Fotoja e prindërve të tij në ditën e martesës ishte në fakt një homazh për nënën në festën e gruas, por ishte e pamundur të mos vihej re aty se Turjan Hysko dhe vëllai I tij Eljo, genet I paskan marrë nga babi! Ngjashmëria është shumë e madhe ( deri edhe gropeza në mjekër është njësoj)!!!! I ati ka ndërruar jetë përpara disa vitesh dhe moderatori e ka të vështirë të flasë për të, përvecse për të treguar se ia ka ndjerë mungesën në çdo moment të jetës.
Author: tirana
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka organizuar ditën e sotme një takim me strukturat e kësaj partie në Gramsh. Monika Kryemadhi tha se everia po e çon Shqipërinë drejt zgjedhjeve të parakohshme. “Ne jemi të vendosur në misionin tonë për ta çuar deri në fund misionin që qytetarët na e kanë dhënë. Vota janë blerë me paratë e drogës. Njerëzit janë kërcanuar me polici. Ne denoncojmë jo vetëm blerjen e votës por edhe përfshirjen e bandave në qeveri. Kriminalizimi ka shkuar në çdo qelizë. Duhet ta shohim politikën si një instument për të krijuar mirëqenie. Familjet e reja duhet të…
Detaje të reja mësohen rreth debatit të fortë që ka pasur Arbana Osmani me drejtuesit e Top Channel, çka ka çuar deri në veprime ekstreme, që më pas janë zbutur e tërhequr. E gjitha ka nisur për shkak të publikimit të një klipi të ri, produktit më të fundit të këngëtares Xhensila Myrtezai, në faqen e emisionit që drejtohet nga Arbana. Regjisori kësaj video, është dhe regjisori i emisionit, që është mësuar së fundmi se është dhe i dashuri i Arbanës, Eduart Grishaj. Drejtuesit e TCH i kanë kërkuar Arbanës që ta heqë këtë postim nga faqja e “Dua të…
Sot skuadra e Interit mbush 111 vjeç dhe klubi zikaltër ka uruar të gjithë tifozët e tij për këtë ditë të shënuar duke postuar në rrjetet sociale për të ndarë gëzimin me fansat e shumtë. “Kanë ndryshuar njerëzit. Heronjtë e një nate dhe ëndrrat e një sezoni. Kanë ndryshuar kufijtë tanë dhe horizonti ynë. Edhe vetë historia jonë ka ndryshuar, sepse kur është unike, bëhet legjendë. Po, Interi ynë. E vetmja gjë e qartë që kemi nga ajo natë e 9 marsit të vitit 1908. E vetmja gjë që nuk do të ndryshojë kurrë,” shkruan klubi zikaltër.
Me thirrjet “Rama Ik”, parulla e thirrje te tjera kunder Rames, protestuesit kerkojne largimin e kryeministrit. Gjate perplasjeve protestues-polici nje efektiv ka perfunduar i gjakosur dhe eshte marre nga koleget, per t’u transportuar per ndihme. Nderkohe qe kryeministri Edi Rama ndodhet ne Fier, ne vijim te axhendes se tij te takimeve dhe bashkebisedimeve, protestuesit jane mbledhur serish sot në rrugën në hyrje të qytetit.
Debutimi i kombëtares së Shqipërisë në eliminatoret e Euro 2020 po afron. Edhe ditët kur Kristian Panuçi duhet të publikojë listën me lojtërarët që do të grumbullojë për sfidat e ardhshme kundër Turqisë dhe Andorrës më 22 dhe 25 mars, po përfundojnë. Në pritje të zbulimit të emrave, në media qarkullojnë shumë lojtarë, të cilët mund të marrin ftesë nga tekniku kuqezi. I fundit zbulohet nga “Panorama Sport”. Bëhet fjalë për Kristi Qosen, futbollistin që luan me Ruzemberok në kampionatin sllovak. I lindur në Korçë, por i zhvilluar sportivisht jashë vendit, mesfushori po zhvillon një sezon të shkëlqyer, duke tërhequr…
Futbolli shqiptar po përjeton momente shumë të vështira. Rastet e përsëritjes të dhunës në stadium kanë detyruar marrjen e vendimit ekstrem për ndërprerjen e kampionatit për këtë fundjavë. Por nga ana tjetër takimi i së hënës mes qeverisë dhe Federatës pritet që të sjellë vendime të rëndësishme për minimizimin e dhunës në futboll. Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit Ilir Shulku i ftuar në studion e edicionit qëndror të lajmeve në Vizion Plus, zbardhi disa nga pikat që Federata do t’i propozojë qeverisë. Shulku tha se ditën e hënë Federata do të kërkojë që ndaj të gjithë personave…
Duke komentuar aktivitetin e kryeministrit Rama sot në Fier me gratë, ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka e cilësoi si dhunë. “Dhunë e paparë, ky u tregon hajde këtu, ti kërce aty, ti atje….”. Lëvizja Socialiste për Integrim është partia e vetme që drejtohet nga një grua në Shqipëri. Por çfarë mendon Caka, kur LSI-ja ishte mirë, kur drejtohej nga Meta, apo tashmë nga Kryemadhi? “Ka dallim, jo për faktin se dikush është burrë dhe grua. Por se njëri drejtues ka një tjetër strategji dhe tjetri një tjetër. Ish-kryetari i LSI-së ka pasur një tjetër qasje në politikë dhe menaxhim, ndërsa…
Një mësues, i cili jep orën e fiskulturës në një shkollë në Kamëz, ka kontaktuar me “Gazetën Panorama Online”, ku ka publikuar mesazhet e shkëmbyera me deputetit e PS në qarkun e Tiranës, Rakip Suli. Sipas mësuesit, i cili prej një viti është shpërngulur nga qyteti i Pogradecit dhe ka filluar punë si mësues i jashtëm për orën e fiskulturës, deputeti Suli pas një urimi që i ka bërë në Facebook, ndër të tjera i ka shkruar “se me ndryshimin e drejtimi të Kamzës, gjëra shumë më të mira do të vijnë”. Mësuesi, Ervil Dervishi, shkruan se Suli po kërkon…
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka komentuar takimin e kryeministrit Rama me banorët e Fierit Ditën e sotme, ku kreu i Qeverisë ftoi gratë e zonës që të kërcenin, kjo me rastin e 8-marsit. I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Basha tha se kjo ishte një tjetër propagandë e radhës e kryeministrit, ndërsa shton se nëse gjërat vijojnë kështu, Shqipëria ka marrë fund sipas tij. “Tani i pashë. Nuk është se më ngjallin ndjenjë. Ajo është puro propagandë. Kjo është një propagandë që nuk funksionon. Rama e qan propagandën. Ai e ka qejf atë. Beteja që kemi nisur është…
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka habitur publikun e emisionit “Zonë e Lirë”, ku është i ftuar mbrëmjen e sotme. Me rastin e 8-marsit, Basha zgjodhi të vinte me një tufë me trëndafila të bardha, të cilat ja shpërndau femrave në publik. “Përfitoj nga rasti të uroj të gjitha nënat e motrat gëzuar, ditë më të mira do të vijnë për ju”, u shpreh Basha.
Saimir Tahiri do të përballet në gjykatë me akuza të rënda që ka ngritur prokuroria ndaj tij. Ai vetë tha se janë akuzat më të forta artikuluar ndonjëherë, duke u renditur pas Aldo Bares. Sakaq, avokati ka pretenduar se nuk ka asnjë bazë për këto akuza. Maksim Haxhia përdori dhe një shprehje kur tha se “është pretendim absurd që Prokuroria ka ‘as nën mëngë’ ndaj Tahirit. Në gjyq, prokurorët kanë çuar vetëm provat e prokurorisë së Katanias”. Por prokuroria nga ana saj thotë se ka prova ndaj Tahirit dhe këto i ka përfshirë në dosje. A2CNN raporton se “gjatë muajve…