Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka deklaruar se Moska nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj në lidhje me Kosovën. Një përgjigje e saj, sipas agjencisë së lajmeve serbe, ka ardhur pasi u pyet për të komentuar mbi deklaratën e ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiç se demarkacioni i kufirit është kërkesë zyrtare e Beogradit në dialogun me Prishtinën dhe nëse Moska mbështet një qëndrim të tillë. Ndërkohë kujtojmë se në janar të këtij viti në një konferencë të përbashkët Vuçiç me Putin, presidenti rus është shprehur se Moska është e angazhuar për arritjen…
Author: tirana
Policia e Shtetit i ka bërë thirrje sot partive të opozitës që të distancohen nga skenarët e dhunës për protestën e ditës së enjte. Policia thotë se partitë do tentojnë të futen me forcë në sallën e Kuvendit dhe të krijojnë akte dhune. “Nga informacionet e mbledhura nga shërbimet përkatëse, ka të dhëna për nxitje të dhunës dhe organizime me natyrë kriminale. Synohet hyrja me forcë në sallën e Parlamentit, duke ushtruar dhunë mbi personelin që ka detyrimin ligjor të sigurojë mbrojtjen e institucionit themelor të demokracisë”, theksojnë forcat e rendit. Në komunikatën për mediat, thuhet se: “Policia e Shtetit…
Faktori ndërkombëtar po shfrytëzon çdo hapësire për të shmangur një skenar të mundshëm dhune gjate protestës se opozitës ditën e enjte. Ambasadoret e akredituar ne Tirane përgjatë ditëve te fundit nuk janë mjaftuar vetëm me apelin për opozitën qe te shmange aktet e dhunës ne proteste; por kane pasur kërkesa specifike edhe për shumicën qeverisëse. Mësohet se diplomatet i kane kërkuar kryeministrit Rama të anulojë mbledhjen e parlamentit nesër, për të shmangur çdo tension apo akt dhune. Sipas ambasadoreve anulimi I parlamentit do të ulte tensionet e do të ishte një prej rrugëve për të shmangur skenarët e përplasjes. Por…
Në një botë të përsosur, këpucët thjesht nuk duhet të shkaktojnë kallo. Por fatkeqësisht, ne të gjithë e dimë se kjo ndodh shpesh, sidomos me balerinat-këpucët e sheshta. Ato cilësohen shpesh si alternativa më e sigurt për këmbët në krahasim me takat dhe në fakt disa prej tyre janë të tilla. Por ama kushdo që ka pasur ndonjëherë kallo në këmbë e di mirë se sa të dhimbshme janë ato. Për t’ju ndihmuar që kjo të mos ndodhë e që këmbët tuaja të jenë të rehatshme e të bukura, ne ju sjellim më poshtë disa sugjerime. Këto balerina jo vetëm…
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Rio de Janeiro, ku një 57 vjeçare është dhunuar në mënyrë çnjerëzore nga një i ri të cilin e kishte njohur në internet. Elaine Caparroz, nënë e një djali, pas 8 muajsh njohje virtuale me një 27 vjeçar, Vinicius Serra, kishte vendosur që ta ftonte këtë të fundit në shtëpinë e saj. Ajo ka treguar se çdo gjë shkoi mirë, por pasi kishin kryer marrëdhënie intime dhe kishin rënë për të fjetur, rreth orës 1 të mesnatës ajo ishte zgjuar pasi kishte ndjerë se ai po e dhunonte.Elaine-1 Dhuna ka vijuar për 4…
Babai i Rita Orës është takuar rastësisht në Los Angeles me regjisorin anglez Jamie Donoghue. Ata janë ndaluar për një kafe, ndërsa këtë moment e ka postuar Besniku në llogarinë e tij Instagram. Kujtojmë që Jamie ka bërë regjinë e filmit të shkurtë “Shok”, i cili flet për luftën në Kosovë, projekt ky kinematografik që bëri histori, pasi që është i pari që u bë pjesë e nominimeve në Oscars në vitin 2016. /Indeksonline/
Nje kenge e re tjeter i shtohet tregut muzikor i shtohet botes muzikore shqiptare. Bëhet fjalë për Adelina Berishën, e cila shumë shpejt do të sjell projektin e saj te ri para fansave. Bukuroshja këtë e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale teksa ka zbuluar edhe emrin e këngës së re. “Gabim i bukur, shumë shpejt. Qëndroni gati”, ka shkruar në llogarinë personale në Instagram këngëtarja jonë. Adelina përveç se me muzikë tani është e angazhuar edhe në një fushë tjetër, atë të biznesit. Ajo ka hapur një dyqan me fustane solemne. Ndryshe, “Lema” është kënga e fundit e Berishës,…
Analizat e kanë nxjerrë blof argjentinasin Mauro Icardi, i cili nuk vuan nga asnjë shqetësim dhe ka gënjyer duke pretenduar se mungesa e tij ishte për shkak të gjurit. Njoftimin e ka dhënë vetë klubi zikaltër, ku shkruan: “Këtë mëngjes, Mauro Icardi i është nënshtruar një skaneri në klinikën Humanitas në Rozano për dhimbjet në këmbën e djathtë. Nga skanimi është vënë re se nuk ka pasur asnjë ndryshim në krahasim me gjendjen e tij para se të niste sezoni aktual”. Në kushte të tilla drejtuesit e Interit do të gjejnë një zgjidhje dhe me shumë mundësi do të pezullojnë…
Nuk po vendosni dot mënyrën se si të arredoni ambientet e shtëpisë suaj? Ndiqni këshillat e yjeve, funksionon! Për të gjithë ju që jeni në kërkim të përditshëm të këshillave të dobishme nga fusha e astrologjisë, ta dini se ka gjithmonë diçka intriguese për shenjën zodiakale së cilës i përkisni. DASHI Demi BINJAKET Gaforrja Luani Virgjeresha PESHORJA AKREPI SHIGJETARI BRICJAPI UJORI PESHQIT
Dashi Kjo do të jetë një ditë reflektimi për të lindurit e kësaj shenje. Ndoshta nuk i keni kaluar ende disa probleme të së kaluarës dhe kjo gjë nuk ju lë të qetë. Kjo vlen edhe për dashurinë. Duhet të rigjeni energjinë dhe qetësinë. Demi Keni një mijë projekte në kokë, të cilat duhet ti çoni përpara me pasion. Sa i takon punës, parashikohen disa ndryshime të cilat pritet të sjellin dobi. Do të ndjeni nevojën për t’iu përkushtuar familjes. Sa i takon dashurisë, mos u fiksoni pas personit të gabuar. Binjakët Kjo është një periudhë e mirë gjatë së…
Mbaj mend që përpara vitesh kultura e stërvitjes dhe e suplementeve në shqipëri ka qënë shumë ndryshe. Shanset janë që nëse ke qënë nëpër palestra këto 5-10 vitet e fundit jo vetëm ke dëgjuar legjendat më spektakolare të mundshme për rezultate a efekte anësore të suplementeve, po mesiguri edhe i ke provuar vetë duke kuptuar se asnjë nga të dyja nuk është as afër realitetit. Shtojmë këtu edhe cmimet e frikshme të kohës kur ka patur vetëm 1 apo 2 dyqane dhe kemi një pamje të plotë të një kohe “të errët” për dicka që është shumë më e thjeshte…
Senca e rradhë e Kuvendit e cila ishte parashikuar për ditën e enjte, pritet të mos zhvillohet për shkak të protestës së opozitës që do të zhvillohet në të njëjtën ditë. Opozita ka paralajmëruar prej së shtunës, në fundin e protestës së dhunshme të zhvilluar para Kryeministrisë, se do ta vijonte atë përpara Parlamentit gjatë kësaj të enjteje, një institucion që sipas Bashës nuk ekziston më. Ndërkohë, kryeparlamentari Gramoz Ruçi ndodhet aktualisht në Kuvend, teksa pritet të dalë me një deklaratë për mediet në orën 17:00.