Analisti i njohur Fatos Lubonja ka komentuar situatën ku ndodhet opozita shqiptare sot, sidomos pas zhvillimeve të fundit me përfshirjen e ambasadës së SHBA në çështjen e largimit të personave të inkriminuar nga parlamenti. Por gjatë analizës së tij, Lubonja është revoltuar me mosveprimin e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, për të cilin tha se “është zhytur aty, dhe s’di se ça bën”. “Do kurajo opozita me të gjithë këta në këtë situatë, do kurajo të thuash ca gjëra. Ky s’flet fare ky Lulzim Basha, është zhytur aty dhe s’di se ça bën. Po ik o fare më mirë ik.…
Author: tirana
Një mjet me targa ZZH2948 është gjetur i djegur pjesërishst në Sarandë mesditën e sotme. Mësohet se makina tip “Audi” është gjetur aksin rrugor Metoq – Cukë në vendin e njohur si “Kthesa”. Djegia e makinës pjesërisht dyshohet se ka asrdhur si pasojë e temperaturave të larta, ndërkohë që nga djegia e makinës nuk pati asnjë person të lënduar. Në vend shkoi zjarrfikësja, e cila bëri të mundur fikjen e flakëve. Djegia e makinës pjesërisht dyshohet se ka asrdhur si pasojë e temperaturave të larta, ndërkohë që nga djegia e makinës nuk pati asnjë person të lënduar. Në vend shkoi…
Një karrotrec ka transportuar një makinë me dyer të hapura, duke u bërë rrezik për shkaktim aksidentesh. Pamjet janë filmuar nga një qytetar që udhëtonte me mjetin e tij në tunelin Tiranë-Elbasan dhe janë publikuar nga JOQ në Instagram.
Përparësitë e medias dhe mbështetja për projektet e ardhshme ishin tema e diskutimit të sotëm mes ambasadorit Vincenzo Del Monaco, kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, dhe Armela Krasniqit, kryetarja e re e Autoritetit të Mediave Audiovizive.Në njoftimin e publikuar nga Prezenca e OSBE-së në Tiranë bëhet e ditur se gjatë takimit, Krasniqi nënvizoi se suksesi bazohet në partneritet.Ndërkohë, ambasadori Del Monaco konfirmoi se “Prezenca OSBE-së në Shqipëri është gati për të ndihmuar”.
Italia ka prezantuar pasaportën dixhitale e cila do të përdoret në disa vende në mënyrë që të parandalojë përhapjen e mëtejshme të Covid-19. Nga e premtja, kushdo që është mbi 12-vjeç nëse shkon në vende si palestra dhe restorante duhet të tregojë me patjetër certifikatën e tij. Italia është vendi i dytë evropian që kërkon informacione mbi statusin e vaksinimit. Franca tashmë ka prezantuar një certifikatë shëndetësore që të paraqitet kur shkon në restorante, bare, aeroplanë dhe trena. Në Itali, klientët dhe bizneset që shkelin rregullat mund të përballen me gjoba deri në 1,000 € (1,200 dollarë; 850 £). Personat…
Një Osama Bin Laden i tërbuar komplotoi për të vrarë presidentin e atëhershëm të SHBA-së, Barak Obamën sepse ai e urrente të lihej jashtë vëmendjes pas 11 Shtatorit, thotë një ekspert i terrorizmit. Peter Bergen intervistoi anëtarët e familjes dhe bashkëpunëtorët e vrasësit, të cilët thanë se bin Laden donte të ishte në qendër të vëmendjes ndërsa po afrohej dhjetë vjetori i sulmeve të tmerrshme të 11 Shtatorit. Sipas The Sun, Bergen, i cili është analist i sigurisë kombëtare të CNN dhe një autor bestseller, ka botuar detaje të reja befasuese në një biografi, ‘Ngritja dhe rënia e Osama bin…
Noizy ka publikuar në TikTok një moment vërtet emocionues nga prapaskenat e një prej koncerteve të tij. Reperi ka surprizuar një djalë me aftësi të kufizuara, një nga fansat më të mëdhenj të tij. Ai i ka dhuruar fansit edhe një bluzë, nga linja e tij e veshjeve të tij. “Kujtimin s’bon me ma nguc”, ka shkruar Noizy teksa ka përqafuar fansin në një nga takimet më të bukura që ka realizuar përgjatë karrierës së tij.
Gjatë 48 orëve të fundit janë konstatuar përsëri shumë drejtues mjetesh që kanë tejkaluar shpejtësinë më shumë se limiti i lejuar dhe drejtues që kanë drejtuar mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Janë arrestuar në flagrancë 19 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 11 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 8 për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Janë pezulluar 61 leje drejtimi, nga të cilat 37 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 24 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Janë ndëshkuar me masë administrative, në të…
Prej javësh pyjet e vendit po digjen nga zjarret, ku thuajse në të shumtën e rasteve janë të qëllimshme. Më problematike është zjarri në Karaburun që gjithashtu është i qëllimshëm, ku zëra të ndryshëm thonë se kjo po ndodh pasi synohet se më pas trualli të përdoret për ndërtime turistike. Por kreu i Kadastrës Artan Lame u ka prerë shpresat të gjithëve atyre personave që djegin pyjet për të hapur troje për të ndërtuar. Lame u shpreh se ata persona ta harrojnë se munden t’i legalizojnë objektet. “Një nga arsyet e zjarreve është për të hapur shtigje për të ndërruar…
Një reporter turk u sulmua fizikisht teksa raportonte për situatën e zjarreve në Turqi. Në videot e publikuara në rrjetet sociale, një person shihet teksa bërtet dhe hedh një shishe në drejtim të kameramanit. Pas kësaj, gazetari Gokmen Karadag ndaloi transmetimin dhe u përpoq të parandalonte sulmin ndaj tij dhe kameramanit. Prokuroria turke ka nis hetimet për këtë incident. Halk TV yayınına baskın! "Yanlış konuştuğunuzda engelleriz!"https://t.co/8OJk2c8wo1 pic.twitter.com/zWdEr3fsYG— T24 (@t24comtr) August 5, 2021
Epidemiologu i njohur amerikan, Anthony Fauci ka paralajmëruar se mutacionet e ardhshme të COVID-19, mund të jenë më ngjitëse se varianti Delta. Virologu, nënvizoi rëndësinë e parandalimit, veçanërisht përmes vaksinimit, pasi përhapja e rasteve në Amerika ka filluar të jetë të paktën 100 mijë në ditë. Më tej, eksperti rrëfeu se pjesa më e madhe që ka prekur sëmundja kanë qenë të pa vaksinuarit. “Ka akoma 93 milionë amerikanë që mund të imunizohen, por ata ende nuk e kanë bërë. Nëse vjen një variant tjetër që ka po aq kapacitet të lartë transmetimi dhe është gjithashtu shumë më i rëndë,…
Zëvëndës ambasadori i SHBA-së, Demian Smith duke iu drejtuar kandidatëve për hetues të BKH-së, në aktivitetin për përfundimin e programit të trajnimit të FBI-së nga ky grup është shprehur se Shqipëria ka ngritur tashmë të dy institucionet që përbëjnë SPAK-un – Prokurorinë e Posaçme dhe BKH-në. Në fjalën e tij, Smith theksoi se Prokuroria e Posaçme ka qenë duke punuar pa ju, por tashmë ju do të bashkoni forcat kundër korrupsionit dhe krimit. “Vetëm me BKH-në, me të gjithë ju, SPAK-u do të jetë një sukses i plotë. Qëndroni pjesë e luftës. Partnerët tuaj rreth e rrotull botës mund të…