Një avion i vogël u rrëzua në një pistë, e për pasojë u plagosën tre pasagjerë dhe piloti në Kaliforni.
Departamenti i Zjarrfikësve të Qarkut të Los Anxhelosit tha se avioni u rrëzua rreth orës 11:10 të mëngjesit në In-N-Out Burger Pomona Dragstrip.
Sipas medieve të huaja, përplasja ndodhi gjatë finaleve të Shoqatës Kombëtare Hot Rod (NHRA) dhe gara u pezullua.
Avioni po përpiqej të ulej në aeroportin Brackett Field në La Verne, por u përplas në pistë dhe u përplas edhe me dy kamionë të mëdhenj, raportoi Daily Bulletin.
Piloti dhe tre pasagjerët e aeroplanit pësuan të gjithë lëndime, por janë jashtë rrezikut për jetën. Është e paqartë se çfarë e shkaktoi përplasjen, ndërs autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave.