Author: tirana

Temperaturat e ulëta dhe moti me reshje dëbore ka penalizuar shumë banorë të qarqeve të vendit nga veri në jug. Aty ku raportohen probleme më shumë janë pjesët dhe akset që lidhin qytete, por edhe rrugët dytësore mes zonave të thella të vendit. Për këtë edhe Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë një panoramë të përgjithshme mbi gjendjen e rrugëve, ndërsa apelon që të ndiqen të gjithë udhëzimet e patrullave rrugore dhe mjetet të përdorin zinxhirë në qarkullim. Ndërsa në disa zona të vendit, kryesisht në veri dhe veriliindje trashësia e dëborës ka arritur mbi 1 metër. “Në Rajonin Jugor Gjirokastër:…

Read More

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Presidenti Ilir Meta, teksa ky i fundit deklaroi se askush nuk ka fuqi t’i bëjë presion dhe shantazh Presidentit të Republikës. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se nuk duhet marrë seriozisht Ilir Meta, pasi është në fazën kur i bën thirrje popullit për të marrë armët. POSTIMI I PLOTË Mos e merrni seriozisht ju lutem, ose i ka vjedhur Doktorresha e Shkencave passwordin e faqes zyrtare ose pastaj eshte ne ate fazen kur i ben thirrje popullit per te marre armet, ngaqe s’di si te dale nga gropa qe i hap…

Read More

Këngëtari i hiteve “Çkemi”, “A më do” etj, Alban Ramosaj, i ka habitur ditën e sotme të gjithë ndjekësit në profilin e tij në Instagram, pasi ka publikuar një foto të pashaportës së tij. Megjithëse të gjithë e keni njohur me mbiemrin Ramosaj, në fakt ky nuk është mbiemri i vërtetë i këngëtarit. Në foton e publikuar ku shfaqet bileta e udhëtimit, Albani ka treguar mbiemrin e tij të vërtetë, i cili është Kamerolli.

Read More

President i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump është deklaruar së fundi se është gati dhe mund të shpallë një “emergjencë kombëtare” dhe duke përdoruar fondet e ndërtimeve ushtarake për finacimin e ngritjes së një muri përgjatë kufirit me Meksikën. Presidenti amerikan dhe demokratët e opozitës vazhdojnë të kenë qëndrime të kundërta lidhur me kërkesën e Presidentit Trump për murin e kufirit me Meksikën, një përplasje kjo që ka shkaktuar dhe mbylljen më të gjatë prej 20 ditësh në histori të qeverisë amerikane. Ndërkohë, sipas mediave amerikane, Trump ka refuzuar deri më tani të nënshkruajë legjislacionin për të financuar dhe rihapur qeverinë…

Read More

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas përplasjes me Ramës, pas vendimitt të presidentit për të mos dekretuar Gent Cakajn si ministër të jashtëm. Meta shkruan në rrjetet sociale se ai që kërcënoi Dritan Zaganin, komisarin e Fushë Krujës, ka kërcënuar edhe Presidentin e Republikës, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama. Deklarata e Metës Ai që guxoi të kërcënojë komisar Zaganin pse denoncoi bashkëpunimin e trafikantëve të drogës me pushtetarët, ai që guxoi të kërcënojë nënkomisarin e Fushë-Krujës pse hetoi dhunimin e një vajze nga djali i një deputeti, ai që guxoi të kërcënojë një profesor të nderuar vetëm pse i shkruajti…

Read More

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi reagoi sot pas vendimit të Presidentit Ilir Meta për të mosdekretuar Gent Cakajn në postin e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme. I ftuar në një studio televizive, Patozi e cilësoi refuzimin e dekretimit nga ana e Presidentit si një shkelje të traditës kushtetuese, duke i cilësuar argumentet e Metës si “jo bindëse”. “Në një Shqipëri ‘normale’, Presidenti thjesht është noterizues i Kryeministrit”, tha Patozi, duke e konsideruar Presidentin Meta “hipokrit, jo të ndershëm dhe udhëheqësin real të LSI-së. Profilet e ulëta nuk mbajnë dot goditjet politike. Gent Cakaj është i panjohur për…

Read More

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një video ku ndodhet në një biznes të vogël e tregon ndikimin që ka në të e në bizneset e këtij lloji ulja trefish e taksave. Kreu i ekzekutivit cilëson se fjalët të cilat hedhin poshtë influencën pozitive vijnë vetëm përmes atyre personave që zgjedhin të ankohen e qëndrojnë nëpër kafene, e jo të punojnë. “MIRËMËNGJES! Dhe me një tjetër bisedë për uljen trefish të taksave për biznesin e respektuar të shumë njerëzve të zakonshëm të këtij vendi, që njësoj si kjo familje, nuk rrinë duke u ankuar e mallkuar në…

Read More

Në të gdhirë të ditës së sotme në stadiumin “Liri Ballabani” të qytetit Burrelit ka mbërritur helikopteri i Ministrisë së Shëndetësisë për të transportuar një urgjencë të spitalit bashkiak “Xhavit Mara”. Burime pranë maternitetit të Matit sqarojnë se urgjenca ishte Rozina Kurti, 40 vjece, banuese në fshatin Karicë të njësisë administrative Baz. Gruaja shtatëzanë ishte shtatëjavëshe dhe priste fëmijën e saj të tetë. Gjatë natës ka paraqitur probleme dhe mjekët kanë kërkuar ndihmën për ta transportuar në rrugë ajrore pasi rrugët toksore janë gati të bllokuara për shkak të akullit.

Read More

Emisioni “Stop” publikoi dy dëshmi të reja të korrupsionit financiar dhe seksual të gjyqtarit të Fierit, Roland Hysi. Pas transmetimit të rastit të parë, në sekretarinë e redaksisë kanë vërshuar dëshmitë për Hysin. Shuma të konsiderueshme eurosh dhe sjellje të pahijshme më sfond seksual duket se kanë qenë kod sjelljeje për njeriun e drejtësisë, që u vu në pranga pasditen e djeshme, bashkë me psikologen Elona Meçani. Një zonjë dëshmon, se u detyrua t’i jepte Roland Hysit 5 000 euro për të kundërshtuar një akt përmbarimor. Denoncuesja: Edhe unë kam pas një çështje me këtë gjyqtar dhe më ka kërkuar 5…

Read More

Qarku i Dibrës vijon të jetë i dominuar nga reshjet intensive të dëborës dhe ngricat, të cilat kanë ‘paralizuar’ zona të tëra.Bëhet me dije se 30% e njësive administrative janë pa energji elektrike prej dy ditësh, ndërsa rrugët rurale janë të bllokuara. Trashësia e dëborës në zonat e ulëta arrin në 50 cm, ndërsa në ato të thella dhe malore rreth 1.5 m. Emergjente është situata në Njësinë Administrative Ostren me rreth 5 mijë banorë, të cilët kanë kërkuar ndihmë pasi mungon energjia elektrike si dhe nuk ka as kujdes mjekësor. Aksi nacional Peshkopi-Tiranë qarkullohet me zinxhirë. Por situata duket më problematike në…

Read More

Ajo njihet për stilin e saj të veçantë dhe gjithmonë ndjek trendet e fundit. Së fundmi moderatorja e njohur Roza Lati ka vendosur t’u bashkohet vajzave të njohura që kanë guxuar të bëjnë ndryshim drastik në ‘look’. Në vitin që lamë pas u kuptua se ngjyra rozë do të ishte trend për flokët në 2019 dhe Roza nuk ka ngurruar ta provojë. Ajo ka paralajmëruar të gjithë fansat e saj se për këtë vit do të bënte një ndryshim drastik në ‘look’. Që nga fillimet e saj në karrierë jemi mësuar ta shohim njëherë si brune e më pas si…

Read More