Author: tirana

Një qytetar është filmuar teksa vjedh i qetë një biçikletë në vendparkimin e posaçëm të tyre. Qendra shëndetësore në Laknas është e rrethuar nga mbetjet. Ambulanca e Zallherrit po bie nga muret e çara, ndërsa përtokë është mbushur me dru për t’u ngrohur. Në tregun e Lushnjes peshku shitet në tokë. Në shkollën “Shyqyri Peza” , mësuesja Akila Dosti është fotografuar duke përdorur celularin në klasë, edhe pse kjo është e ndaluar për mësues e nxënës. Këto janë disa nga situatat që u shfaqën dhe u komentuan në studion e “Stop” në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.

Read More

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, nuk e ka përjashtuar arrestimin e dy ish-ministrave të LSI, Ylli Manjani dhe Petrit Vasili, duke i derguar ne menyre indirekte nje mesazh te forte kryetares se LSI, Monika Kryemadhi. Në një intervistë në TVSH, ministrja Gjonaj ka deklaruar se do të japin llogari të gjithë ata që kanë vendosur firmën dhe kanë dhënë urdhra për skandalin me tenderat te Ministria e Drejtësisë. Vangjeli: A do shkojë çështja deri te dy ish-ministrat? Gjonaj: Kjo Çështje varet nga Prokuroria. Të gjithë ata që kanë vendosur firmën, kanë dhënë urdhra, do të pyeten. Është një proces që i përket…

Read More

Nga Bedri Islami Gjykata e Apelit, vendimin me burgim të përjetshëm, dhënë më parë për Dritan Dajtin, vrasësin e katër oficerëve të Policisë,9 vite më parë, e ktheu në 25 vite heqje lirie, duke pasur si alibi, gjykimin e shkurtuar!!!! Të ju thuash TURP është pak! Sa vetë duhet të vrasë një bandit për të pasur një dënim të përjetshëm? Njëzet? Tridhjetë! Është një ndër goditjet më të mëdha që i bëhet besimit tek drejtësia në këtë fazë të Vettingut? Dënohet me një apo tri vite burg një fukara që ka abuzuar me energjinë elektrike dhe përkëdhelet nga ligji një…

Read More

Zara, vendi ku kuleta jep shpirt. S’kemi asnjë lajm të mirë për kuletat tuaja, por kemi një lajm të mirë për ju. Gjigandi i modës do të nxjerrë në treg linjën e vet të make-up. Koleksioni i buzëkuqëve do të ketë 20 ngjyra, nga të kuqet klasike e deri te rozët lozonjare, në dy lloje matte, frymëzuar nga “prapaskenat magjike të fushatave të Zara-s. Ka diçka për këdo; 12 buzëkuqët “Ultimate” janë për ata që i qëndrojnë besnikë formulës tradicionale, ndërsa tetë buzëkuqët e lëngët premtojnë aplikim të thjeshtë dhe të njëtrajtshëm. Madje, nëse jeni ngushtë dhe s’keni gjetur ende…

Read More

Kryeqyteti i Tajlandës, Bangkoku vazhdon të mbetet si qyteti më i shfrenuar në botë për jetën e natës. Në këtë qytet jeta e natës është më aktive sesa ditën ndërsa rrugët janë të përhapura me vajza tajlandeze që ofrojnë edhe trupin e tyre për turistët kundrejt një shume parash. Ndërkaq një mënyrë tjetër që vajzat bëjnë prostitucion në këtë qytet është edhe nëpërmjet qendrave të masazhit. E si për ironi kjo lloj mënyrë është shtuar shumë dhe në Kosovë. Por, është interesant edhe një fakt tjetër se edhe princi i tajlandës vishet shesh herë në publik me bikini dhe nxjerr…

Read More

Nga Arben Rrozhani Sot u shua edhe një figurë e rëndësishme e Shqipërisë se djeshme dhe të sotme. Kiço Blushi, shkrimtar, skenarist, figurë publike, ish-deputet dhe, deri në momentet e fundit të jetës publicist, nuk është më mes nesh.Në gusht do të mbushte 76 vite jetë me plot krijimtari, por për ne, vërsnikët e djalit të tij, Ben Blushi, ai do të mbetet babai i “Beni ecën vetë’, filmit që ngazëlleu jetët tona dhe që shihet ende me endje, edhe prej nesh, si atëherë kur ishim nxënës në klasë të parë.I lindur në ‘Parisin e vogël’, Korçën e serenatave, i…

Read More

JepIni trurit një periudhë paqeje. Nëse këto ditë ndjeni që keni dhimbje koke të vazhdueshme, mos u stresoni. Më 10 shkurt, Mërkuri lë Ujorin për të kaluar tek Peshqit ëndërrimtarë. Gaforret, Peshqit, Akrepët- të gjithë shenjat e ujit do të jenë më të komunikueshëm, më krijues dhe më freksibël këto kohë, ndërsa Binjakët, Shigjetari dhe Virgjëresha do ta gjejnë veten shumë të ngarkuar mendërisht dhe me shumë gjasa do të kalojnë javë stresuese. Mërkuri do të qëndrojë tek Peshqit më shumë se zakonisht dhe për astrologët, lëvizja e Mërkurit është çështje madhore. Ai ka ndikim tek komunikimi, teknologjia, proçesi i…

Read More

Pas publikimit të vizitës së Ministres dhe deputetes Elisa Spiropali në shtëpinë e prindërve të vajzës së abuzuar seksualisht nga disa të mitur në Kavajë, ku ata dolën me zë dhe figurë dhe folën për ngjarjen e rëndë, opozita reagoi shumë fortë duke cilësuar këtë një veprim të rëndë. Nisur nga kjo këshilltari i kryeministrit reagoi duke thënë se prindërit e vajzës vendosën të dalin hapur pikërisht prej këtyre njerëzve të indinjuar. “Ata politikane dhe media qe shfaqen sot gjasme te indinjuar per viziten e @elisaspiropali tek familjaret e vajzes ne Kavaje jane pikerisht arsyeja pse prinderit e vajzes vendosen…

Read More

Kjo përzierje magjike do tju ndihmojë për të hequr të gjitha toksinat e organizmit. Vendoseni te zieni në një enë ¼ litër ujë.Shtoni 2 lugë uthull molle, pastaj 1 lugë gjelle me mjaltë.Kjo do t’ju ndihmojë të eliminoni tërësisht, të gjitha papastërtitë. Pini 2 here ne muaj per te hequr papastertite e organizmit.

Read More

Gucci ka hequr nga qarkullimi një bluzë të tipit balaclava – veshje e ngushtë që mbulon gjithë kokën dhe qafën me përjashtim të pjesëve të fytyrës – ll sapo njerëzit shpërthyen në Twitter duke e krahasuar me blackface. Blackface (Fytyrë e zezë) është një formë e grimit teatral e praktikuar rreth 200 vite më parë në SH.B.A, nga aktorë jo me ngjyrë. Ata nisën të pikturojnë fytyrat në ngjyrë të zezë për t’u tallur me afrikanët. Këto shfaqje tuan popullaritet në shekullin XIX dhe patën një ndikim të fuqishëm dhe ~negativ~ në përhapjen stereotipeve raciste . Njerëzit u revoltuan dhe…

Read More

Që prej ikjes nga “Xing me Ermalin”, u duk sikur Rashel Kolaneci ia kishte vënë syrin vetëm një formati të vetëm, “Procesit Sportiv”, por jo. Ishte vetë Rashel e cila e bëri publik lajmin përmes një postimi në Instastory-n e saj. “Duplex Show i uroj shfaqje të suksesshme dhe sezon të mbarë! Me pak fjalë, po i bie si nga Kina. Nga dita e shtunë më ndiqni në Klan si pjesë e trupës! Duplex Show, zyrtarisht e jotja!”- shkruan Kolaneci, e cila duket se është më shumë se entuziaste për projektin e saj të ri, ku me shumë gjasa do…

Read More

Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare, skenaristi dhe shkrimtari Kiço Blushi, babai i ish-deputetit socialist, Ben Blushi. Ka qenë pasditja e kësaj të premte kur zemra e shkrimtarit të njohur ka pushuar së rrahuri. Kiço Blushi lindi në qytetin e Korçës në 23 gusht të vitit 1943. Pas mbarimit të studimeve të larta për letërsi shqipe dhe ruse filloi punën si redaktor pranë Radio Televizionit Shqiptar dhe në vitin 1974 kalon si redaktor në Kinostudion “Shqipëria e Re”. Skenari i tij i parë ishte ai i filmit “Çifti i lumtur” në vitin 1975 si bashkëautor. Me skenarin e filmit “Beni ecën…

Read More