Author: tirana

Zv/ministri i Brendshëm, Besart Lamallari, e cilësoi absurd vendimin e marrë nga gjyqtarja e Vlorës, Herila Çela, për të liruar nga burgu një njeri që policia e kishte arrestuar dy herë, duke akuzuar gjykatat se po pengonin punën e policisë. Në daljen e tij për mediave ai sqaroi me detaje edhe dy rastet kur ishte arrestuar Taulant Manaj, Beqiri. “Më datë 27.02.2017, shërbimet policore të DVP Vlorë, kanë bërë arrestimin në flagrance të shtetasit Tauland Manaj (Taulant Beqiraj), 28 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje…

Read More

Policia e Vlorës ka vënë në pranga shtetasin Ergest Ramani. Ky i fundit është ndaluar në flagrancë teksa po i merrte paratë një qytetareje të cilën e kërcënonte vazhdimisht se po mos ta paguante, ai do t’i bënte publike disa foto të saja personale. Ramani është ndaluar pranë qendrës tregtare “Casa Italia”. Burime nga Policia për Tirananews bëjnë me dije, se Ramani i kishte marrë disa herë shuma parash kësaj shtetaseje. Arrestimi i Ramanit është bërë i mundur, pasi kjo shtetase ka bërë kallëzim në polici dhe më ndihmen e saj ka bërë dhe shkëmbimin e kontrolluar të parave.

Read More

Katër persona kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 dhe 568 infektime janë regjistruar në njëzetekatër orët e fundit nga 2.532 testime. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se janë shëruar 295 persona. Numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga 13 marsi ka shkuar në 1620. Ndërsa I rasteve 70.753, ndërkaq i të shëruarve në 60.628. Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al Rastet aktive janë 8.505.Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 233 raste, Pejë 47 raste, Gjakovë 29 raste, Gjilan 28 raste, Lipjan 26 raste, Podujevë 23 raste, Kamenicë 22 raste, Vushtrri 22…

Read More

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është duke zhvilluar një takim me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, raporton, albanian post. Takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura. Më herët, fituesi i zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë, prezantoi kandidatët për deputetë të Vetëvendosjes, për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri. Kurti është duke qëndruar tash e dy ditë në Shqipëri. Dje në një paraqitje për media nga Lezha ai foli për bashkim kombëtar.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur emrin e personit që do të jetë në krye të listës së PS-së për qarkun e Tiranës. Mministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, do të jetë në krye të listës së Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës për zgjedhjet e 25 prillit. Ky duket edhe si një mesazh i PS-së për vlerësim për punën në reformën në drejtësi. Sakaq në Tiranë do të rikandojë Klotilda Bushka. Ndërsa për herë të parë do të kandidojë prefekti i Tiranës, Toni Gogu. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha se ajo që e bën bashkë opozitën është frika…

Read More

24-vjeçari, Nardi Abazi, pronari i mjetit, i cili u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e sotme, ka braktisur makinën dhe është larguar. Në foton e mëposhtme shihet vendi ku ndodhi atentati mbrëmjen e sotme, dhe aty ndodhet vetëm makina e rrethuar nga policia. “Më datë 02.03.2021, në rrugën “5 Maji” dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të  automjetit të shtetasit N. A. 24 vjeç. Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor po vijon veprimet  për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje. Shërbimet e Policisë po krehin zonën”, thuhet në njoftimin…

Read More

Mjeku Halim Kosova ka shpjeguar sipas tij se cilat mund të jenë arsyet që komisoni Ruli e kualifikoi atë. “Besnik Mustafa më ka thënë, që unë kam votuar për ty , je njeri me vlera. Genci, Nishani dhe një tjetër kot si numër votuan kundër”, tha ai. Eni Vasili: Pse ju skualifikuan ? Halim Kosova: PD përdhosi një punë shumë profesionale. Të më heqësh mua sepse ky nuk sulmon PS, s’është agresiv, le të ikë të bëjë punët humanitare , kështu thoshin. Nishani e ka thënë që ky s’na duhet më. Një dicka nuk më hiqet nga mendja, nëse ka dikush si puna ime, që…

Read More

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, iu përgjigj me po të njëjtën gjuhë të ashpër deklaratës së Presidentit Ilir Meta, të bërë mbrëmjen e kaluar në emisionin “Frontline”, në News24, se “do të jap dorëheqjen më 26 prill, nëse Edi Rama fiton 71 mandate pa i vjedhur”.I ftuar në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, numri dy i PS tha se Ilir Meta duhet ta mbajë fjalën dhe të dorëhiqet më 26 prill, duke shtuar i bindur se PS fiton sërish zgjedhjet parlamentare. I pyetur nga gazetari se çfarë do të ndodhë nëse PS…

Read More

Halim Kosova: Megjithatë në momentin që ta thonë mendon…’si është e mundur’. Ti të lësh punët e tua dhe të shkosh të japësh kontributin dhe të shohësh që të kanë sajuar diçka nga mbrapa. Më ka vrarë shumë shpirtërisht me të vërtetë. Edhe i hyra sqarimit. Më kishin skualifikuar, Besniku e ka thënë gjysmë i pezmatuar kur ka thënë që Halim Kosova ka dhënë dorëheqjen, sepse e dinte që nuk ishte e vërtetë. Besnik Mustafaj më ka thënë merre mesazhin tim, nxirre ku të duash. Unë kam votuar për ty më ka thënë, çfarë s’më ka shkruar, e kam këtu.…

Read More

Mjeku njëkohësisht edhe ish-deputet i PD-së, Halim Kosova i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Open foli për gjendjen e vendit nën kthetrat e pandemisë së covid që po përballet çdo ditë. Ai la të nënkuptuar se mund të bashkëpunonte me kryeministrin Edi Rama në përballimin e situatës duke thënë se i shkon shpesh herë në mendje që ta marrë në telefon. “Unë nuk jam njeri që kthehem mbrapa. Më vjen që ta marr në telefon e t’i them Ramës ma lër mua këtë punë e do e ndryshoj për 2 javë. Në Tiranë janë ndarë nga jeta 38 vetë”,…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka postuar disa fotografi nga ambientet e vaksinimit të të moshuarve nga qytete të ndryshme ndërsa shkruan se ky është një moment reflektimi. Në këto kohë të vështira vijon më tej kreu i qeverisë, kuptojmë vlerën e jetës e njëri-tjetrit që pasqyrohet në galerinë e fotove me kujdesin për të moshuarit. “Në ditët e vështira e kuptojmë vlerën e jetës e të njëri-tjetrit, si në këto foto ku një nip shoqëron gjyshin, një partner partneren e dekadave, vajza e djali prindërit. Shumë dashuri në këtë galeri fotosh. Kaq duhet” shkruan Rama.

Read More

Bora Zemani është një nga moderatoret më të suksesshme të momentit. Ajo është shumë e komentuar si nga ana profesionale, ashtu edhe në jetën private. Në një intervistë për ‘Revistën Class’, Bora ka treguar disa të fshehta, që askush nuk dinte rreth saj. Ndër të tjera ka zbuluar se në fakt emri i saj është Borana dhe pas këtij emri qëndron një histori tepër e veçantë. Duke qenë se ka lindur në janar mamaja e Borës kishte parë në atë kohë në ‘Teatrin e Operës dhe Baletit’ operën shqiptare ‘Borana’ dhe nga kjo vepër ishte frymëzuar për t’ja vendosur emrin…

Read More