Dizajnuesi i njohur Valdrin Sahiti në Instagram, publikon herë pas here foto të tij ku shfaqet i veshur mjaft trendy. Githashtu nuk mungojnë edhe foto të bashkëshortes me të cilën ka një vajzë bukuroshe e cila quhet Bella. Kjo e fundit ditën e sotme feston 1-vjetorin e saj të lindjes. Babi Valdrini ka zgjedhur një mënyrë mjaft të veçantë për ta uruar. Ai ka publikuar një video të vogëlushes dhe sytë na mbetën te flokët dhe fustani përrallor që me shumë gjasë është dizajnuar nga vetë Sahiti. “Bella jeme, drita jeme, kuptimi jetës …. sot 1 vjet!”- shkruan ai krah…
Author: tirana
Vëllai i Admir Muratajt ka thënë se do i gjejë shokët që e lanë në rrugë Admirin. Cen Murataj, beson se Admiri mund të jetë vrarë nga vetë bashkëpunëtorët në super-grabitjen e 10 milionë eurove në Rinas. Në një prononcim për mediat nga morgu i Tiranës, ku identifikoi trupin e pajetë të vëllait, Cen Murataj thotë se Admirin e hodhën në rrugë shokët e tij. Me ndihmën e policisë ose jo, ai tha se do të interesohet për të gjetur se kush janë bashkëpunëtorët, duke lënë të nënkuptuar se mund të ketë edhe vetëgjyqësi. “Dimë që thonë që e kanë…
Disa muaj na ndajnë nga dasma e cila pritet te behet madhështore e këngëtarit të njohur Blero Muharremi. Blera pritet të martohet me vajzën që i ka vjedhur zemrën që quhet Afrona Dika. Për ata që janë shumë kuriozë ceremonia do të mbahet gjatë muajit shtator dhe me aq sa kemi parë nga një foto që bukuroshja ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram, arredimi do të jetë fantastik. Afrona është një fashioniste e vërtetë, ndërkohë së fundmi ajo ka bërë një ndryshim drastik në look duke u kthyer nga bjonde në brune. Por pavarësisht ndryshimit të guximshëm ajo…
Një ish-kuzhiniere dhe basketbolliste është duke fituar miliona dollarë nga Instagram, duke shpërndarë foto dhe video të fitnesit me 2.5 milionë fansat e saj. Jem Wolfie, që jeton në Perth Australi shet mallra libra elektronik për ushtrime dhe receta, duke fituar kështu 30,000 dollarë në ditë. Me ato që bën, 27-vjeçarja ka fituar më shumë se 2 milionë dollarë gushtin e fundit – dhe pasuria e saj vetëm po rritet raportoi Perth Now. Ajo e la shkollën e mesme për të punuar në botën e kuzhinës por kuzhina duket se nuk ishte ajo që Jem dëshironte të bënte kështu që…
Deputeti socialist Paulin Sterkaj ka reaguar duke komentuar super grabitjen dje në Rinas. “Jo e ka fajin koncesoniari, jo policia private. Paret ikën. njerëzit u vranë. Kush e ka fajin? Ne kemi votuar një prokuror të përgjitshëm. Pse? S’paska asnjë kompetencë?” tha ai. Deputeti i PS theksoi se kompania koncesionare e Rinasit vepron me rregulla të forta për pasagjerët në një kohë kur nuk siguron dot hapësirën e aerodromit të Rinasit. “Tani gjithmonë këto që thyejnë ligjin janë një hap më përpara në strategjine e tyre për të bërë grabitjen. Realisht unë nuk i çmoj si të mira masat që…
Aktorja mjaft e famshme në mbarë botën Allison Mack, që në Shqipëri njihet më shumë për rolin në në serialin e suksesshëm amerikan ‘Smallville”, së fundmi është deklaruar fajtore për shantazhimin e dy femrave si pjesë e një kulti të dyshuar në New York, të cilin e përdornin për trafikim seksual dhe krime të tjera. Aktorja 36-vjeçare ka pranuar akuzat para gjykatës federale në Brooklyn, ku pohoi se detyroi dy gra identitetiti i të cilava nuk është bërë publike, të kryenin shërbime seksuale duke i kërcënuar se do t’u publikonte informacione sekrete. Aktorja rrëfeu se ajo ishte bashkuar me sektin…
Të gjithë ata që kanë femijë e dine sesa e vështirë është kur ke të bësh më bebe që qajnë osë fëmijë aktivë, për t’i vënë në gjumë. Si të gjithë ne, edhe ata duan të flenë sa më vonë të jëtë e mundur, kështu që t’ju vendosësh një kohë për të shkuar në shtrat mund te kthehet në një ‘luftë’ të vërtetë. Por kur është koha e duhur për të fjetur? Nje tabelë e krijuar nga nxënësit e shkollës fillore në Wiskonsin të Sh.B.A.-së po ndahet gjërësisht online si një zgjidhje e mundshme. Tabela mbulon femijët nga mosha 5-12…
Personi i cili mbeti i vrarë gjatë grabitjes në Rinas sipas mediave greke është Admir Murataj. Por ky emër nuk është i panjohur për drejtësinë shqiptare. Ai rezulton i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare. Admir Murataj, i cili është ende në kërkim për organizimin e dy grabitjeve të bujshme atë të në Qafë-Kashar pranë Rinasit dhe grabitjen e një banke te ‘Stacioni i Trenit’ në Tiranë, ku kanë qenë të përfshirë edhe disa ish-Komando të ushtrisë shqiptare. Murataj është arratisur nga burgu grek i Trikallës në vitin 2013. Në pretencën e Prokurorisë dhënë më 18 janar të këtij viti…
Tre persona të një familjeje dhe dy mysafirë të tyre, janë helmuar gjatë një darke në shtëpi dhe kanë përfunduar në spital, mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Turhan, rreth 10 kilometra larg Tepelenës, ndërsa 3 nga të helmuarit janë në gjendje të rëndë dhe janë transportuar për në spitalin e Gjirokastrës. Babai, djali, nusja e djalit dhe dy mysafirë, kanë përfunduar të helmuar, ndërsa në gjendje të rëndë janë dy anëtarë të familjes mikpritëse dhe njëri prej mysafirëve. Dy të tjerët, që ndodhen në spitalin e Tepelenës, thonë se gjatë darkës kanë konsumuar peshk, ndërsa kanë hedhur…
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka rishikuar testin e patentës, duke hequr nga lista 1000 pyetje të konsideruara si ngatërrestare. Gjithashtu, ky dikaster bën me dije se 1500 pyetje të tjera janë korrigjuar, pasi kishin në përmbajtje të tyre gabime drejtshkrimore apo edhe fjalë tepër. Marrja e këtyre masave erdhi pas një rishikimi të 4870 pyetjeve zyrtare të testit teorik, pas një shqetësimi të vazhdueshëm të aplikantëve të rinj të cilët në shumë raste jepnin përgjigje të gabuara për shkak të pyetjeve problematike. Rishikimi i testit u paralajmërua më herët edhe nga drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve…
Gazetari Blendi Fevziu është informuar se njëri nga autorët e grabitjes në Rinas është kapur nga policia. “Me vjen një mesazh se një nga autorët e grabitjes është kapur”, deklaroi gazetari, pa përmendur emrin e personit që i dërgoi mesazhin. Nga grabitja e 10 milionë eurove mbeti i vdekur nje person, që nuk është identifikuar ende. Për të thuhet se ai ka precedent pernal të mëparshëm. Autorët, pasi dogjën furgonin e grabitjes në dalje të aeroportit, u larguan në drejtim të Fushë-Krujës. Mësohet ndër të tjera, se policia pritet të dalë në një konferencë për detajet e tjera nga ngjarja.
Mund të duket e pabesueshme, por në fakt historia e dy personazheve që do përmendim më poshtë është mjaft e ngjashme. Bëhet fjalë për kampionin absolut botëror të Bodybuilding, Philip Heath dhe kampionin shqiptar, Xhulio Nikaj. Njëri në Amerikë, ndërsa tjetri shkodran i “huazuar” në Tiranë. Me një gjenetikë për t’u admiruar dhe me muskuj të frikshëm, dy sportistët premtojnë shumë. Heath ka arritur gjithçka, ndërsa Nikaj është në hapat e parë të këtij sporti. Amerikani 39-vjeçar, ndërsa Xhulio është vetëm 22 vjeç.Vullneti dhe dëshira që e karakterizon, të bëjnë të besosh se shumë shpejt ai do të jetë në…