 milionë eurove…

Read More

Janë 14 mijë biznese në sektorin e bareve dhe restoranteve që janë identifikuar prej Drejtorisë së Përgjithshme të Tatim Taksave me gabime në deklarime duke rezultuar me evazion. Tatimet të asistuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë miratuar një plan sektorial të bareve dhe restoranteve, i cili do të bëjë të mundur ndihmën që do tu bëhet këtyre bizneseve të përzgjedhura nga sistemi për të vetëdeklaruar në mënyrë të drejtë aktivitetin e tyre ekonomik. “Përmes zbatimit të këtij plani, synohet rritja e përmbushjes vullnetare e tatimpaguesve, si dhe ndërgjegjësimi i publikut mbi rëndësinë e mbledhjes së detyrimeve tatimore sipas legjislacionit në…

Read More

Lazio po fiton 2-0 kundër Udineze-s në shtëpi falë golave të Caicedo (21′) dhe autogolit të Sandro (24′), por edhe falë Thomas Strakoshës. Bardhezinjtë kanë patur mundësinë të ngushtojnë diferencat në minutën e 52-të me një penallti, por numri një i kombëtares kuqezi ka ndalur goditjen e De Paul me një pritje të mrekullueshme. Lazio lufton për një vend në Champions League dhe kjo fitore do të ishte jetike për t’i mbajtur bardhekaltrit në garë.

Read More