Analiza e shifrave tregon se punësimi në Shqipëri ka qenë në përkeqësim të vazhdueshëm. Punësimi në tregun shqiptar me kalimin e viteve është bërë një çështje gjithnjë e më problematike. Shifrat japin një sinjal të fortë për nevojën e orientimit të politikave drejt tregut të punës, me qëllim rritjen e përputhshmërisë ndërmjet kërkesës dhe ofertës për punë. Nisur nga fondet e investimeve publike në harkun kohor 2011 deri 2016, llogaritja tregon se ndikimi ne zgjerimin e tregut te punës qe mundet te jepnin këto investime nuk mundet të jetë më shumë se 94 mijë vende pune. Nëse krahasohet viti 2016…
Author: tirana
Kategoria Superiore do të vijojë sot me tre takimet e mbetura nga java e 19. Kështu në orën 14:00, në Gjirokastër do të luhet një përballje direkte për mbijetesën, ajo mes Luftëtarit vendas dhe Kastriotit. Këta të fundit mbajnë vendin e fundit në kampionat, por me trajnerin Devolli, shpresojnë të luajnë shanset e tyre për mbijetesë. Nga ana tjetër gjirokastritët e Mezanit vijnë me ndryshime krahasuar me dy fazat e para, pasi nuk kanë më në përbërje dy yjet e skuadrës, Rrocën dhe Shkurtajn, ndërsa ka kuriozitet se si do të zëvendësohen ata në fushë. Në orën 17:00 do të…
Një sulm me bombë në një kishë në Filipine gjatë meshës së të dielës i mori jetën 19 personave. Ndkërohë që 50 të tjerë u plagosën në Jolo, një ishull të Filipineve. Bomba e parë në katedralen katolike shpërtheu në derën kryesore, kurse tjetra në sheshin përballë, pasi u mblodhën forcat e rendit. Trupa të shumta kanë rrethuar objektin e kultit, që edhe në të kaluarën ka qenë objektiv i ekstremistëve. Dyshimet shkojnë tek grupi ekstremist Abu Sayyaf, që nga viti 1991 operon në një pjesë të vendit. Vetëm një javë më parë, një referendum kishte ligjëruar krijimin enje province…
Policia e Bulqizës parandaloi grabitjen e një bankomati të një filiali banke të nivelit të dytë, ndërsa arrestoi 2 autorët e dyshuar. Policia bën me dije se vuri në pranga shtetasin E.A, 31 vjeç dhe F.L, 35 vjeç, banues në Bulqizë (të dy të dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes). “Këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin në orët e para të mëngjesit të datës 26.01.2019, të maskuar dhe me sende të forta tentuan të vjedhin bankomatin e filialit të një banke të nivelit të dytë në “Lagjen e Re” Bulqizë”- thuhet ndër të tjera në njoftimin e…
Policia e Tiranës zbardhi vjedhjen e një pike karburanti të ndodhur mbrëmjen e datës 24 janar në Sauk të Vjetër. Autori I dyshuar u identifikua dhe u ndalua. Hetuesit arritën që të binin ën gjurmët e autporit tri ditë pas ndodhi ngajrja. Njoftim Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.1, ndaluan shtetasin: K. B., 26 vjeç. Ky shtetas më datë 24.01.2019, në Sauk të Vjetër, dyshohet të ketë vjedhur në një pikë karburanti 25 000 lekë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
Pas arritjes së marrëveshjes për çështjen e emrit me Maqedoninë, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev bën një tjetër premtim. Ai ka premtuar se paga mesatare në Maqedoni do të jetë 500 euro dhe për ta bërë edhe më të besueshëm, Zaev tha se do të veshë edhe opinga hekuri, vetëm që të mbajë premtimin. Deklaratat e Zaev u bënë gjatë një aktiviteti, ku ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministrit Koço Angjushev. Kryeministri vuri në dukje se vendi ka kapacitet për t’iu mundësuar njerëzve që të fitojnë me dinjitet dhe të jetojnë dhe të rinjtë të mos e braktisin Maqedoninë. “E kemi…
SHBA shton presionin ndaj Prishtinës zyrtare që ta heqë taksën ndaj prodhimeve të Serbisë, në mënyrë që t’i hapet rrugë dialogut. Por qeveria e Kosovës aktualisht nuk ka plane për heqjen e taksës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës u shprehën të prera në qëndrimin e tyre drejtuar qeverisë së Kosovës përsa i përket taksës ndaj Serbisë. “Pezullojeni menjëherë taksën ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës, ose, përballuni me pasojat”. Në një komunikatë për medie, të lëshuar nga Ambasada e SHBA-së, thuhet se procesi i bisedimeve Kosovë-Serbi të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian duhet rifilluar, ndërsa, pengesat që vijnë nga anash për…
Kreu i një rrjeti të trafikimit të emigrantëve drejt Britanisë së Madhe është ekstraduar drejt Belgjikës për të shlyer dënimin me 10 vite burg dhe 720 mijë euro gjobë. Shqiptari Alket Dauti u arrestua në një aksion të zhvilluar në apartamentin e tij në jug të Londrës në qershor të vitit 2018. Arrestimi i tij ishte pjesë e një hetimi të përbashkët britanik-belg, ndërsa ai drejtonte një grup që dërgonin me kamionë burra, gra dhe fëmijë nga Belgjika drejt Britanisë kundrejt pagesës. Banda përdorte shoferë të korruptuar kamionësh për të marrë emigrantët në Belgjikë, të cilët i fusnin në Mbretërinë…
Përmes një njoftimi Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se sot do të ketë sërish punime në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas ARRSH punimet do të jenë në sensin nga Tirana në drejtim të Durrësit dhe qarkullimi i mjeteve do të bëhet me një korsi. “Sot datë 27.01.2019 në orën 8:00 vijon puna 👨🔧për vendosjen e guardrelave tek City Park km 8.6 në Autostradën Tiranë-Durrës dhe kalimi i mjeteve në drejtim të Tiranës do të jetë përsëri me një korsi në këtë pikë të rrugës.”- bën me dije ARRSH. Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme ARRSH bëri me dije se përfundoi vendosja…
Shqiptari i shumë kërkuar nga autoritetet italiane Armano Elezi është arrestuar nga policia shqiptare, raportojnë mediat italiane. 23-vjeçari ishte prej 3 vitesh në kërkim dhe akuzohet se është pjesë e një grupi që ka trafikuar 2 ton marijuanë përmes detit në vendin fqinj. Autoritetet italiane informojnë se përgjatë një operacioni të përbashkët me policinë shqiptare është arrestuar në Shqipëri, i dyshuar si trafikanti i kërkuar i drogës, Armano Elezi. I riu në gusht të vitit 2016 i kishte shpëtuar policisë italiane, gjatë operacionit për arrestimin e trafikantëve që u kapën me 2 tonë marijuanë. 5 persona u kapën menjëherë nga…
Në të gjitha zonat e kryeqytetit, firmat e ndërtimit po avancojnë me projektet e tyre, nga ato më të thjeshtat, që kanë në përbërje një ose dy firma ndërtimi, te projektet e mëdha. “Monitor” bëri një vëzhgim të pjesës më të madhe të projekteve që janë në proces ndërtimi në Tiranë. DoënToën Albania, një prej shumë kullave që do t’i shtohet ofertës së pasurive të paluajtshme të Tiranës, është ende në një fazë fillestare dhe po ecën me ritme të ngadalta. Në kantierin e ndërtimit në bulevardin “Bajram Curri”, Kastrati Construction ka hapur themelet e një kulle që do të…
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të premten arritjen e një marrëveshjeje me demokratët në opozitë, për të rihapur përkohësisht qeverinë federale amerikane, e mbyllur prej një kohe rekord prej 5 javësh, për shkak të ngërçit mbi financimit e murit në kufirin SHBA-Meksikë. “Kemi arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund mbylljes dhe për të rihapur qeverinë federale. Brenda pak kohësh do të nënshkruaj ligjin për të hapur qeverinë tonë për 3 javë, deri më 15 shkurt”, tha Trump. Ligjvënësit amerikanë dhe Shtëpia e Bardhë ishin vendosur përpara një presioni intensiv për të zgjidhur ngërçin, pasi qindra e mijëra punonjës federale…