Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Autobusi ‘666’ drejt qytetit polak ‘Hel’, ndryshon numër prej ankesave të besimtarëve kristianë

22:04 / June 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
autobusi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në disa këngë perëndimore kemi dëgjuar më parë vargje si “rruga drejt ferrit është e mbushur me ‘qëllime të mira’”, por ky autobus drejt qytetit polak Hel me numrin sugjestionues të së keqes, është kuptuar tashmë se nuk kishte qëllime fare të mira.

Besimtarë të vëmendshëm konservatorë kristianë në Poloni u ankuan me të drejtë se mjeti me numër “666” dhe me destinacion Hel (në anglisht “ferri” quhet “hell”), kishte qëllime djallëzore pasi numri i tij përfaqëson Satanin dhe shkon drejt një vendi që tingëllon si “hell.”

“Atëherë ne po e përmbysim një nga numrat 6 me kokë poshtë!” njoftonte dje kompania e autobusëve per ndryshimin.

Marcin Szwaczyk i grupit të autobusëve PKS në Gdynia tha për agjencinë Reuters se po bënte ndryshimin pasi merrte ankesat nga grupe të shumtë besimtarësh. Ata thanë se drejtuesit pranuan prej morisë së letrave dhe kërkesave që u dërgoheshin, për ndryshimin e simboleve dashakeqe, kryesisht për numrin e pazakontë të linjës, tha përfaqësuesi Szwaczyk.

Autobusi i etiketuar çuditërisht me numrin e djallit 666 kryente itinerarin nga Dębki drejt qytezës së Hel, që kthehet në një destinacion turistik në sezonin veror. Numri i ri duket se qetësoi disa klientë të shqetësuar ashtu si dhe turistë të huaj, që tashmë po i shikojnë gjithnjë e më shpesh në media simbolet e të ligës.

“Çfarë i mbetet Hel po nuk kishte atë numër,” komentonte një përdorues në njoftim.

Por vëmendja negative ndaj fenomenit ka ardhur prej vitit 2018 kur grupi kristian Fronda tha se linja e autobusit ishte një mjet “i përhapjes së propagandës anti-kristiane.”

“’Hell’(ferri) është mohimi i natyrës njerëzore. Është vdekje dhe vuajtje e përjetshme,” shkruante asokohe grupi kristian në artikullin e ankesës. “Ata që qeshin me këtë realitet janë vetëm ata që nuk kuptojnë asgjë se çfarë kjo përfaqëson”.

Dhe në fakt kompania e autobusëve vijonte me provokimet e saj duke thënë se megjithëse ka nisur shërbimi me numër ‘669’ gjatë verës, numri i keq mund të rikthehet nëse e kërkojnë mjaftueshëm pasagjerë.

“Në fakt nëse ka reagim të mjaftueshëm numri tjetër do të rivendoset, pasi ne duhet të plotësojmë kërkesat e pasagjerëve tanë”, tha përfaqësuesi.

ankesa autobusi hel
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.