Në emisionin “Opinion” mbrëmjen e sotme është publikuar një audioregjistrim i rrallë i datës 4 Janar të vitit 1991, ku në studion e piktorit Ramadan Karanxha ishin të pranishëm Sali Berisha, Edi Rama, Azem HAjdari dhe Sali Shijaku.
Në këtë audioregjistrim dëgjohet Edi Rama dhe Sali Berisha që komunikojnë për lëvizjen antikomuniste, ku Berisha i jep të drejtë Ramës pasi ky i fundit jep mendimin e tij.
Sali Berisha: Skandal… Shiko ne po përpiqemi me qejf, të moderuar që të mos kemi përgjegjësi për këtë…. po të jetë për përgjegjësinë le ta mbajnë këta..
Edi Rama: Ta mbajë le ta mbajnë, një gjë po ju them kjo që po bëhet nuk bëhet për frikë, po bëhet për tolerancë, nuk po bëhet për frikë, nëse këta tolerancën e marrin për frikë, bjeruni.
Berisha: Auu bravo… Shumë të drejte ke
