Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Autostrada”, në pranga çifti i bashkëshortëve. Ja çfarë u gjeti policia

13:04 / December 28, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arme droge
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një çift bashkëshortësh janë vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi u janë gjetur me vete arsenal armësh, dokumente të falsifikuara dhe lëndë narkotike kanabis dhe kokainë.

Në sajë të operacionit të koduar “Autostrada” forcat “Shqiponja” kanë arrestuar çiftin nga Elbasani, pasi në orët e pasdites, në autostradën Tiranë-Durrës, janë konstatuar duke mbajtur me vete sende të kundërligjshme dhe lëndë narkotike.

NJOFTIMI I PLOTE

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve.

Operacioni policor i koduar “Autostrada”, i zhvilluar nga forcat e posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

Vihet në pranga një çift bashkëshortësh.

Sekuestrohen 2 armë zjarri pushkë, dokumente të dyshuara të falsifikuara, një sasi fishekësh, sasi lënde narkotike të llojit kokainë dhe kanabis dhe 1 automjet.

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, forca e posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë ka marrë informacion në rrugë operative se dy shtetas (burrë e grua), qarkullonin në orët e pasdites, në autostradën Tiranë-Durrës, duke mbajtur me vete sende të kundërligjshme dhe lëndë narkotike.

Bazuar në këto informacione është organizuar, zhvilluar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Autostrada”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E. R., 36 vjeç dhe N. R.(P)., 27 vjeçe, banues në Elbasan.

Gjatë operacionit, nga kontrolli në mjet u gjetën dhe u sekuestruan një sasi municion luftarak dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Ndërsa në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri pushkë, dy dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe një sasi lënde narkotike kanabis.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

“30 nëntori, afati i fundit për PD-në”, Balla pas Konferencës së Kryetarëve: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

11:30 / November 11, 2026

Balla për Veliajn: PS nuk është mburojë e askujt përballë drejtësisë: Është miku im, por duhet ta përballojë vetë procesin

11:23 / November 11, 2026

Shtyllat e programit/ Salla prezanton projektbuxhetin për bujqësinë: Më i lartë i akorduar ndonjëherë

11:19 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.