Sot është një nga femrat më të bukura shqiptare dhe një prej fytyrave më të dashura të ekranit. Liberta Spahiu njihet për elegancën, stilin dhe bukurinë natyrale që ka. Simpatike dhe plotë sharmë dukej edhe në fëmijëri prezantuesja e njohur. Ndryshe, Liberta prej vitesh drejton emisionin “Prive”.
Author: tirana
Ngjarja e rëndë që ndodhi më 16 Shkurt në një familje shqiptare në Selanik të Greqisë, ka prapa një histori të dhimbshme. 20-vjeçari shqiptar që u arrestua fillimisht si i dyshuar për vrasjen e babait të tij, u la i lirë pasi u provua nga ekspertiza mjeko-ligjore se është i pafajshëm. Në polici ai ka treguar çfarë ndodhi mbrëmjen e 16 Shkurtit, si dhe ka folur për problemet familjare. Babai i tij 48-vjeçar që humbi jetën, ishte një person i alkoolizuar dhe dhunonte bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij 20 dhe 19 vjeç. Viktima ka punuar në një kompani mishi,…
Modelja e famshme, Kylie Jenner, është përballur ditëve të fundit me një ngjarje jo shumë të zakonshme. Shoqja e saj, Jordyn Woods, flitet se ka flirtuar me të dashurin e Khloe Kardashian,Tristan Thompson. Pas kësaj ngjarjeje kjo lidhje mori fund dhe Jordyn u largua nga shtëpia e Kylie.E tani Kylie është parë në publik me një shoqe të re e cila duket se ka zënë vendin e Jordyn, Heather Sanders. Asnjëra nuk ka dhënë ndonjë deklaratë se a janë ende shoqe mirëpo shihet se marrëdhëniet nuk i kanë të mira.
Kiara Tito konsiderohet si një nga femrat më seksi dhe më elegante të ekranit. Moderatorja e njohur, në postimin e fundit që ka bërë në faqen e saj zyrtare në ‘Instagram’, duket seksi dhe elegante. Në një video ajo shihet me një fustan të zi në të cilin kishte zbuluar këmbët seksi dhe linjat atraktive. “Shumë puthje për ju” ka shkruar Kiara përkrah videos. Ndryshe, ditë më parë prezantuesja e njohur ka nisur sezonin e dytë të emisionit të saj.
Arsenali është mes 16 ekipeve më të mira të Europa League pasi kaloi turin falë fitores së thellë me rezultatin 3-0 mbrëmjen e sotme përballë BATE Borisovit. Në fushë për ekipin e Arsenalit kanë qenë edhe dy shqiptarët Granit Xhaka dhe Mustafi që kanë bërë një paraqitje shumë të mirë. Mustafi shënoi njërin nga dy golat, ndërsa Granit Xhaka dhuroi dy asiste, por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte edhe një përplasje në kufijtë e fizikes me lojtarin serb Bojan Dubajic, pasi ky i fundit ndërhyri ashpër ndaj Nacho Monreal. Ndërkohë që përpos Arsenalit në turin tjetër kaloi edhe Interi që…
Analisti Andi Bejtja ka humbur durimin gjatë debatit në emisionin Opinion teksa i është drejtuar gazetarëve, Lorenc Vangjeli, Alfred Peza dhe Iris Luarasi me shprehjen “Na çatë b..thën. Më lini të flas”. Bejtja ishte duke folur për djegien e mandateve dhe çfarë ndodh më pas, por është ndërpre nga pedagogia Iris Luarasi, ai ka shpërthyer dhe ka përplasur shishen. “Nuk ndërpreva njeri.. Më lini të flas se më çat b…ythën”, u shpreh Bejtja i revoltuar. Ai e ka ndërprerë analizën, ndërkohe që Luarasi tha se Bejtja nuk po e menaxhon nervozizmin dhe po na godet me shishe.
Baton Haxhiu i akuzuar nga Sali Berisha si agjent i Serbisë, ka bërë një deklaratë të papritur mbrëmjen e sotme. Në studion Open të Eni Vasilit, ai tha se LSI dhe PD rrezikojnë të zhduken dhe vendin e tyre ta zërë lëvizja Vetëvendosje. Haxhiu ka guxuar ndërsa ka paralajmëruar zhdukjen e forcës më të madhe opozitare, pra PD-së dhe zbehjen e LSI-së, partia e dytë më e madhe e opozitës. “Do kemi hapësirë për një parti politike e cila mund të ndërtohet pas një muaj ose dy muaj. Mund të jetë Vetëvendosja. Dorëheqja i lë hapësirë Vetëvendosjes për të qene…
FOTO / LSA
Gazetari dhe analisti Andi Bejtja thotë se vendi është në një rrezik shumë të madh. Në studion e emisionit “Opinion” ai tha se vendi tani nuk është më një republikë parlamentare, ndaj sipas tij mund të ndodhi gjithçka. Andi Bejtja shkon dhe më tej teksa thotë se populli mund të marrë dhe armët. “Nëse nuk je në Republikën Parlamentare mund të ndodhi gjithçka, mund të marrin dhe armët. Risku këtu është, për të dyja palët. Populli është i shpërndarë. Jemi në një rrezik shumë të madh. Këtu problemi është se nuk kemi një drejtësi”, theksoi Bejtja. Ai mendon se duhet…
Debati në emisionin “Të Pa Ekspozuarit” në News 24 është shoqëruar me argumente dhe kundër argumente mes të ftuarve. Analisti Andi Bushati tha se veprimi i opozitës për djegien e mandatave ishte ekstrem, por e vetmja rrugë që kishte në dispozicion. Nga ana tjetër, botuesi dhe gazetari Karlo Bollino në replikë me Enkelejd Alibeajn u përplasën “live” për vetingun në politikë. Alibeaj iu drejtua Bollinos duke i thënë se nuk arrin dot ta kapë në gjuhën shqipe, ndërsa gazetari pranoi “disfatën” duke pohuar se në gjuhë shqipe nuk ia del, por kjo shtoi ai, nuk do ta pengonte të idetifikojë…
Analisti Andi Bushati, u shpreh se u habit që kryeministri doli të kërkonte falje për arrogancën dhe nuk dha asnjë përgjigje për shkaqet që shtynë opozitën të ikte nga Parlamenti. Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në News 24, kanë zgjedhur të komentojnë fjalimin e parë të kryeministrit Edi Rama, i cili e nisi me ndjesë dhe e mbylli me dorë të shtrirë, por i bindur se vendi nuk do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. “Nuk mendoj që e keqja e Ramës apo këtij reagimi të parë ishte tek fakti që i mbahej fryma apo mezi i dilnin fjalët.…
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të bëjë humor mbrëmjen e sotme duke publikuar një video montazh. Ai ka shfrytëzuar momentin kur kreu i opozitës, Lulzim Basha, këndoi himnin kombëtar para protestuesve me zërin e ngjirur, teksa mbështetësit e opozitës qëndronin rreth tij duke e duartrokitur. Dhe tashmë një prej video-montazheve qesharake që i bazohet këtij momenti u publikua nga kryeministri Edi Rama. Video ka shkëputur një pjesë nga programi “The Voice Kids”, ndërsa fytyrës së konkurrentes i kanë bashkangjitur atë të Bashës. “Komplimente autorëve. Le të qeshin të gjithë shqiptarët e mirë në mbyllje të kësaj dite”, shkruan në…