Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Autoritetet: Është avancuar statusi i Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO

16:43 / March 24, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nato1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Driton Hyseni, kanë thënë të dielën se Komisioni i Përhershëm i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e ka avancuar statusin e Kuvendit të Kosovës në këtë trup, nga ai vëzhgues në të asociuar.

Hyseni, njëherësh kryesues i delegacionit të Kuvendit të Kosovës në këtë Asamble, ka thënë se ky “është niveli më i lartë i prezencës në Asamble deri në anëtarësim të plotë të Kosovës në NATO”, dhe se vendimi do të zyrtarizohet përmes një votimi në Asamblenë parlamentare të NATO-s në sesionin pranveror, më 27 maj, në Sofje.

“Me ngritjen e nivelit të përfaqësimit të Kosovës në Asamblenë e NATO-s, ne do të kemi zgjerim të delegacionit, përfshirje më të madhe në vendimet e Asamblesë dhe do të kemi të drejtë në adresimin e amendamenteve dhe komenteve për secilin proçes e dokument i cili trajtohet nga Asambleja, të cilat më herët është dashur të bëhen përmes delegacioneve të vendeve tjera, kryesisht Shqipërisë”, ka thënë Hyseni përmes një postimi në Facebook.

Ministri Maqedonci e ka konsideruar vendimin si hap të madh drejt sigurisë dhe prosperitetit të Kosovës dhe rajonit.

Asambleja Parlamentare e NATO-s përbëhet prej 281 delegatëve prej 32 vendeve anëtare të NATO-s. Secili delegacion krijohet në bazë të popullsisë së një shteti dhe parlamentit të tij.

Delegatët nominohen prej parlamenteve në vendet e tyre.

Përveç tyre, pjesë e Asamblesë janë edhe delegatë prej nëntë vendeve të asociuara, katër prej vendeve të asociuara të Mesdheut, dhe tetë vëzhgues parlamentarë që marrin pjesë në aktivitete, duke e çuar numrin total të delegatëve në 362.

Anëtarët e asociuar mund të marrin pjesë në pothuajse të gjitha aktivitetet e komiteteve dhe nënkomiteteve dhe në seancat plenare.

Ata mund të prezantojnë rezoluta dhe amendamente për rezolutat.

Ata, po ashtu, mund të shërbejnë edhe si raportues të posaçëm të asociuar në komitete për të përfaqësuar qëndrimet e tyre për raportet e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Megjithatë, atyre nuk u lejohet të votojnë për raportet, rezolutat apo udhëheqësinë e Asamblesë, dhe as nuk kontribuojnë në buxhetin e saj.

Zyrtarët shtetërorë të Kosovës kanë shprehur disa herë synimin për t’u bërë pjesë e NATO-s.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka përmendur se synon që vendi të anëtarësohet në programin e NATO-s, Partneriteti për Paqe.

Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur këtë vendim të Kosovës, ndonëse kanë tërhequr vërejtjen se për një anëtarësim të tillë duhet miratim i të gjitha vendeve të aleancës.

Nga 32 vende anëtare të NATO-s, Kosovën si shtet të pavarur e kanë njohur 28 prej tyre ndërsa katër (Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja) ende jo.

Partneriteti për Paqe është një program i NATO-s, që synon krijimin e besimit midis shteteve anëtare të NATO-s dhe shteteve të tjera në Evropë.

Aktualisht, NATO-ja është prezente në Kosovë përmes misionit të saj, KFOR.

avancuar Kosova nato
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.