Rozana Radi është një personazh televiziv shumë i dashur për publikun. Përveçse një këngëtare e talentuar, ajo është një aktore dhe moderatore mjaft e aftë. Kohët e fundit ajo ka zgjedhur të ndajë disa skena humori me ndjekësit e saj, ku interpreton si personazh kryesor llojet e femrave që i ka quajtur “Femzana”. Normalisht një pjesë e madhe e ndjekësve të saj janë kënaqur dhe kanë qeshur me videot e saj, por ka dhe nga ata të tjerë që nuk i kanë pëlqyer aspak. Një prej ndjekëseve e ka ofenduar Rozanën. “Pah sa debile këto. Çfarë mban o dhe”, shkruan…
Author: tirana
Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, për shkak të fluksit të aplikimeve për karta ID, ka urdhëruar hapjen e gjithë zyrave të aplikimit për Tiranën edhe ditën e shtunë, datë 19 Janar 2019, deri në trajtimin e qytetarit të fundit në sportel. Në kuadër të masave për të përballuar fluksin, Njësia 1 dhe 2 në Tiranë, nuk do të aplikojnë më pranë njësive të tjera, por është hapur zyrë e re aplikimi pranë Njësisë nr. 2. Ministria e Brendshme fton çdo qytetar të verifikojë skadencën e kartës ID dhe të mos e lërë për ditën e fundit aplikimin!
Dy aeroplanë bombardues rusë janë përplasur në ajër mbi Detin e Japonisë gjatë një stërvitje ushtarake. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aeroplani Sukhoi Su-34s aksidentalisht u përplasën ndërsa fluturonin mbi Ngushticën e Tartarit në Lindjen e Largët të Rusisë, duke e rrëzuar njërin prej tyre poshtë në ujë. Dy pilotët e njërit prej aeroplanit të rrëzuar janë hedhur nga aty dhe janë gjetur në detin e akullt në kushte “të kënaqshme”, thanë burimet e mbrojtjes ruse. Ndërsa pilotët e aeroplanit tjetër ishin në gjendje të aterronin në mënyrë të sigurt, megjithëse me një motor të dëmtuar. Bombarduesit po kryenin…
Mund të jetë alarmante kur jeni në një lidhje që mendoni se po shkon shumë mirë, se po e dashuroni partnerin dhe po ju dashuron, por papritmas lidhja përfundon dhe ju mbeteni duke u ndjerë të mërzitur, konfuz dhe të vetmuar. Nëse partneri/ja ju ka dashuruar, përse do të largohej nga ju? Epo, lidhjet janë të vështira për t’u kuptuar, e shpeshherë ka shumë gjëra të cilat nuk vërehen në sipërfaqe por duhet analizuar në thellësi. Ndonëse ndarja mund të duket si diçka e papritur për ju, faktikisht nuk mund të jetë edhe aq e papritur. Këto janë dy arsyet…
Ditëlindja e 48-të e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ka mbledhur mbrëmë në ambientet e një lokali mbi 100 të ftuar. Ministra, personazhe nga bota e biznesit dhe televizionit, miq dhe të afërm kanë mbushur ambientete e lokalit ku nuk ka munguar as muzika “live”, raporton Newsbomb. Jo vetëm këngëtarja e njohur Fifi, në skenë është ngjitur se ka treguar talentin në muzikë edhe ministri më i ri i Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi.
Cardi B eshte një nga reperet më të njohura në botë e që ka pasur një suksses të paparë që kur debutoi me këngën “Bodak Yelloë”. Së fundmi gjatë një emisioni shumë të ndjekur në Amerikë, Cardi ka bërë shqiponjën me duar. Këtë moment reperi 2po2 e ka pstuar ne Instagram, krenar që reperja amerikane ka bërë simbolin shqiptar. Mirëpo e vërteta është se Cardi në këtë moment po fliste për dicka krejt tjetër. Moderatori Jimmy Fallon e pyeti reperen për pasthirrmën “Okuuuuuuurrr” dhe ajo i tha se ngjan si tingulli që lëshon një pëllumb, duke demonstruar me duar krahët…
Një tjetër person është arrestuar në kuadër të operacionit “Vol-Vo 4”. Mbrëmjen e sotme është ekzekutuar urdhër ndalimi për shtetasin H.H., 48 vjeç, nga Xhafzotaj, Shijak. Ndalimi u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka lëshuar, në datë 17 janar 2019 urdhër ndalimi për të. Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, “Prodhim dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i…
Një video që është bërë virale tregon një ortek me përmasa të mëdha që bie drejt qytetit të Vinadit, në kufirin me Austrinë. Orteku nis në anën zvicerane dhe përfundon në pjesën austriake. Sasia e madhe e dëborës rrëshqiti pas reshjeve intensive të së martës. Situata e motit po stabilizohet ngadalë në Zvicër, por paralajmërimi i ortekëve është ende shumë i lartë për shkak të dëborës që ra ditët e fundit, me mbi 1.80 metra në disa zona.
E adhuron të bijën Klhoe, dhe këtë e kemi parë qartë nga fakti që nuk shkëputet asnjëherë prej saj e nga postimet dhe komentet që bën në rrjetet sociale! Por Zajmina paska në plan ta zgjerojë edhe më shumë familjen e vet. E ftuar në emisionin “ Larte e poshtë“, ajo rrëfeu se planifikon që në 2020-tën, të mbajë në krahë fëmijën e dytë! Do të doja shumë që vitin e ardhshmë ta kisha dhe një bebe tjetër, megjithatë gjërat do të shihen si do të vijnë, me angazhimet e punës dhe të tjerat, është shprehur ajo. Nuk janë të…
Një studente e veterinerisë është arrestuar nga autoritetet e Albahamas pasi dyshohet se i merrte kuajtë për t’i shëruar dhe më pas i shiste në thertore. 24 vjeçarja, Fallon Blackwood i kërkonte pronarëve që të sillnin kuajt e vjetër dhe të sëmurë dhe në vend të kësaj, i shiti ato për mish për thertoret në Meksikë.Janë bërë të paktën 13 akuza ndaj saj, por numri i kuajve i kalon 50. Blackwood u arrestua gjithashtu në fillim të prillit në një urdhër të jashtëzakonshëm nga Karolina e Veriut, ku u akuzua se po mashtronte një burrë në dhënien e dy kuajve…
Bill Gates mund të jetë një nga njerëzit më të pasur në botë, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të presë në radhë për të marrë një hamburger ashtu si të tjerët. Miliarderi i dashur është fotografuar duke pritur në radhë në Dick’s Drive-In në Seattle gjatë fundjavës. Amerikani me një pasuri prej 95.5 miliardë dollarë, shihet i veshur me një triko të kuqe, pantallona gri dhe këpucë të zeza, ndërsa priste me duart në xhepat për të marrë hamburgerin. Ushqimi i ka kushtuar miliarderit vetëm 7.68 dollarë në sajë të çmimeve të lira të fast-foodit.Fotoja rastësore…
Mbi 770 milionë konto postare në internet mendohet se kanë rënë pre e një prej sulmeve më masive kibernetike të raportuara më parë. Sipas informacioneve paraprake, të dhënat e piratuara u përkasin kontove aktive duke nisur nga viti 2008. Rreth 1.1 miliardë kombinime me adresa imejli dhe rreth 21 milionë fjalëkalime respektive u postuan fundvitin e kaluar në forumet e destinuara për piratët informatikë. Ato ishin organizuar në një arkiv të titulluar “Koleksioni Numër 1” dhe të ndara në 12 mijë dosje të ndryshme të pashifruara, me një madhësi totale prej 87 gigabajtësh. Eksperti i njohur për sigurinë kibernetike, Troi…