Author: tirana

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar për herë të parë vendimin e Gardës së Republikës për ti hequr mbrojtjen fizike. “Nje xhest frikacak dhe hakmarrës i edi Ramës. Por unë jam mes qytetarëve më i fortë se kurdoherë tjetër”, u shpreh Berisha për Ora Neës. Duke komentuar vendimin e kreut të Kuvendit për të anuluar seancën plenare, ish-kreu i qeverisë u shpreh se “Kjo është ikja e dytë e Gramoz Ruçit. Iku në 97 me roba grashë, po ikën edhe sot. Iku, ia mbathi”.

Read More

Dhe vijon ndarja e cmimeve per Vip-at neper bote. Dj dhe producenti i njohur Calvin Harris është nderuar me çmimin “Producenti Britanik i Vitit”. Harris njihet si një nga krijuesit më të mëdhenj të dhjetra hiteve në botë, ndërsa numëron bashkëpunime me këngëtarët më të famshëm në planet. Kujtojmë bashkëpunimin e suksesshëm me Dua Lipën “Onw Kiss”, një nga projektet më të klikuara dhe më të pëlqyera. /Indeksonline/

Read More

Deputeti Dash Shehi ka bërë sërish diferencën në atë pak fjalim që mbajti sot në protestën e opozitës. Ndryshe nga fjalimet, thuajse të ngjashme, ndonjëherë edhe patetike të disa deputetëve të opozitës, ai është treguar i sinqertë para protestuesve. “Nuk kemi qenë as ne mrekulli, as nuk jemi pa huqe. Por si ky nuk i kishte rënë Shqipërisë. Ky njeri që bredh poshtë e përpjetë duke u hedhur helmin shqiptarëve, ky që thotë se do bashkohë Shqipërinë me Kosovën, ky edhe Shqipërinë do ta ndajë po e lamë ne. nuk kemi rrugë tjetër, kjo që po bëjmë, bëhet për të…

Read More

Disa njerëz kanë lindur të bukur, por disa kanë karakteristika tw tjera që e joshin gjininë e kundërt. Sidoqoftë, nuk është edhe aq vështirë ta joshës dikë me pamje fizike, por ju duhet të dini si ta joshni dikë falë trajtave të karakterit që i keni. Dëshironi ta dini se pas cilit lloj të femrave dashurohet çdo mashkull? Më poshtë i keni përgjigjet. Femrat e mbushura me jetë! Femrat që janë të mbushura me energji dhe të etura për jetë gjithmonë rrezatojnë dhe me optimizmin e tyre i tërheqin meshkujt si magnet dhe, më e rëndësishmja, i mbajnë ata afër…

Read More

Lefter Koka nuk ishte deputeti I vetëm nga opozita që refuzoi lënien e mandatit të deputetit. Gjatë ditës së djeshme Tirana Neës njoftoi se Rudina Hajdari dhe Muslim Murrizi kanë refuzuar kërkesën e kreut të PD-së, Lulzim Basha për të firmosur deklaratën e lënien së mandatit. Ndërkohë që Hajdari ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të njoftojë vendimin e saj, ndërkohë që ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo që bie në sy në protestën e opozitës është fakti se ‘është zhdukur’ deputeti Murrizi. Ai gjatë ditës së djeshme kishte fikur telefonin dhe nuk u përgjigj për…

Read More

Garda e Republikës njoftuar se dy efektive te saj kane dhene doreheqjen per te mbrojtur privatisht ish kryeministrin Berisha. Lajmi është bërë I ditur sot nga Ora News dhe vjen vetëm një ditë pasi ish kreu I qeverisë njoftoi lënien e mandatit të deputetit. Sipas ligjit për ish funksionarët e lartë, ish kryeministri e gëzon mbrojtjen fizike deri në 3 vjet pas largimit nga detyra, por duket se deri në këto momente ai e kishte ende këtë privilegj. Ermal Zaimi dhe Elvis Tusha kane depozituar doreheqjen, duke vijuar ne kete menyre te ruajne privatisht ish kreun e Qeverise.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur sot të mos largohet nga Tirana siç bëri në protestën e 16 Shkurtit kur oranizoi një miting në qytetin e Vlorës. Burimet e Tirana News bëjë të ditur se kreu i qeverisë pak minuta më parë (rreth orës 10.20) është futur së bashku me eskortën e tij në kryesinë e Kuvendit, ku është ngjitur në zyrën e Kryetarit të Parlamentit, Gramoz Ruçi. Takimit të tyre i është bashkuar edhe kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. Një ditë më parë kreu i Kuvendit, Ruçi lajmëroi anulimin e seancës plenare, pas kërkesës së disa ambasadorëve për…

Read More

Ndërkohë që opozita e bashkuar ka nisur protestën para Kuvendit të Shqipërisë, teksa opozita ka djegur mandatet e deputetëve të vet dhe presidenti i vendit, Ilir Meta ka lëshuar dje mesazhin e fortë për një hap pas nga ana e opozitës dhe dy hapa prapa nga ana e Ramës dhe Qeverisë, reagon zv.kryeministri Erjon Braçe. Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Braçe apelon per qetesi, durim dhe ligj. Nderkohe qe shkruan se dy hapa pas qe nuk do te beje kurre qeveria jane demokracia, liria e vota dhe reforma ne drejtesi. Postim i Braçes Gjithcka per;Demokracine, Lirine,…

Read More

Para shumë vitesh, shtëpia e vjetër e familjes Qirijazi, ishte në pronësi të një familje shqiptare nga Manastiri. Pronari shqiptar Gani Rexhepi, duke mos ja ditur vlerën shtëpisë, e nxjerr ate në ankand, dhe e shet, sepse ishte shtëpi e vjetër, dhe duhej shumë mjete për meremetimin e saj. Blerësi i shtëpisë doli një sllavomaqedonas, gjykatës me profesion, dhe kur fillon shtëpia të prishej, pronari i vjetër Gani Rexhepi e thirri një gazetar, i cili ka punuar në gazetën javore lokale “Bitollski Vesnik” me emrin Pande Manojllov, i cili, me origjinë është shqiptar ortodoks. Xhaxha Ganiu (tanimë i ndjerë), në…

Read More

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev po kalon momente të bukura në karrierën e tij politike. Por kaq e bukur duket se është edhe familja e tij. Ish-kreu i komunës së Strumicës ka një familje të bukur, me dy vajzadhe një djalë, por personi më i famshëm i familjes pas tij është pikërisht vajza e madhe, shkruan Syri.net. Aleksandra Zaeva është shumë aktive në rrjetet sociale ku ka mijëra miq dhe ndjekës, ndërsa kohët e fundit ka tërhequr vëmëndjen edhe me fotot që ka postuar në rrjetet sociale. Së fundmi ajo është fejuar me një biznesmen, ndaj dhe fotot…

Read More

Dyshohet se vrau shokun pas prishjes së pazareve të drogës, arrestohet 40- vjeçari. Policia e Tepelenës ka arrestuar gjatë një operacioni blic Roland Milon. Prangosja e tij ka ardhur një ditë pas gjetjes së trupit të Sokol Ramës. Policia ka dyshime të forta se është pikërisht Milo që ka ekzekutuar shokun e tij, pas konflikteve që mund të kenë ardhur për prishjen e pazareve të drogës, raporton Panorama. I arrestuari, ashtu si dhe viktima, njiheshin nga Policia si persona që merreshin me trafikun e lëndëve narkotike në drejtim të Greqisë. Mësohet se ka qenë 40-vjeçari Milo, ai që e ka…

Read More

Paralajmërimi i PD se edhe këshilltarët e saj në njësitë vendore do të japin dorëheqjen, ka sjellë reagimin e Kryebashkiakut Erion Veliaj. Përmes një postimi në twitter, Veliaj thotë se këshilltarët e djathtë kanë dy vite që nuk shkojnë në këshillin Bashkiak të Tiranës për të votuar vendime të rëndësishme në shërbim të qytetarëve dhe puna ka vijuar pa u bllokuar. Duke ironizuar qëndrimin e PD, Veliaj thotë se “toka ka vazhduar të rrotullohet rreth diellit pa noj sekëlldi, le më paralizë”. “Do i djegin për dy muajt e mbetur? Çudi! Ata kanë dy vjet që s’vijnë në këshillin e…

Read More