Author: tirana

Nga Mitro Çela -Copa nga jeta në Tiranë e viteve 1960- 1990- 4 korrik 1990. Mot i nxehtë. Por me “zjarr” politika.Tirana kishte pushtuar të gjitha ambasadat: Italisë, Gjermanisë, Greqisë.Vetëm ambasada e Kubës mbeti e “pastër”. Ishte gjysëm finalja e Kupës së Botës: Gjermani-Angli. Rreth orës 17 hapa televizorin. Ra telefoni:-…Alo…Jam Polikroni. Një motorr ka goditur Bafturinë. Motorri është larguar. Bafturia pa ndjenja, ka mbetur në mes të rrugës “Myslym Shyri”. E kanë çuar në spital.-Të lutem. Hajde sa më shpejt. Nuk shkoj dot vetën në pavion.Arritëm…Nga klinika doli doktoresha Rushen Golemi. Shoqe e ngushtë e Bafturisë. Foli e mbytur…

Read More

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër, pas denoncimit të marrë nga një shtetase, se ish-bashkëjetuesi i saj e përndiqte prej kohësh duke ushtruar dhunë psikologjike e fizike si dhe e kërcënonte për jetën me anë të mesazheve telefonike, menjëherë kanë organizuar punën për lokalizimin e vendodhjes dhe kapjen e autorit. Si rezultat i ndërhyrjes në kohë dhe i punës profesionale, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin G. I., 27 vjeç, banues në Dibër, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Read More

Dëshira për të thyer rregullat në rrugë ka detyruar shoferët në vend të krijojnë shtigje të reja. Të kalosh nga dritat e makinave që njoftojnë shoferët për prani policie në rrugë në përdorimin e teknologjisë. I tillë është edhe një grup i krijuar në aplikacionin e mesazheve “Telegram”, tek i cili shoferë nga e gjithë Shqipëria njoftojnë njëri-tjetrin për të pasur kujdes në vende që konstatohet se ka të instaluar radarë të Policisë Rrugore. Grupi quhet “Forza Tirana” dhe pjesë e tij janë jo pak, por 1026 anëtarë, të cilët në çdo moment të ditës shkruajnë e njoftojnë për prani…

Read More

Ish-shefi i shërbimit sekret në Maqedoninë e Veriut, Sasho Mijalkov ka pranuar fajësinë për veprimtari kriminale, pastrim parash dhe një sërë veprash të tjera në rastin Perandoria dhe i ka dhuruar shtetit 36 milionë euro, për të shpëtuar ‘kokën’. Mijallkov do të vuajë vetëm tre vite burg efektiv, ndërsa dhjetëra prona të patundshme dhe 6 milionë euro do t’i kalojnë shtetit maqedonas. “Perandoria” është hapur nga ish-Prokuroria Speciale në vitin 2018 dhe në të ish-shefi i shërbimit sekret akuzohet për bashkim kriminel, dëmtim apo privilegj të kreditorëve, shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, mashtrim dhe pastrim parash. Ky ka qenë…

Read More

Gjykata ka lënë në burg 30-vjeçarin, Klaudio Çobaj i cili qëlloi me thikë disa herë nënën e tij, Donika Çobaj duke e lënë të plagosur. 30-vjeçari ka pohuar gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore se atë mbrëmje kishte dalë dhe kishte konsumuar alkool. Ai pohoi se kur u kthyer në shtëpi, e ëma i kishte kërkuar llogari përse rrinte jashtë natën dhe konsumonte alkool. Në debat e sipër dhe nën efektin e pijes, ai ka qëlluar me thikë në trup dhe qafë nënën e tij. E plagosura pasi ka marrë mjekimin në Spitalin Rajonal Fier dhe është dërguar në Tiranë për…

Read More

Bora postoi një video në TikTok ku ka sinkronizuar buzët me një pjesë të filmit “Dy Gisht Mjaltë”, specifikisht në një dialog mes Elvana Gjatës dhe Ermal Mamaqit. “Po mirë mo idjot. Kur ne nuk jemi ndarë akoma në gjykatë si do martohesha prapë unë. Hë mo!! Po çfarë mendove ti mo çfarë mendove?? Që do ndalojë dasmën si nëpër filma që do të të hidhesha në krahë do qaja. Çfarë? Çfarë mendove ti? Rri tani se na turpërove, lamë nam këtu në mes të gjithëve”- thuhet gjatë videos, të cilën Bora e ka shoqëruar me mbishkrimin: Kur je me…

Read More

Kryetarja e LSI ka vizituar Komunitetin Mysliman Shqiptar në të njëjtën kohë që aty ndodhej dhe ambasadorja Yuri Kim dhe në videon e postuar në rrjetet sociale duket dhe takimi mes diplomates amerikane dhe Kryemadhit. Nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka uruar festën e Kurban Bajramit. “Bashkëjetesa fetare është një nga elementët e vlerat më të mëdha që ka populli shqiptar, e kjo na bën gjithmonë bashkë që gjithë shqiptarët festojnë të gjitha festat. Megjithatë në këtë ditë të shënuar të të gjithë besimtarëve myslimanë unë dua të uroj të gjithë popullin shqiptar Gëzuar Bajramin, jë…

Read More

Ish kryeministri Sali Berisha ka uruar besimtarët myslimanë Gëzuar Kurban Bajramin me një foto të tij dhe bashkëshortes postuar në rrjetet sociale. “Miq, sot besimtarëve musliman ju urojmë nga zemra, Gezuar Kurban Bajramin. Sëbashku le t’i lutemi Zotit të madh që çdo sakrificë dhe lutje tonë dhe të mbarë shqiptarve t’a pranojë dhe të na shpërblejë në mirësi, gëzime, shëndet dhe sukses, për ne, familjet tona dhe mbarë kombin shqiptar. Gëzuar! sb”, shkruan Berisha.

Read More

Nga Artan Fuga Nga ‘90 e këtej, na prem tuan se do të jemi pjesë e Evropës, gënjeshtër, se do të kemi një shqiptar të shkolluar dhe kulturuar, rrenë se do të jemi një shoqëri me individë të lulëzuar ekonomikisht, me pronë të njohur, me iniciativë të lirë, dokrra, se do të jemi të barabartë para ligjit, hahaha, tallje e denjë për komikë, se do të zgjedhim vetë liderët, pushtetarët, udhëheqësit që do të ndryshohen sipas vullnetit popullor, mashtrim i hidhët, se administrata dhe drejtësia do të jenë të pavarura nga politika, shiheni me sy çfarë manipulimi, se do të…

Read More

Dalin rezultatet e provimeve të maturës në Itali. Dhe duket se situata në vendin fqinj paraqitet shumë më keq se sa Shqipëri. 50% e maturantëvë nuk kanë kaluar provimet e matematikes dhe gjuhës italiane, duke bërë që autoritetet arsimore të shprehen se situata edukative dhe arsimore në vend është katastrofike. Pavarësisht se problematika me rënien e nivelit arsimor ishte ndjerë gjatë viteve të fundit, ka qenë pandemia dhe detyrimi i orëve mësimore nga shtëpia që ka dramatizuar dhe përkeqësuar kaq shumë gjendjen. Pra pas 13 vitesh shkolle, këtë vit rreth 40 mijë të diplomuar rrezikojnë mos të kenë formimin minimal…

Read More

Kreshnik Osmani, një prej folësve të Sali Berishës në protestën e 7 korrikut, denoncoi menjëherë pas përfundimit të saj, se i kishin vjedhur portofolin. Një ditë më pas, ai thotë se Policia e ka marrë në telefon për t’i thënë se portofolin e kanë dorëzuar dhe kjo tregon se demokratët s’janë hajdutë. “Policia e Shtetit sapo më telefonoi dhe më tregoi se portofoli im është tashmë në posedimin e tyre dhe më kërkuan të shkoj dhe ta marr. Qytetarët opozitarë që e kanë gjetur e kanë dorëzuar në Polici. Të gjithë drogaxhinjtë port-haliste kalemxhinj, që kanë dashur të bëjnë…

Read More

Një operacion i pazakontë antidrogë është finalizuar me sukses nga policia e shtetit ditën e djeshme, ku u sekuestruan 15 pako me kanabis në formë çokollate, që po transportoheshin me autobus nga Tirana në Tropojë me anë të nëj autobusi. Në pranga ka rënë drejtuesi i autobusit Alban Ismalaj 43-vjeç. Gjatë këtij operacioni, në Kurbin, shërbimet e Policisë kanë ndaluar autobusin, ku dyshohej se ishte lënda narkotike dhe pas kontrollit në pjesën e bagazheve, në këtë autobus, është gjetur një çantë, brenda së cilës kishte 15 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e përpunuar si çokollatë, të cilat pas…

Read More