Author: tirana

Teksa moti është ngrohur ndjeshëm, të gjithë kemi filluar të mendojmë se çfarë do t`i shtojmë gardërobës. Sigurisht që aksesorët janë një pjesë e rëndësishme e pamjes që i japin veshjes një tjetër dimension. Aksesorët në gardërobë nuk janë kurrë të tepërt, prandaj mësoni se cilët janë ata që ju duhen këtë sezon. Nga stili minimalist tek ai boho, e sigurt që do ta gjeni veten te këto trende. 1. Detaje natyraleDetajet natyrale, si ato të kashtës të japin menjëherë ndjesinë e motit të ngrohtë. Një çantë kashte do t`ju hynte shumë në punë, pasi shkon me të gjitha ngjyrat,…

Read More

Edi Gogu dhe Toni Gogu ishin të ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, nga ku folën për prindërimin dhe dhanë disa këshilla lidhur me këtë çështje. Duke u bazuar në eksperiencën e tyre si prindër të tre fëmijëve, ata ndanë pak nga historia e tyre personale lidhur me mënyrën se si ishin kujdesur për fëmijët. Edi tregoi se sakrifikoi punën, për t’iu përkushtuar vetëm edukimit të fëmijëve dhe tashmë që ata janë të rritur ndihet më e lumtur se kurrë për zgjedhjen që bëri dikur. E kur Bieta i ngacmoi duke përmendur rolin dhe kontributin…

Read More

Kapitulli i 25-të i filmave me James Bond ka hasur jo pak vështirësi deri më tani, por një lajm i mirë vjen nga Production Weekly, sipas të cilit, filmi i radhës me agjentin ‘007’ mund të titullohet “Eclipse”. Në shkurt u përfol për se filmi mund të titullohej “Shatterhand”, mirëpo përfaqësues të produksionit e hodhën poshtë këtë variant. Xhirimet janë në program për të nisur më 6 prill në Pinewood Studios në Londër dhe në Matera të Italisë, transmeton KP. Rami Malek pritet ta interpretojë personazhin negativ në filmin me protagonist kryesor Daniel Craig, në paraqitjen e tij të fundit në…

Read More

Lorik Cana është shumë aktiv në rrjete sociale dhe publikon gjithmonë foto me djalin e tij, ku shfaqen si ‘kopje’ e njëri-tjetrit, si në veshje ashtu dhe në veprime. Ai duket se është shembulli perfekt i Bojkenit dhe kjo ndoshta sepse sigurohet që kohën e lirë ta kalojë me djalin e tij. Ditën e sotme, Loriku ka publikuar një video në ‘Instastory’, ku duket se është duke bërë një lojë ‘zbuluese’ me Bojken. Të dy kanë zbuluar një dinozaur të vogël lodre dhe për këtë Loriku e ka quajtur veten dhe djalin e tij ‘arkeologë’. Përveç angazhimeve në karrierë, duket…

Read More

Vitin e kaluar, disa foto të publikuara të Olta Bokës me partnerin e saj nga plazhi u bënë lajm në shumë media. Shumë prej fansave të këngëtares u bënë kurioz të dinë se kush ishte ai. Djali me të cilin ishte kapur në foto duke u puthur ishte Ivi Rrokaj, djali i ish-deputetit të LSI-së, Shezai Rrokaj. Dyshja tashmë ka zyrtarizuar gjithçka pasi janë fejuar. Këtë lajm e da vetë Olta e ftuar në emisionin e pasdites në Klan “Rudina”. Por Olta nuk ka dhënë shumë detaje pasi dëshiron që jetën private ta mbajë sa më larg vëmendjes mediatike: “Realisht,…

Read More

Butrint Imeri ka gati videoklipin e tij më të ri. Këngëtari ka punuar në këngën e re prej disa javesh. Aktualisht ai po finalizon videoklipin, që natyrisht pritet të jetë i veçantë. Ky është projekti i parë për Butrintin për vitin 2019, pasi kënga e fundit është hiti “Bakllava” me Gjikon. Ndër hitet tjera të Butrintit llogariten edhe “Alea”, “Bella”, “Ma Cherie”.

Read More

Kur zgjaten ditët dhe koha përmirësohet, simptomat e tmerrshme të alergjive pranverore janë të pamëshirshme ndaj nesh. Nëse vuani nga alergjitë pranverore, me siguri keni provuar çdo gjë deri tani për t’i eliminuar ato. Jemi të sigurt që keni provuar mjaft ilaçe kundër alergjive, mirëpo asnjëri nuk ka qenë i efektshëm në afat të gjatë. Çfarë po ndodh me ilaçet natyrale? Për shembull, me mjaltin. Shumica tregojnë që mund të ndihmojë te alergjitë, ekspertët nuk mund të pajtohen. – Edhe pse ka shije të mrekullueshme, është legjendë urbane që mjalti mund t’i zbusë simptomat e alergjive të sezonit, sepse përmban…

Read More

Artisti Landi Hysi, i sapokthyer nga Lojërat Olimpike speciale të Abu Dhabi, ka deklaruar në emisionin “KafeIN”, se mungon vëmendja ndaj fëmijëve me aftësi ndryshe. Nisur nga aktiviteti sportiv i Abu Dhabi, ku kryesoi delegacionin shqiptar, Landi tregoi vështirësinë për të siguruar pjesëmarrjen e grupit, megjithë kërkesat e panumërta që bënë për ndihmë financiare. “Kemi dërguar shumë emaile, pafund, por më në fund reagoi bashkia e Tiranës e cila na mundësoi udhëtimin. Por fëmijët me aftësi ndryshe kanë nevojë shumë më tepër se kaq”, tha Landi. “Kemi marrë premtim nga bashkia e Tiranës për ofrimin e ambienteve në një nga…

Read More

Djali i ish-presidentit Bujar Nishani, Ersilio, ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare. Kështu del nga një dekret i publikuar në faqen e Presidencës. Nuk dihen arsyet përse djali i Nishanit ka vendosur të heqë dorë nga shtetësia shqiptare, por nuk është normale që fëmijët e ish-presidentit të një vendi, të heqin dorë nga shtetësia e tyre. Se kemi gruan dhe fëmijët e kreut të opozitës me shtetësi holandeze, pasi hoqën vullnetarisht dorë nga shtetësia shqiptare, tani u shtua edhe djali i ish-presidentit. Ndoshta Ersilio ka dëgjuar babin që thotë se jeta në Shqipëri është bëre e vështirë dhe e padurueshme,…

Read More

Kujdesi për lëkurën e fytyrës ngelet një ndër pjesët më të rëndësishme të shëndetit tonë. Është pjesa e kontaktit me të tjerët, pjesa që na bën shpeshherë të mos ndjehemi mirë. Për të pasur lëkurë të shëndoshë, duhet kohë pas kohë edhe ta trajtoni në mënyrë efikase me ndonjë maskë. Kësaj radhe po sjellim para jush recetën e maskës e cila preferohet që të bëhet në kushte shtëpiake dhe me gjëra natyrale. Kjo është receta e maskës me avokado, mjaltë, jogurt dhe vaj jasemini. Recetë mjaft efikase për të rikthyer shkëlqimin e lëkurës së fytyrës dhe për të riparuar pjesëzat…

Read More

Deputetja e PS-së Milva Ekonomi e ftuar në “Mbrëmje Ide” është shprehur se rikandidimi i Veliajt për një mandat të dytë për bashkinë e Tiranës pritej. “Ishte e pritshme sepse në këto katër vite Erion Veliaj ka punuar fort”, tha ajo. Më tej deputetja ka komentuar deklaratën që bëri Veliaj nga Kongresi i PS, ku u shpreh se ai dhe Rama janë më të bashkuar se kurrë. “Unë besoj gjithmonë tek një gjë dhe tek ajo që shikoj unë duke qenë brenda grupit. Një kërkesë llogarie e vazhdueshme nga z.Rama është për të gjithë kryebashkiakët, sepse atje ka një garë…

Read More

Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka vendosur ndërprerjen e shërbimit të avokatisë për tre ditë, të mërkurë, të enjte dhe të premte. Vendimi vjen pas atentatit ku mbeti i vrarë avokati Ravik Gurra. Ravik Gurra, mbrojtësi ligjor i Çapajve, fisit të njohur në Elbasan, u ekzekutua me silenciator me dy plumba në kokë teksa ishte ulur në një lokal duke pirë kafe shumë pranë qendrës së qytetit.Autorët kanë qenë dy. 50-vjeçari me shtetësi angleze bënte një jetë mes Shqipërisë dhe Anglisë. Deri tani nuk ka asnjë person të arrestuar për vrasjen mafioze.

Read More