Klodian Çalamani autori i vrasjes së 8 vjeçarit në Fier ka dëshmuar se e ka vrarë të miturin sepse ai e kishte sharë.
Burime pranë grupit hetimor të ngjarjes së rëndë pohuan se autori u tha oficerëve të Policisë Gjyqësore: Më shau dhe unë e qëllova pas koke me lopatë! E godita disa herë dhe pastaj e groposa.
Deklarata e ngjarjes tragjike merret me rezerva nga Policia, ndërkohë që hetimet vijojnë me intensitet.