Gerald Shehu, 43-vjeç sipas Policisë së Shtetit është personi që dyshohet se mund të ketë vrarë recepsionistin e hotel ”Greccia” në Dhërmi, 31-vjeçarin Eraldo Nevruzin. Shehu është larguar drejt Greqisë, dhe mësohet se me Nevruzin kanë qenë shokë me njeri-tjetrin në Angli.
Kohët e fundit erdhën në Shqipëri për të hapur biznes bashkë në Dhërmi dhe kanë bashkëpunuar në hotelin ku ka ndodhur ngjarja. Autori është dhëndëri i pronares së hotelit. Policia dyshon se është vrasje pasi nga dëshmitë janë dëgjuar dy të shtëna me armë zjarri dhe po ashtu janë gjetur edhe gjurmë gjaku.
Lexo edhe :
Related Posts
Gjurmët e gjakut në vendin e ngjarjes shtojnë edhe më shumë dyshimet se recepsionisti është ekzekutuar. Autoritetet mësohet se kanë në dorë edhe pamjet filmike, por të paktën deri më tani nuk rezulton të jetë zbuluar mënyra sesi është larguar 31-vjeçari nga hoteli. Në lidhje me ngjarjen, mësohet se janë marrë në pyetje të paktën 29 persona. Autoritetet besojnë se 43-vjeçari Gerald Shehu mund të jetë larguar drejt Greqisë.
Motivet e kësaj ngjarjeje mbeten momentalisht mister. Dyshimet janë se ajo mund të ketë ardhur si pasojë e konflikteve që lidheshin me biznesin, pra hotelin ku ndodhi dhe ngjarja.