Author: tirana

Deputeti Fatmir Xhafaj nga foltorja e Kuvendit paralajmëron zhvillime të reja teksa komentoi projektligjet e reja të Reformës në Drejtësi. Ai tha se kjo paketë do të ndihmojë në uljen ndjeshëm të çështjeve që presin me dhjetëra e dhjetëra vite për t’u gjykuar. “Reforma në Drejtësi është në rrugën e duhur drejt suksesit. Jemi në një moment të rëndësishëm për disa nga propozimet e ligjeve për Reformën në Drejtësi janë të mirëpritur dhe në kohën e duhur. Kjo do të sjellë rritjen e eficencës në sistemin e Drejtësisë. Kjo paketë do të ndihmojë në uljen ndjeshëm të çështjeve që presin…

Read More

Një 74-vjeçar ka humbur jetë, pasi ka rënë aksidentalisht në pus teksa po punonte. “Sot rreth orës 11:35, në fshatin Agim, Fier, është gjetur nga familjarët i mbytur në pusin e tij shtetasi J. S., 74 vjeç. Dyshohet se 74-vjeçari mund të ketë rënë aksidentalisht në pus pasi ka qënë duke punuar.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Read More

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se seanca publike e caktuar për të zgjidhur çështjen e mosmarrëveshjes së kompetencave, mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama, e cila ishte planifikuar të mbahej më 25 mars, do të shtyhet në një datë tjetër ende të pacaktuar.https://5c9dffcacd20c79dba5a8542be2b0ef5.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-37/html/container.html Dy krerët u përplasën për mosdekretimin e ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj nga ana e Metës. Ditën e sotme Gjykata Kushtetuese kishte seancë për testin e poligrafit, por njëri nga anëtarët u prek nga COVID. Në këtë situatë seanca u shty pasi njëri nga anëtarët e gjykatës është me Covid-19. Nga shtatë, mbeten 6…

Read More

Luljeta Bozo, e renditura e para në qarkun e Tiranës në listën e PS për zgjedhjet e 25 prillit, tha se qytetarët nuk duhet të harrojnë se si ishte Shqipëria para 2013 se ta merrte PS dhe të vlerësojnë të gjithë reformat e jashtëzakonshme që janë bërë në këtë periudhë. Bozo u shpreh se për të vijuar me forcimin e reformave të nisura dhe konkretizimin e tyre, PS i duhet një mandat tjetër. Ajo madje dha edhe një mesazh për PD, duke thënë se problemet nuk zgjidhen me boks dhe mundje, por me argumente. “Ne do të bëjmë të pamundurën,…

Read More

Një vajzë 15-vjeçare shqiptare humbi jetën të shtunën në mbrëmje në Montreal ndërsa u përpoq t’i vinte në ndihmë një shoferi të dëmtuar, në një garë makinash. Sipas mediave lokale, Veronika Gashi së bashku me një mikun e saj do të merrnin pjesë në një garë me makina të modifikuara. Në përpjekje për t’i ardhur në ndihmë, makina e vajzave u përplas nga një automjet tjetër garash. Sipas raportit të policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 6.30 pasdite. E përshkruar si një vajzë studiuese, e cila nuk i pëlqente vërtet pushimet, Veronica mund të ketë qenë në vendin e gabuar në…

Read More

Mbi 2 mijë banorë të Leskovikut do të kenë së shpejti ujësjellësin e ri si dhe infrastrukturën e duhur në aksin Ersekë – Leskovik. Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, kandidate e Partisë Socialiste për bashkinë e Kolonjës, diskutoi me banorë të qytetit të Leskovikut për këto dhe të tjera projekte që qeveria dhe bashkia ka për këtë qytet.“Asnjëri nga sot nuk vepron dot vetëm. Nëse ne sot nuk do të kishim bashkinë, nuk do të kishim qeverinë, investimet për të cilat flasim nuk do të ishin të mundura, as ato që kemi bërë deri tani, që…

Read More

Tre nga pesë autorët, të cilët në gusht të vitit 2020, i zunë pritë një 25-vjeçari në Elatia dhe u përpoqën ta vrisnin me thika dhe goditje, janë arrestuar nga policia greke. Midis autorëve është edhe një grua nga Shqipëria, e cila akuzohet si autor morale e sulmit të përgjakshëm, i cili çoi punëtorin fatkeq në njësinë e kujdesit intensiv, me plagë të forta me thikë dhe rrahje. Dy të tjerët, një grek dhe gjithashtu një shqiptar, u arrestuan për sulmin e përgjakshëm, por edhe për pjesëmarrjen në një organizatë tjetër kriminale, e cila kultivonte kanabis dhe trafikonte drogë në…

Read More

Kandidati për deputet i PS-së në qarkun e Tiranës, Fatmir Xhafaj ka komentuar qëndrimin e presidentit Ilir Meta sa i takon situatës politike në vend, ndërsa nuk i kurseu kritikat për të. Përballë gazetarit Sokol Balla në ‘Real Story’ në ‘News24’ Xhafajt tha se Meta e de facto është kreu i LSI-së dhe jo president i Republikës. Mes të tjerash ai lëshoi akuza të forta për Metën, ndërsa pohoi se ky i fundit ka lidhje me disa goditje ‘nën brez’ që i janë bërë familjes së tij, me rastin e “Babales”. Pjesë nga intervista:Balla: Opozitë agresive dhe një president me retorika…

Read More

Në emisionin “Jashtë Loje” i ftuari i kësaj puntate, Zv.Kryeministri Erion Braçe, krijon formacionin e tij në një skuadër futbolli. Në këtë lojë televizive, Braçe goditjen e fundit ja beson vetëm vetes së tij: Portieri i Erion Braçes: Për shkak të gjatësisë, të rolit që ka marrë portieri në ndeshje, organizimit të gjithë ekipit nga aty nga fusha. Braçe e shikon portierin në një pozicion të forte edhe të rëndësishëm, ndryshe nga Grida Duma që e shikonte në një këndvështrim tjetër. Nuk e di fare në kupton nga futbolli, znj. Duma apo jo, por unë që kuptoj nga futbolli pa…

Read More

Deputeti i PS-së Fatmir Xhafaj, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, foli për raportin që ai ka me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Xhafaj theksoi se ka tre vjet që bashkëpunon me Veliajn, duke shtuar se bashkëpunon me kreun bashkiak, për të koordinuar në shumë çështje. “Ky është vend që jeton me konspiracion. Ky është zhanër në letërsi, kemi marrëdhënie shumë të mirë dhe korrekte. Duke qenë se ai është kryetar bashkie dhe unë deputet, na duhet që të koordinojmë shpesh. Unë jam i kënaqur sesi bashkëpunojmë. Ai ka marrëdhënie shumë të mira pune edhe…

Read More

Analisti Afrim Krasniqi, drejtuesi i Institutit të Studimeve Politike thotë se Durrësi është qarku me nivelin më të lartë të riskut zgjedhor, e ndjekur nga Lezha, Shkodra, Tirana, Dibra dhe Elbasani. I ftuar në studion e “Absolut 4”, ai deklaroi se Elbasani dhe Durrësi konsiderohen si qytetet më problematike. “Ironikisht janë dy qytete universitare dhe është e habitshme që aktorët politikë kanë zgjedhur në qytete universitare të kenë elementë të inkriminuar, me bazë të fortë financiare dhe fisnore”.-tha Krasniqi. Krasniqi shtoi se “vendosja e kryeministrit në kufirin e mandateve, do ta ashpërsojë “luftën” elektorale”.

Read More

Ditmir Bushati ka uruar Albin Kurtin menjëherë pas pëlqimit të marrë në parlament qeveria e re e drejtuar prej tij. Përmes një postimi në rrjete sociale, Bushati thekson se qeverinë “Kurti” e pret një punë e madhe përpara për të përballuar sfidat e mprehta me të cilat ballafaqohet Kosova. “Punë të mbarë qeverisë Albin Kurti, e cila sapo u miratua nga Kuvendi i Kosovës! Punë e madhe përpara për të përballuar sfidat e mprehta me të cilat ballafaqohet Kosova. Në të njëjtën kohë, pritshmëri të mëdha për vendosjen e një standardi demokraktik qeverisës, shembull në rajon. Urime Kosovë”, shkruan Bushati.

Read More