Tre të rinjtë e ekzekutuar 2 ditë më parë në Fushë-Krujë, u pritën nga atentatorët për rreth 60 minuta në afërsi të mbikalimit. Burime nga grupi hetimor i thanë Tv Klan se makina tip Volvsvagen Passat që lëviznin autorët qëndroi poshtë mbikalimit deri në momentin që automjeti i viktimave u afrua në vendin ku krye atentati.
Tv Klan sjell grafikisht mënyrën se si ndodhi ekzekutimi i 3 të rinjve, Dikler Vatës, Besmir Hoxhës dhe Brilant Martinajt. Sapo autorët, që dyshohet se ishin 4 u sinjalizuan se makina viktimave po lëvizte në drejtim të Laçit, ata morën rrugën që të lidh me mbikalimin dhe i dolën nga prapa automjetit të të rinjve në të njëjtin sens lëvizje.
Më pas sipas hetuesve makina e tyre i ka parakaluar viktimat për t’i dalë përpara ku dhe kanë ndaluar për të zbarzur në drejtim të tyre mbi 50 plumba.
Pasi janë siguruar për ekzekutimin e të rinjve atentatorët, kanë kthyer mjetin tip Passat dhe kanë vijuar lëvizjen në drejtim të Larushkut ku dogjën dhe makinën, në të cilën u gjetën të shkrumbuara dhe 3 automatikë.
Hetusit kanë sekuestruar dhjetra kamera sigurie në zonën ku mendohet se ka kaluar makina e tyre por deri në këtë fazë ende asnje gjurmë prej autorëve. Ndërkohë në hetimin të prokurorisë dhe policisë së Krujës është bërë pjesë dhe një tjetër makinë Volvsvagen Passat që u gjet e djegur rreth orës 1 të mëngjesit të së hënës në fshatin Ahmetaq. Edhe ky mjet nuk përjashtohet mundësia të jetë përdorur në krim.
