Partia Demokratike dhe LSI, vendosën unanimisht që të nisin procedurat për të djegur mandatet e deputetëve të dalë në zgjedhjet e 25 qershorit 2017. Por një listë e gjatë personash të tjerë të vendosur si kandidatë në listat e zgjedhjeve parlamentare të një viti më parë, mund të jenë në pritje që “fati t’i trokasë në derë”. Nëse një deputet i ka kaluar dy vite në Kuvend, ai përfiton pension 20 % të pagës, dhe gjysmën e rrogës e fiton për 3 vitet e para. Kujtojmë se paga bazë e deputetit është 150 000 lekë në muaj, përfiton para për…
Author: tirana
Grushti i shtetit i korrikut 2016 ka shënuar një vijë ndarëse vendimtare në historinë e gjatë dhe të mundimshme të ushtrisë turke. Përtej diferencave politike dhe ideologjike – copëza laramane të mozaikut të një vendi gjithnjë e më të padeshifrueshëm – skenat në të cilat ka asistuar e gjithë bota i kanë lënë pa frymë të gjithë që e njohin historinë e kohëve të fundit të një shteti, në të cilin ushtarakët shumë herë kanë luajtur një rol politik me rëndësi absolute, deri duke ju mbivendosur atij të partive. Të zhveshur, të sulmuar nga një popull që kurrë në të…
Partia demokratike ka reaguar pas vendimit të gjykatës për lënien në burg të 6 protestuesve. Keryetarit i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho thotë se dëmi i vetëm që kanë bërë ka qenë prishja e kërpudhës së kryeministrit. Sipas tij nuk ka patur asnjë fakt dhe provë për arrestimin e protestuesve. “Të gjithë të pandehurit deklaruan se ishin në protestë dhe protestonin kundër qeverisë së Edi Ramës, në emër të tyre, të familjeve të tyre për një të ardhme më të mirë. Të gjitha veprimet e gjykatës motivoheshin politikisht. Asnjë fakt, asnjë provë për ato që i akuzojnë, gjoja prishje…
Susana Carrera një shtetase meksikane ishte rrëmbyer para një jave jashtë shtëpisë së shoqes së saj, ndërkohë që dje është gjetur me kokë të prerë brenda një kosh plehrash me një shënim që thotë se ajo ishte vrarë pasi burri i saj nuk po paguante shpërblimin prej 161 mijë funte. Sipas hulumtuesve ajo është rrëmbyer duke i rënë ziles tek shtëpia e shoqes së saj, ku një makinë është ndalur dhe e kanë futur me forcë brenda, shkruan “Insajderi”. Pas disa orësh më vonë, burri i saj falënderoi në Facebook ata që shprehen mirësinë e tyre gjatë javës sa ajo ishte…
Shkencëtarët janë shprehur entuziastë pasi thonë se kanë gjetur sekretin për të patur jetëgjatësi tek njerëzit si dhe janë drejt zbulimit të recetës për të luftuar kancerin. Ata pohojnë se çelësi i suksesit të tyre qëndron tek ADN-ja e peshkaqenit të bardhë. Ekspertët zbuluan se peshkaqeni përmban gjenome të veçantë që e mbrojnë nga kanceri dhe sëmundejt e tjera si dhe e ndihmojë të shërojë më shpejt plagët. Gjenomi përmban informacionin e nevojshëm të të gjithë organizmit. Ata shprehen se ky gjenom e ka ndihmuar ‘perandorin e detit’ të jetë rezistent ndaj sëmundejve të caktuara. Dr Mahmood Shivji, drejtor i Qendrës së Kërkimit për…
Çështja nuk është a do të shënojë, por në çfarë mënyre. A mundet një e majtë fluturimthi të kujtojë një gol me kokë? Nga pikëpamja estetike me siguri që jo, por nëse përfshijmë edhe faktorë të tjerë, atëherë gjërat mund të ndryshojnë. Aspekte si: instikti, koordinimi, fantazia dhe aftësia për të sfiduar ligjet e fizikës. Në këtë kontekst, goli i Kristof Piontekut ndaj Atalantës kujton shumë një të Marko Van Bestenit, ndaj Realit në “Stantiago Bernabeu”. Në ekzekutimet përkatëse, secili pret krosimin e ndërkohë gjen momentin për të mashtruar me trup mbrojtësin që e markon. Polaku i dha fill përmbysjes…
Situata mes Interit dhe Ikardit sapo vjen e tensionohet. Pas heqjes së shritit të kapitenit dhe deklaratave nga të gjitha palët në Itali, sot ka ardhur dhe një “ultimatum” nga Vanda Nara, bashëkshortja dhe menaxherja e argjentinasit. Sipas asaj që raporton “Gazzeta Dello Sport”, flitet se Ikardi nuk do të kthehet në fushën e lojës nëse nuk i rikthehet shiriti i kapitenit. Egoja e sulmuesit duket se është vrarë dhe për këtë Vanda Nara do t’i vendosë gjërat në vend. Pritet tashmë të shihet se çfarë do të ndodhë me lojtarin që është kthyer në një çështje të vërtetë në…
Rikthehet sërish në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News24 historia e 36-vjeçarit nga Kosova Korab Mexhuani i cili një ditë më parë rrëfeu se ka shtatë vjet që nuk sheh djalin e tij i cili në Mars të këtij viti bën 9 vjeç. Babai i dëshpëruar nuk ka arritur dot nëpërmjet institucioneve ti jap zgjidhje kësaj situate. Pas divorcit në Kosovë, gjykata vendosi që djali të ishte në ngarkim të Korabit, dhe nënës iu caktuan ditë për ta takuar të birin si dhe detyrimi ushqimor, por këtu nis edhe drama e këtij babai i cili prej 7…
Pas Brukselit, reagoi në Tiranë edhe ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, kundër bojkotit dhe lënies së mandateve nga opozita shqiptare. Soreca thotë se kjo nuk çon në drejtimin e duhur dhe është kundër interesit të qytetarëve. Bashkimi Europian kërkon që mazhoranca dhe opozita të dialogojnë për të ulur tensionin. Këto deklarata, ambasadori Soreca i bëri gjatë një interviste për Top Channel. Delegacioni i BE-së bëri një deklaratë me tone tepër kritike, rreth akteve të dhunshme që pamë gjatë protestës së të shtunës. A jeni i shqetësuar se thirrja juaj mund të bjerë në vesh të shurdhër? E drejta e…
Gjykata e Tiranës ka vendosur sot në masën e sigurisë “arrest në burg” 6 protestues të cilët ishin të pranishëm në tubimin e 16 shkurtit. Ndërkohë që gjykata ka caktuar për 7 qytetarët e tjerë masën e “arrestit të shtëpisë” . Ndërsa për gjashtë protestues u vendos masa “detyrim paraqitje” Në masën e sigurisë “arrest në burg” mbeti Florenc Hoxha, Resul Daci, Ilir Hamedani, Saimir Rexhepi, Agim Peposhi dhe Ferit Daukthi
11 persona janë shoqëruar nga policia në Lezhë për shkak të tubimit të ditës së sotme. Ndër të shoqëruarit në komisariatin e policisë së Lezhës është edhe Nënkryetarja e Bashkisë Lezhë Alfrida Marku. Pas protestës së zhvilluar sot në Lezhë ku dhjetëra qytetarë i prenë rrugën kryeministrit Edi Rama që do shkonte në Pukë, policia ka shoqëruar 11 protestues, ndaj të cilëve ka nisur dhe procedimi penal.
Armando Sulejmani është i vetmi i mbijetuar i atentatit të tre ditëve më parë në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë ku mbetën të vdekur Arjan Hasani dhe Orest Rexho, ky i fundit kunati i Sulejmanit, i njohur ndryshe edhe si “Çipuri”. Edhe pse ishte objektivi i atentatit sipas policisë, Sulejmani ia doli të shpëtojë me vetëm dy plumba, njërin në dorë dhe tjetrin në këmbë, por pa rrezik për jetën. Ndërkohë, trupat e Hasanit dhe Rexhos janë bërë shosh nga plumbat. Pikërisht nga ky fakt policia dyshon se ata kanë shërbyer si mburojë për Sulejmanin. Nga aktet e…