Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Avionë luftarakë dhe “spiunë”, si u realizua operacioni top sekret për dërgimin e Zelenskyt në SHBA

15:04 / December 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 e08788c73cf7fb3501237912806443ab
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vizita e Zelenskyt në SHBA shihet si historike pasi ishte e para jashtë shtetit për politikanin ukrainas që kur Rusia pushtoi vendin e tij.

Ai arriti të marrë mbështetje të plotë nga Biden dhe Kongresi, duke përfituar një fond prej 43 miliard dollarësh në ndihmë të vendit të tij dhe premtimin për të dërguar në Ukrainë raketat “Patriot”.

Megjithatë, që Zelensky të arrinte në territorin amerikan, u desh që të zhvillohej një operacion top-sekret në të cilin u përfshinë avionë mallrash dhe luftarakë nga më shumë se një forca të armatosura të vendeve anëtare të NATO -s.

Hapi i parë i operacionit ishte udhëtimi me tren nga Ukraina në Poloni të mërkurën në mëngjes. Zelensky shoqërohej në udhëtim nga ambasadorja e SHBA- së në Ukrainë, Bridget Brink. Kur treni mbërriti në stacionin hekurudhor në qytetin Przemy?l, Zelenskiy u dërgua me automjetin e ambasadës amerikane në aeroportin Rzeszoë, ku ai hipi në një avion të Forcave Ajrore të SHBA, një anije qeveritare që zakonisht përdoret nga anëtarët e Kongresit dhe zyrtarë të tjerë amerikanë që janë më poshtë presidentit dhe zëvendëspresidentit në hierarkinë politike amerikane.

Fluturimi Boeing C-40 Clipper u ngrit nga Polonia në orën 8:15 të mëngjesit të së mërkurës (me orën e Polonisë) dhe bëri uljen në bazën e Forcave Ajrore të SHBA-së Andreës pak pas asaj pasdite (me orën amerikane).

Që nga momenti kur avioni me Zelensky u ngrit, një operacion i detajuar u shpalos për të shmangur çdo ndërhyrje ruse në udhëtimin e parë të presidentit ukrainas jashtë vendit që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

I pari që u ngrit, sipas Daily Mail, ishte një aeroplan gjerman spiun Boeing AWACS për të siguruar që avioni që transportonte pasagjerin e rëndësishëm të kalonte i sigurt mbi Detin e Veriut, zonë e frekuentuar nga patrullat e nëndetëseve ruse.

Hapi tjetër ishte ngritja e një F-15 nga Britania në mënyrë që të shoqëronte avionin amerikan në kufijtë e hapësirës ajrore amerikane, përpara se përfundimisht të bënte një ulje të qetë në bazën Andreës dhe prej andej të fillonte vizitën totale 10-orëshe të Zelensky në SHBA.

Avionë luftarakë zelensky
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

22:49 / October 28, 2026

Britania rrit taksat për bankat për të ndihmuar qytetarët, 100 paund për rreth 20 milionë familje për faturat e energjisë

22:09 / October 28, 2026

Dejan Soskic, kandidati që mund të bëhet kryeministër i Serbisë pas fitores historike të Listës Studentore

21:51 / October 28, 2026

Qeveria franceze miraton gjoba deri në 10 mijë euro për dëmet gjatë tubimeve

20:49 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.