Jorgo Papingji është një nga tesktshkruesit më të dashur e më të njohur të këngëve shqiptare. Poeti 77-vjeçar është shtruar në spital pasi nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.
Lajmin e trishtë e tha këngëtari Devis Xherahu, i ftuar tek “Zonë e Lirë” ku foli për këngën e tij të re.
“Dua të përshëndes Jorgon, i cili momentalisht ndodhet në spital pas një problemi me aparatin tretës”- ka thënë Devisi. Këngëtari tha se ka shkuar në spital disa ditë më parë për të parë mikun e tij si dhe bashkëshortja e mjeshtrit të madh ka thënë se poeti pritet t’i nënshtrohet një operacioni, pasi dyshohet se vuan nga një sëmundje e rëndë.