Vetëm pak pas samitit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, në Uashington, ku u bë thirrje për unitet, e ku u renditën sfidat e sigurisë, përfshirë rrezikun rus dhe terrorizmin, Forcat e Armatosura të Rusisë kanë nxjerrë mijëra ushtarë, tanke dhe raketahedhëse në rrugët e Moskës, në një sinjal të qartë force përpara paradës së Ditës së Fitores së këtij viti. Shfaqjet e kësaj të shtune janë pjesë e përgatitjeve për marshimin e përvitshëm të 9 majit, për të festuar mposhtjen e nazistëve nga Stalini gjatë Luftës së Dytë Botërore. Festimet janë një kujtim i zymtë i…
Author: tirana
Pas shkarkimit të Christian Panuccit, Federata Shqiptare e Futbollit vijon kërkimet për një emër të denjë si pasues të teknikut italian, që do të drejtojë Shqipërinë në fushatën e kualifikueseve për Euro 2020. Burime nga FSHF-ja konfirmojnë për Top Channel se një prej emrave në krye të listës së dëshirave të presidentit Duka është Alberto Zaccheroni, ish-trajner i Milanit dhe Japonisë. Mësohet gjithashtu se presidenti Duka do të ulet në një drekë informale këtë të shtunë, pikërisht me teknikun Zaccheroni në qytetin e Bolognas në Itali. Megjithatë, ende nuk ka asgjë zyrtare nëse kërkesë-oferta mes palëve përputhen, apo mbi gatishmërinë…
Edhe mbrëmjen e sotme në “Monolog” Mustafa Nano ka folur sërish për armiqtë e tij ku në një fragment ka thënë se vetë ai i krijon armiq vetes. Monologu në emsionin e tij “Provokacja” në ABC News. Kam ende për të thënë lidhur me armiqtë e mij që, me ç’mora vesh, janë armiq edhe për shumë të tjerë. Ka tipare të tjera të përbashkëta për ta. Ja: Ata, pasi e dëgjojnë një herë këngën baftjar, baftjar, ti je i paparë, duan ta dëgjojnë për herë të dytë. Ata thonë ejvallah në vend të faleminderit. Ata e kritikojnë Bashkinë e Tiranës…
Një shqiptar dhe një italian janë arrestuar nga policia në Leçe pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike. Arrestimi i tyre erdhi pas ditë të tërash vëzhgime dhe hetimesh, duke zbuluar një ndërtesë që shërbente si bazë për shitjen e drogës. Mediat italiane bëjnë me dije se në pranga përfundoi Liridon Bosi, i lindur 25 vite më parë në Shqipëri dhe italiani, Stefano Castrignanò, 32 vjeç, lindur në Leçe. Pas një aktiviteti të gjatë të vëzhgimit dhe hetimi, policia ndërhyri dje në mesditë në një ndërtesë në rrugën “Leuca”, ku kishin vënë re ardhjen e njerëzve të shumtë. Policia ndaloi…
Luciano Spalletti në fund të sezonit do të largohet nga Interi. Mediat në Itali bëjnë me dije se Antonio Conte do të emërohet në stolin zikaltër dhe sipas “Calciomercato” tekniku i njohur ka do të vijë në “San Siro” me një transfertë të madhe nga Premier League. Bëhet fjalë për Romelu Lukaku i cili ka marrëdhënie të shkëlqyer me Conten dhe po përflitet se në fund të sezonit sulmuesi belg do të braktisë Manchester United. Conte me këtë lëvizje tregon se nuk e llogarit Icardin dhe se do një sulmues tipik “vrasës” në krye të sulmit.
Kiara Tito është një nga femrat më të ndjekura e komentuara në rrjetet sociale. Moderatorja tërhoqi vëmendjen së fundmi me look-un e saj të ri, pasi i shkurtoi flokët. Kiara preu flokët me modelin më fiksues të momentit. Por një ditë më parë, ajo zbuloi për ndjekësit se ndodhet me pushime në Francë, nga ku ka publikuar edhe fotografi. Të shumtë janë ata që i bëjnë komplimenta, por ka edhe nga ata që janë kuriozë të dinë se kush është personi që i realizon fotografi kaq të bukura. “Kush ti bën këto foto të bukura o Kiara??”, e pyet një…
Alesia Bami është përfolur dhe komentuar kohët e fundit nga mediat rozë. Pas largimit te saj nga emisioni “Stop” Alesia po angazhohet në programin e “Diell” në “Top Channel”. Ajo vazhdon të jetë shumë aktive në rrjete sociale. Madje ka zgjedhur qe jo rralle here te postoje foto me mamanë e saj. Ndërsa babain dhe vëllain na i ka prezantuar sot për herë të parë. “Se ti je Dashuriaa imeee BABI te dua”, shkruan Alesia krah fotos me të atin. Në një foto tjetër modelja shfaqet me të vëllain dhe shkruan: “Shpirti im”.
Fatmir Hysenbelliu është një nga biznesmenët më të rinj në Shqipëri. Jeta luksoze, udhëtimet e shpeshta, kombinimet plot stil me veshje të shtrenjta janë vetëm disa prej gjërave që shohin dhjetëra mijëra ndjekës në profilin e Hysenbelliut. Këtë vit biznesmeni i ri vendosi të festojë ditëlindjen e tij në Dubai. Fatmiri ka qëndruar në njërin prej resorteve më luksozë të vendit dhe ka darkuar me miqtë në një restorant francez. Ndersa nata ka vazhduar në një club, ku ata janë argëtuar deri në orët e para të mëngjesit. Fatmiri ditën e djeshme mbushi plot 27 vjeç.
Shpesh ndodh që pas seksit, të kemi dhimbje në fundin e barkut, por pse?! Arsyet janë të ndryshme dhe mjafton një që trupi juaj të mos jetë në gjendje normale Po ju prezantojmë pesë arsye krejtësisht të zakonshme, për shkak të të cilave nuk do të duhej të bënit panik. 1. Ju s’i dhatë rëndësi paralojës E kemi thënë e stërthënë, paraloja është shumë herë më e rëndësishme edhe se vetë seksi. Thatësira nuk të ndihmon aspak. Jo vetëm që kënaqësia është më e ulët, por duhet që më vonë të duroni dhe dhimbjet e barkut. 2. Fajësoni pilulën e…
Sëmundjet gjenetike janë të shumta, por 5 janë më të përhapurat në popullsinë shqiptare. Shefi i qendrës së diagnostikës molekulare, Grigor Zoraqi, tregon për A2 se talasemia, shurdhësia, fibroza cistike, distrofia muskulare dhe sindroma down janë sëmundjet e lindura dhe më të shpeshta tek shqiptarët. E njohur ndryshe si anemia mesdhetare, talasemia është me e përhapur në zonat bregdetare, në Lushnje dhe në Fier, ku 1 në 5 banorë është mbartës i talasemisë. “Lëvizja e popullatës ka bërë që edhe në Tiranë përqindja të jetë e lartë, edhe pse jo në atë nivel”, thotë Zoraqi. Edhe pse në shumicën e…
Shtrëngojeni grushtin dhe në bazë të tipit, që shihet në foto, mësoni diçka më shumë rreth personalitetit tuaj Një ndër gjestet, i cili ka tërhequr vëmendjen e studiuesve është grushti, më saktë mënyra sesi mblidhni dorën grusht. Ky simbol i shprehjes së inatit dhe nervozizmit mund të zbërthejë shumë informacion për personalitetin tuaj. Ndonëse duket e çuditshme, provojeni dhe përgjigjuni vetes nëse është e vërtetë. Nëse grushti duket si në foton 1 Jeni mendjemprehtë dhe shpreheni mirë, por jeni paksa i turpshëm, gjë që ua pamundëson që në tërësi t’i shprehni këto veti të mira. Për këtë shkak, shumë njerëz…
Media franceze ‘Le Point’ ka publikuar një artikull ku e konsideron Gjermaninë si ‘bordellon’ më të madhe të Evropës. Kjo media i referohet të dhënave që tregojnë se në Gjermani ka 3.500 bordello dhe 500 prej tyre janë vetëm në Berlin. Sipas po të njëjtave të dhënave, në këtë shtet janë të paktën 400 mijë punonjëse seksi. Media franceze thotë se këto punonjëse vijnë kryesisht nga vendet e Evropës lindore, si Shqipëria, Bullgaria dhe Rumania, por edhe nga Nigeria. Shumica e tyre janë emigrante që nuk kanë as dokumenta të rregullta për të qëndruar. Shtëpitë publike në Gjermani janë të lejuara, por…