Në Greqi ende vijojnë lëkundjet e tërmetit. Pak më parë u regjistrua një tjetër tërmet me magnitutë 4,1 i shkallës Rihter që tronditi Elassonan, ndërsa u ndje edhe në qytetin e Larisës. Sipas mediave greke epiqendra u regjistrua 16 km në jugperëndim të Elassona dhe thellësia fokale ishte 5 km.
Author: tirana
Komuniteti shqiptar është i integruar më së miri në shoqërinë zvicerane, deklaron në një intervistë politikani liberal zviceran, Pierre Maudet. ”Mendoj se komuniteti shqipfolës është integruar mirë në Gjenevë dhe kjo që në fillim të viteve ’90, në një periudhë kur kishim një perceptim mjaftueshëm homogjen. Në atë kohë, kemi krijimin e Universitetit Shqiptar, që ishte një vektor i rëndësishëm integrimi. Pastaj, pak e nga pak, ky integrim ndodhi realisht. Kur isha kreu politik i policisë, për herë të parë, u ndesha me të rinj, mbiemri i të cilëve kishte origjinë shqipfolëse. Pra, shoqatat e lidhura me integrimin, pak e…
Në emisionin “Kjo Javë”, drejtuar nga gazetarja Nisida Tufa, ishte e ftuar zëdhënësja e re e Partisë Demokratike, Floriana Garo. Ish-moderatorja e njohur erdhi me një rrëfim ndryshe, ku tregoi se si mbërriti ftesa e Partisë Demokratike, jetesën mes Zvicrës dhe SHBA-së dhe mbi të gjitha, çfarë e shtyu që të angazhohej në politikë. “E thashë edhe dje në një mbledhje që kishim me zonjat kandidate të PD, që jeta ime ka qenë në ndryshime. Edhe kur kam ikur në moshën 15-vjeçare në Amerikë, kur jam rikthyer në moshën 23-vjecare. Prapë kam ndryshuar, kam ikur prapë dhe u riktheva. Jam…
Shqipe Rexha, gjyshja 62-vjeçare ka treguar si ka reaguar ndaj komenteve negative pasi u bë pjesë e Për’puthen +40. Në puntatën e parë të emisionit, Shqipja ka zbuluar se i merr të gjitha me sportivitet dhe jeton jetën ashtu sic i vjen. “Më thotë dikush, mbaj nipin e mbesën se dukesh shumë e madhe. Të tjerë thonë që unë nuk eci dot 10 metra, ti qenke bob fare. Unë i kam marrë me sportivitet, jam e lirë dhe e jetoj jetën si më vjen. Kështu jam lindur e rritur, një familje që sheh gjithmonë larg”, tha Shqipja.
Në emisionin “Kjo Javë”, drejtuar nga gazetarja Nisida Tufa, ishte e ftuar përmes një lidhjeje direkte, mjekja Rubina Muzina, e cila prej vitesh jeton dhe punon në Teksas të SHBA-ve. Muzina u ndal tek vaksina AstraZeneca, mbi 14 mijë doza të së cilës mbërritën mbrëmjen e djeshme në vendin tonë. Mjekja nënvizoi se Agjencia Evropiane e Barnave ka nisur një investigim lidhur me këtë vaksinë, për të parë efektet që ajo sjell, e për këtë, kërkoi nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, që të paktën për dy javë, aq sa zgjat dhe hetimi i agjencisë, të pezullojë injektimin në popullatë. Gjithashtu,…
Ndriçim Gjeci është një nga konkurrentët e Për’puthen + 40 dhe ka zbuluar një prej mesazheve që i ka mbërritur pas prezantimit në program. Ishte ish bashkëshortja e tij që i shkruajti duke i thënë: “Pas shumë vitesh kërkimi falje, më pa në ekran dhe më tha “të mos jesh kaq i turpshëm”. Unë jam pak i turpshëm si natyrë, por do përpiqem të jem vetvetja.” Ndriçimi ka lindur në Kavajë ku po atje jeton dhe është 54 vjeç. Ka një biznes privat ku dhe e menaxhon vetë.
Eshtë një gjë e rrallë që në koorporatën e juristëve të gjenden individë që flasin mirë për profesionalizmin e kolegëve të tjerë. Juristi juristit i gjen gjithmonë njolla në portret, thuhet shpesh për njerëzit e pushtetit të tretë që në këto vite janë nën një sulm të trefishtë nga pushteti ekzekutiv, pushteti legjislativ dhe opinion publik duke krijuar idenë e gabuar se mbas çdo gjykatësi e prokurori qëndron një fajtor. Se mbas secilës pelerinë të zezë është një tregtar drejtësie, një palë me banditët dhe një thes i fshehur me lekë. Por fatmirësisht nuk është kështu gjithmonë kështu. Pothuaj askush…
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dënuar veprimin e kryeministrit Rama gjatë ditës së sotme ku largoi gazetaren Edona Haklaj të ‘’Fax News’’ pasi nuk kishte maskë. Meta thotë se ky është një sulm i dënueshëm, pikërisht disa ditë pas linçmimit publik të Grida Dumës. Ai i bën thirrje shoqatave të gazetarëve brenda e jashtë vendit si dhe atyre për mbrojtjen e të drejtave të grave që të reagojnë fuqimisht. Sipas Presidentit, s’ka tolerancë për dhunën, kanosjet dhe kërcënimet ndaj medias. STATUSI NGA ILIR META Dënoj me ashpërsi dhunën e papranueshme fizike të ushtruar sot nga Kryeministri ende në detyrë…
Teuta nuk shfrytëzon match point-in e dytë që i dha Vllaznia për t’u ngjitur në krye të kampionatit, vend të parë që do ta ndante me Laçin pas javës së 24-t të Kategorisë Superiore. Durrsakët nuk morën më shumë se 1 pikë përballë Kastriotit në Niko Dovana duke barazuar 0-0 në një ndeshje të luajtur më mirë nga djemtë e detit sidomos në pjesën e dytë, por skuadra e Edi Martinit nuk kishte saktësinë e duhur përpara porte dhe në fund u kënaq vetëm me një pikë, pasi Kastrioti pati disa mundësi të mira për të ndëshkuar durrsakët. Me këtë…
Pas një lidhjeje katër vjeçare, dhe vetëm pak kohë pasi blenë së bashku një shtëpi 40 milionë dollarëshe në Miami, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez kanë vendosur t’i japin fund marrëdhënies së tyre. Nga çifti nuk ka ende asnjë konfirmim, por lajmi i përcjellë fillimisht nga TMZ dhe Page Six, është raportuar në të gjitha mediat e mëdha amerikane. Madje burime për CNN pohojnë se ndarja ka ndodhur përpara disa javësh. “Nuk duket sikur do të pajtohen sërish”, thanë ato duke shtuar se ish ylli i basketbollit të Neë York Yankees këto kohë është parë vazhdimisht vetëm, pa këngëtaren në…
Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj ka reaguar për thirrjen e kryeministrit Ramës që stafi shëndetësor i tyre të vaksinohet në Kukës. Zemaj thotë se prioritet për Kosovën është vaksinimi i kuadrit shëndetësor, dhe Kosova ka plan të sajin të hartuar se si do të zhvillohet. Nga kjo përgjigje nuk kuptohet nëse Kosova do të pranojë ose jo thirrjen e Ramës, duke ditur që ende aty s’ka ardhur as doza e parë e vaksinës ndaj COVID-19. “Prioritet është vaksinimi i kuadrit shëndetësor, kur dihet përkushtimi i tyre dhe vdekja e mjekëve dhe infermierëve duke trajtuar virusin. Ne kemi plan…
Kryeministri i ardhshëm, Albin Kurti ka reaguar pas certifikimit të votave, ku Lëvizja Vetëvendosje është shpallur fituese. Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka shprehur falënderime për qytetarët brenda dhe jashtë Kosovës që e kanë mbështetur. Po ashtu ai e ka quajtur fitoren një referendum dhe ka falënderuar dhe anëtarët dhe aktivistët e LVV-së për angazhimin. “Çertifikimi i rezultateve u bë sot. Fitoi referendumi, fituam në referendum: 50,28%. Ditë e mirë për Republikën. Shans i madh për Kosovën. Ju falemnderit të gjithë qytetarëve dhe mërgatës për votën e tyre me 14 shkurt, të gjithë anëtarëve e aktivistëve të…