Author: tirana

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj në fjalën e tij në Kuvend i është rikthyer vizitës së presidentit turk Recep Tajip Erdogan pak ditë më parë në vendin tonë. Gjekmarkaj vlerësoi Turqinë si aleate, por quajti poshtëruese faktin që asnjë anëtar i KMSH-së nuk ishte në inaugurimin e xhamisë së Ethem Beut.‘Pasuria është mirëqenie, është dashuri, gëzim, rilindje! Pyesni qeverinë dhe do t’ju konfirmojë të njëjtën gjë. Erdogan vizitoi këtë sallë duke mbajtur këtë fjalim. Shqipëria sheh një vend mik dhe aleat tek Turqia. E gjej me vend të falenderoj Turqinë, por ne jemi një vend i pavarur dhe jo…

Read More

Një ndër protestuesit e “5 Majit” para parlamentit është edhe e moshuara e identifikuar gjatë shembjes së banesave si “Nënë Liza”. Ajo sërish ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj. “Nuk ka ardhur kush a është gjallë a ka vdek, ky është shteti, s’i rr*het për plakat. Dua të dal para parlamentit, ta marrë vesh Rama dhe këto deputetët bukuroshët. Skam as armë, asgjë”, tha Nënë Liza.

Read More

Kryetari i Shoqatës “Bashkimi i Shqiptarëve të Ukrainës”, Aleksandër Dermentli, tregon se shqiptarët që jetojnë atje nuk kanë frikë nga pushtimi rus. “Jemi 5 mijë shqiptarë në Ukrainë. Situata ishte mirë, kjo ishte luftë informacionesh, luftë e ftohtë nga Rusia dhe SHBA. Ne nuk kemi frikë, edhe pse jemi shumë larg nga zona e konfliktit. Ne jemi rreth një mijë kilometra larg zonës së konfliktit. Jemi pranë kufirit me Moldavinë”, shprehet ai. I pyetur nëse vetë ukrainasit kanë frikë nga një luftë e mundshme me Rusinë, ai thekson se ushtria e Ukrainës është gati për gjithçka, ndërsa ka edhe mbështetjen…

Read More

Përplasja Berisha-Basha ka shkuar edhe në Kuvend. Deputeti demokrat Luan Baçi mbështetës i Sali Berishës, tha se i kanë ndërruar vendin ne Kuvend. Baçi tha se askush nuk mund t’ja ndërrojë vendin, pasi ai është zgjedhur aty nga demokratët. ‘Të hënën kaluar në seancë u paraqita në kuvend dhe tek vendi ku duhet të ulesha gjeta një tjetër. Basha mund t’u sjellë shkresë pas shkresë për të ndërruar vendet, dhe të dënoni një nxënës në vendin e fundit. Mendoj se ju duhet të konsultoheni. Është në detyrën tuaj që ne të marrim një informacion paraprak. Dikush me tha se emrin…

Read More

Një prej protestues i zonës së Laprakës që i shembur shtëpia i është drejtuar Lulzim Bashës, si kryetar i opozitës që të vijë dhe të takojë popullin. “Ku është Basha që nuk vjen te populli, një pjesë e ka votuar edhe atë Lul Bukuroshin, që lyen flokët, s’po kërkojmë luksin e Bashës, që për 4 vite ka bërë super vila, s’po kërkojmë luksin e kryeministrit apo të kryebashkiakut”, tha protestuesi.

Read More

Më pas dioksidi i karbonit nxirret gjatë frymëmarrjes. Sipas të dhënave sasia e ulët e hemoglobinës vështirëson kryerjen e këtyre funksioneve në organizëm. Në këtë artikull do të mësoni më shumë për mënyrat e rritjes së nivelit të hemoglobinës në organizëm. Ushqimet e Pasura Me Hekur -Mishi dhe peshku-Vezët-Frutat e thata-Brokoli-Barishtet-Bizelet-Arrorët dhe farat-Gjalpi i kikirikut. Merrni Më Shumë FolatFolati është pjesë e kompleksit të vitaminave B, që luan një rol thelbësor në prodhimin e hemoglobinës. Nëse nuk merrni mjaftueshëm folat, trupi do të preket nga anemia e nxitur nga mungesa e tij dhe nivele të ulëta të hemoglobinës. Ushqimet e…

Read More

Danimarka ka njoftuar se do heqë pothuajse të gjitha kufizimet për Covid-19 pasi nuk e konsideron më virusin si një ‘sëmundje kritike shoqërore’, gati dy vjet pas fillimit të pandemisë globale. “Sot mund të qetësohemi e të gjejmë sërish buzëqeshjen. Kemi lajme tepër të mira, tani mund të heqim kufizimet e fundit të koronavirusit në Danimarkë.” – tha të mërkurën kryeministrja Mette Frederiksen, duke zbuluar se pjesa më e madhe e kufizimeve do të hiqen deri më 1 shkurt. E vetmja masë që do të mbetet në fuqi është kërkesa për të bërë një test Covid-19 përpara se të hyni…

Read More

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, shkruan në “facebook” se në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit do të sfidohet Edi Rama. Përmes një video-mesazhi, Alibeaj thekson se “Rama është njeriu që përdori bandat kriminale, fondet e rindërtimit nga tërmeti, korrupsionin e inceneratorëve dhe patronazhistët për masakrën elektorale të 25 prillit”. Ndaj, sipas tij, është e qartë si drita e diellit se Rama nuk fiton dot pa kriminelët dhe paratë e pista, prandaj ai ka nisur te mobilizojë sërish krimin dhe non-gratat për të vjedhur votat. https://fb.watch/aO6HG3obOG/

Read More

Dy shqiptarë të kapur në një fabrikë kanabisi në Glasgow janë liruar nga burgu pasi u zbulua se ishin viktima të trafikimit të qenieve njerëzore. Orges Rizak dhe Agustin Grembi u arrestuan në një ndërtesë industriale të konvertuar në fabrikë kanabisi që në Nëntor 2020. Bimët e kanabisit me vlerë deri në 9.5 milion £ u sekuestruan gjatë kontrollist të policisë. Dy shqiptarët më vonë u deklaruan fajtorë për akuzat për kultivim kababisi dhe u përballën me dënime të gjata me burg. Megjithatë, ato u lanë të lirë pasi u mësua se shqiptarët janë trafikuar në Skoci për të punuar…

Read More

Nga Hamza Karcic Më 6 janar 2022, Komanda e Operacioneve Speciale të SHBA-së për Evropë (SOCEUR) bëri publike vendimin e saj për “vendosjen në Shqipëri të një shtabi me bazë SOF (Forcat Operacionale Speciale)”. I përshkruar si një vendim që synon të rrisë aftësitë e SOF në garantimin e stabilitetit rajonal, kjo lëvizje ndodhi duke pasur parasysh vendndodhjen gjeografikisht strategjike të Shqipërisë. Komandanti i SOCEUR, gjeneralmajor Dejvid H.Tabor, citohet të jetë shprehur: “Aftësia për të lëvizur dhe trajnuar me shpejtësi forcat lokale brenda Ballkanit, në koordinim të ngushtë me forcat e tjera aleate dhe partnere, e bëri Shqipërinë vendin më…

Read More

Shembja e banesave prej rindërtimit, banorët e 5 majit dhe të Laprakës protestë te Parlamenti. Banorët me pankarta në duar, kërkojnë transparencë të projektit të ndërtimit të Unazës së madhe. Debate me policinë. Policia: Po bllokoni rrugën. Jam në detyrë dhe nuk po zbatoj urdhrat e askujt. Protestuesi: Po mbroj shtëpinë time. Mos zbatoni urdhra të paligjshëm. Banori: Pse dilni ju vëllezër dhe motra që po na bllokoni rrugë, po shkelni të drejtat themelore të njeriut. Mos ma tund kokën mua, s’po të shaja, mos bëni presion se do e keni gabim, nuk kemi punë t’i kapin, thjesht duam që…

Read More

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Ukrainë u bëri thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë që të largohen nga Ukraina të mërkurën për shkak të kërcënimit në rritje të pushtimit të Rusisë në vend. “Ambasada e SHBA-së u bën thirrje qytetarëve amerikanë në Ukrainë që të marrin në konsideratë nisjen duke përdorur opsione të tjera transporti komerciale ose private”, thuhet në një mesazh nga ambasada. “Qytetarët amerikanë që dëshirojnë të largohen nga Ukraina kanë aktualisht opsione të shumta nëpërmjet fluturimeve komerciale nga të gjitha aeroportet ndërkombëtare të Ukrainës.” Ambasada tha se do të mbetet e hapur për të përpunuar pasaportat amerikane…

Read More