Presidenti i Turkmenistanit ka thënë së fundmi se kërkon të mbyllë një nga atraksionet më të njohura turistike të vendit, i njohur si “Porta e Ferrit”. Vendi është një krater natyral spektakolar gazi që digjet prej dekadash. Presidenti Gurbanguly Berdymukhamedov tha se kërkon të shuajë kraterin natyral të zjarrit Darvaza, një nga vendet më të njohura të shtetit të Azisë qendrore. Berdymukhamedov tha se ka urdhëruar zyrtarët të fikin zjarrin duke cituar si arsye “dëm ekologjik dhe shqetësime ekonomike”. Mes të tjerash ai tha: “Ne po humbasim burime të vlefshme natyrore për të cilat mund të marrim fitime, duke i…
Author: tirana
Një shqiptar ka ndërruar jetë pasi është bllokuar nga zjarri që përfshiu shtëpinë e barit ku edhe “punonte” i riu. Dailymail shkruan se Ermal Qose, u gjet nga zjarrfikësit në Clapton, në Lindjen e Londrës, pasditen e natës së Vitit të Ri. Ai u dërgua në spital, por ndërroi jetë 2 ditë më vonë në spital. Ndërkohë që për vdekjen e të riut, hetimet vijojnë ndërkohë që detektivët kërkojnë ndihmë dhe informacione nga publiku. Kryeinspektori i Policisë Metropolitane, Mark Rogers tha: Ermali humbi jetën tragjikisht duke qenë i bllokuar brenda shtëpisë së mbyllur që përdorej për kultivimin e kanabisit kur…
Finalizohet nga Policia e Lezhës, operacioni policor i koduar “Sergate”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Komisariati ti Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Lezhë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit: Bledar Delia( Dushkaj), 37 vjeç, banues në Balldre, Lezhë. Ky shtetas ishte shpallur ne kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Milanos/ Itali e ka dënuar me 7…
Një person me origjinë nga Shqipëria ka qëlluar me çifte nga ballkoni i banesës së tij në rrugën Efesou. Dyshohet se gjithçka ndodhi prej një sherri në familje. Falë ndërhyrjes së policisë u bë i mundur arrestimi i shqiptarit, i cili u bind të dorëzohet. Mbeten për tu sqaruar detajet e tjera të ngjarjes ndërsa mësohet se nuk kishte të lënduar.
Roja i godinës së Partisë Demokratike, Pëllumb Matraku, i dorëhequr nga detyra disa ditë përpara protestës së thërritur nga ish-kryeministri Berisha, rrëfen në një koment në Facebook arsyet e vërteta të largimit të tij pas vitesh të tëra pune në këtë seli. Matraku tregon se brenda selisë së PD, në ditët e fundit qarkullonin njerëz me armë dhe të kërkuar nga policia dhe kjo sipas tij ishte një ndër arsyet e vërteta të largimit. “Aty menduan se po më bënin viktimë”, shkruan Matraku E paprecedentë ishte ajo që ndodhi ditën e djeshme në selinë e Partisë Demokratike. Militantë të Sali…
Kapaciteti i stadiumeve në Serinë A do të ulet në 5.000 spektatorë nga java e ardhshme. Një vendim i dhimbshëm, që Këshilli i Lega-s ka qenë i detyruar ta marrë pas presioneve të fundit nga qeveria. “Nuk jemi të kënaqur, por shpresojmë që ky hap mbrapa, i bërë me vetëdijen se shëndeti vjen para gjithçkaje, të kuptohet dhe vlerësohet”, ka shpjeguar administratori i deleguar i Inter-it, Antonello, për Gazzetta dello Sport. Më pas, drejtuesi zikaltër ka theksuar se masa e marrë “ka marrë një votë unanime, që tregon se jemi të gjithë të bashkuar, por nuk e mohoj se ka…
Kodra e Diellit ështrë një nga zonat më të preferuara të personazheve të njohur shqiptarë, të të gjitha fushave. Nuk do të ishte çudi të ndesheni aty rrotull me presidentin që bën pazar, i veshur me xhaketë xhins. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë dy nga emrat e politikës që jetojnë në këtë zonë. Klajda Gjosha mbyll listën e politikanëve. Shtojmë se edhe gazetari Çim Peka jeton po aty. Në po të njëjtën lagje jetojnë edhe Enkel Demi dhe Mesila Doda. Mundësitë janë të larta që te Kodra e Diellit të shihni çiftet Marina Vjollca-Getoar Selimi, Marsela Çibukaj-Vitmar Basha, Orinda…
Shtatë persona kanë humbur jetën pasi një pjesë e një shkëmbi u shemb mbi varkat, në një liqen brazilian. Tre të tjerë rezultojnë të zhdukur dhe 32 të plagosur pas aksidentit në juglindje të vendit. Ndërsa 3 persona rezultojnë të zhdukur. Videoja që qarkullon në internet tregon momentin kur një pjesë e shkëmbit shkëputet. Të paktën një nga varkat duket se është mbytur, ndërsa të tjerat kanë arritur të shpëtojnë. Tre anije u goditën nga shkëmbi u tha gazetarëve toger Pedro Aihara. Nga 32 të plagosurit, nëntë persona ndodhen në spital. Të paktën një nga varkat duket se është mbytur,…
Ka shkuar në 60 numri i personave të shoqëruar në polici pas protestës në selinë blu. Pas protestës së djeshme, në të gjitha komisariatet e kryeqytetit janë shoqëruar në total një numër prej 60 qytetarësh nga të cilët 28 persona në Komisariatin nr.1, 15 persona në Komisariatin nr.2, 8 persona në Komisariatin nr.3, 5 persona në Komisariatin nr.5, 3 persona në Komisariatin nr.6 dhe 1 person në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Të dhënat i referohen kohës së kryerjes së inspektimeve dhe situata vijon të jetë në dinamikë pasi priten shoqërime të tjera.
Sulmin e përkrahësve të ish kryeministrit Sali Berisha ndaj Partisë Demokratike ditën e djeshme e ka komentuar edhe ‘Zëri i Amerikës’. Në lajmin e gjatë të detajeve të asaj që ndodhi dje VOA shkruan se organizatorët e kësaj proteste më së shumti kishin mobilizuar të rinj dhe adoleshentë në veprimet e dhunshme dhe nuk shprehën ndonjë distancim nga dhuna e ushtruar ndaj selisë së PD-së, madje pohuan se do të protestojnë përsëri. “Ata u larguan duke lënë pa asnjë derë e dritare selinë qendrore të Partisë Demokratike, që ata e quajnë shtëpia e lirisë dhe e demokracisë, pasi e goditën…
Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka komentuar zhvillimet në PD duke theksuar se zgjidhja është largimi i Bashës dhe i Berishës. Përmes një postimi në Facebook, Kadilli nënvizon se dje, mbaroi edhe projekti i Berishës për të rithemeluar PD-në. “Dua të rithem edhe një herë, ndoshta për të një mijtën herë: E VETMJA mundësi që PD të mbijetojë është të largojë si Bashën dhe Berishën nga drejtimi. Basha nuk ka të ardhme politike si udhëheqës! Berisha nuk mund të jetë e ardhmja! Dje, mbaroi edhe projekti i Berishës për të rithemeluar PD-në. Dje, unë ndjeva një keqardhje…
Këto pamje tregojnë momentin e largimit të Berishës dhe mbështetësve të tij nga selia e PD. Në lidhje me protestën, policia ka shoqëruar disa persona, ndërsa janë kryer të gjithë veprimet procedurale nga ana e prokurorisë. Dhunën në protestën e sotme e kanë dënuar përfaqësues të lartë të Bashkimit Europian, ambasada e SHBA. Ndersa Basha në një konferencë për shtyp teksa e konsideroi Berishen kancerin e PD-se, theksoi se sot është ndarë përfundimisht nga Sali Berisha.