Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Autobusi bie nga 200 metra lartësi, 24 të vdekur

21:15 / September 18, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
autobusi andet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të paktën 24 persona humbën jetën ndërsa 21 të tjerë mbetën të plagosur në një aksident me autobus në Peru. Sipas asaj që shkruan BBC, autobusi po udhëtonte gjatë natës në malet e Andeve, mes qyteteve Huancayo dhe Huanta kur ra nga rreth 200 metra lartësi, duke përfunduar në luginë.

Aksidentet e këtij lloji janë të zakonshme në Peru, sidomos gjatë natës, në autostrada që kalojnë në male. Sipas të dhënave zyrtare, më shumë se 3,300 persona llogariten të kenë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në këtë vend në 2022.

Sa i takon aksidentit në fjalë, për momentin shkaqet mbeten të paqarta. Megjithatë, kryebashkiaku i një qyteze që ndodhet pranë zonës ku ndodhi ngjarja tha se autostrada në fjalë nuk është rikontruktuar qëkur u dëmtua nga rrëshqitja e dherave një muaj më parë.

Banorët e zonët ishin të parët që mbërritën në vendin e ngjarjes dhe gjetën disa prej pasagjerëve të gjallë brenda në mjet. Ata thanë se mjeti ishte ndalur në disa shkurre dhe fatmirësisht degët parandaluan që autobusi të përfundonte në rrjedhën e lumit që kalonte pranë.

200 metra 24 vdekur autobusi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.