Author: tirana

Në Shqipëri përplasjet mes policisë Bashkiake dhe përfaqësuesve të Frymës së Re Demokratike për lirimin e zyrave të kësaj force politike, përfshinë dhe presidentin Ilir Meta. Ilir Meta tha se ka shkuar në selinë e FRD pasi e ka thirrur Sali Shehu, por shoqëruesit e tij janë ofenduar dhe goditur nga një person i veshur civil. Meta u shpreh se në atë moment e ka kapur një “dallgë” acarimi, pork a qenë Edmond Panariti ai që e ka qetësuar.“Nuk kam provokuar asnjë tension në selinë e FRD. Kam marrë disa telefonata dhe mesazhe nga zoti Shehu, por unë nuk i…

Read More

Sëmundjet e zemrës janë shkaku numër një i vdekjeve si për burrat ashtu edhe për gratë. Çdo vit miliona njerëz preken nga sëmundje të ndryshme të zemrës. Një hulumtim i ri ka zbuluar se lodhja tek burrat mund të jetë rrezik pwr një sulm në zemër nw tw ardhmen. Nëse jeni duke përjetuar një lodhje tw madhe, atëherë ka më shumë të ngjarë të keni një sulm në zemër. Studimi zbuloi gjithashtu se rreziku i një infarkti të miokardit i lidhur me rraskapitjen ishte veçanërisht i theksuar tek burrat e martuar, të divorcuar dhe të ve. Sulmi në zemër –…

Read More

Ish-kreu i SHIK, Fatos Klosi tha se në këto zgjedhje do të votojë Partinë Socialiste. Ai tha se Basha nuk është i zoti, pasi e ka thënë që në fillim që është gjysmë i fjetur. “Unë do të votoj PS. Kam vërejte goxha për të gjithë këto 8 vjet që ato janë në pushtet, por është më i miri i tregut. Zgjedhjet janë për të zgjedhur një nga kandidatët që propozohen. Unë nuk mund të zgjedh Bashën në krahasim me Ramën. Pse? Unë e thash që në fillim që nuk është i zoti, është gjysmë i fjetur. Dhe në ato…

Read More

Spanja mund të bëhet një nga vendet e para në botë që do të zhvillojë javën me vetëm katër ditë punë pasi qeveria ra dakord të nisë një projekt pilot për kompanitë e interesuara në këtë ide. Më parë këtë vit, partia e majtë spanjolle Mas Pais njoftoi se qeveria kishte pranuar propozimin e saj për të provuar idenë. Partia ka sugjeruar që projekti të drejtohet nga një panel ekspertësh përfshirë përfaqësues nga qeveria, sindikatat e punëtorëve dhe lobet e biznesit, të cilët gjithashtu do të ndihmojnë në analizimin e rezultateve. Nga Zelanda e Re në Gjermani, ideja është duke…

Read More

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka shpërndarë deklaratën e zëvendës ndihmësit të Sekretarit të Shtetit, Matthew Palmer, i cili është shprehur se në 25 Prill pret standarde ndërkombëtare për zgjedhjet në Shqipëri. Kim në një postim në mediat sociale, shkruan se administrata e Biden është e angazhuar për vijimin e Reformës në Drejtësi. “Palmer: SHBA pret standarde të larta për zgjedhjet 25 Prillit. Administrata Biden angazhohet fuqimisht për Reformën në Drejtësi; sundimi e ligjit dhe transparenca do të tërheqin më shumë investime në të SHBA në Shqipëri; SHBA mbështet mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për Shqipërinë. SHBA…

Read More

Ish-ministri Fatmir Xhafaj i 23-ti në listën e kandidatëve për deputetë të PS-së në qarkun e Tiranës vijon fushatën duke mos e humbur shpresën për një tjetër mandat në parlament edhe pse është i ndërgjegjshëm se do t’i duhen 10-12 mijë vota. Ai thotë, se në 25 prill votohet mes shtetit dhe pushtetit, drejtësisë dhe padrejtësisë. “Na ndajnë veç 41 ditë nga zgjedhjet historike të 25 Prillit ku votohet mes shtetit dhe pushtetit, drejtësisë dhe padrejtësisë. Bashkë me Florin, Kryetarin e PS10 dhe Karolinën administratoren e Njësisë 10 diskutuam gjerë e gjatë mbi objektivat dhe sfidat që na presin. Krahas…

Read More

lTre shqiptarë janë dënuar nga një gjykatë në Itali për shkak se u kapën në korrik të këtij viti me një laborator heroine. 26-vjeçari Mateo Gjepali dhe 33-vjeçari Armand Kapidani u dënuan me 10 vjet, përveç një gjobe prej 82,000 euro, ndërsa Gazmend Gjepali, kushëriri 28-vjeçar i të akuzuarit të parë, mori një dënim prej 11 vite burgim dhe 84,000 euro gjobë. Mateo Gjepali, i konsideruar si një element i shquar i trafikut të drogës në veri të Italisë, i kishte shpëtuar arrestimit duke u strehuar në Shqipëri. Pasi u kthye në Shqipëri, falë bashkëpunimit midis Policisë së Shtetit, SCIP…

Read More

Një 21-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Elvis Keta është dënuar me një vit burg pasi u kap në një fermë droge me vlerë 27 mijë paund. Në momentin që Keta hapi derën dhe pa efektivët e Policisë, tha vetëm: “S’jam unë pronari”. Pas kontrolleve, efektivët dolën në përfundimin se Keta kishte në banesë vetëm 50 paund dhe një iPhone. Të gjitha dhomat, përveç dhomës së ndenjes, ishin mbushur me 55 bimë kanabisi, 44 prej të cilave ishin gati për të dalë në treg. Keta, në rrëfimin e tij në Polici, u shpreh se një grup burrash me të cilët ishte takuar…

Read More

Pjesë e emisionit “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë Marisa Dosti 39 vjeç, nga qyteti i Beratit e cila ka rrëfyer historinë e dhembshme të jetës. Ajo u martua kur ishte 25 vjeç dhe pas 11 vitesh u ndanë sepse martesa nuk i shkonte aspak mirë. Ai e dhunonte psikologjikisht dhe fizikisht, ishte shumë xheloz dhe nuk punonte. Në fillim të martesës jetonin me prindërit e tij, më pas kaluan më vete.https://www.youtube.com/embed/fj6Iep8hs88 Sollën në jetë dy fëmijë, një vajzë 15 vjeçe dhe një djalë 13 vjeç. Por situata sa vinte dhe rëndohej, dhuna shtohej dhe madje Marisa ka marrë dhe urdhër…

Read More

Një ngjarje e pazakontë është raportuar ditën e sotme në Krongj, pranë Syrit të Kaltër. Gropa e hapur ka një diametër rreth 10 metra dhe thellësi 6 metra. Dyshohet se gropa është krijuar për shkak të reshjeve të shiut. Sikurse mund të shihet edhe në foto, policia ka rrethuar gropën për të mos rrezikuar ndonjë qytetar që do t’i afrohet, pasi gropa është mbushur me ujë.

Read More

Partia Demokratike ka një synim të qartë për numrin e mandateve që kërkon të marrë në Qarkun e Durrësit në zgjedhjet e 25 prillit. Kandidati për deputet në Durrës, Oerd Bylykbashi tregoi për edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus” se 8 mandate do të fitohen vetëm nga PD. “Koalicioni i PD synon të marrë 8 mandate, është edhe LSI që ka objektivin e saj. Të gjitha të dhënat në terren tregojnë se ka ardhur në pikën që nuk mban më. Durrësi është shembulli i keqqeverisjes. Rama ka bërë shumë mirë që ka ardhur në Durrës sepse është banka e…

Read More

Përdorimi i gjerë i medikamenteve me bazë kortizoniku gjatë pandemisë në vendin tonë ka sjellë një përkeqësim të dukshëm të shëndetit te të sëmurët diabetikë, njëherazi të prekur nga virusi Sars Covid-2. Profesori Florian Toti, mjek endokrinolog në spitalin “Nënë Tereza”, e konfirmon këtë fakt. Por nuk janë vetëm të sëmurët kronikë që kanë manifestuar probleme të rritjes alarmante të sheqerit në gjak pas përdorimit të kortizonikëve. Mjeku i njohur informon edhe për një numër të madh rastesh të reja që lidhen direkt me prekjen e virusit, për të cilat në Europë po bëhen studime, ku Shqipëria nuk bën pjesë.…

Read More