Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“Avioni u rrëzua në Varshavë”, Pacolli rrëfen si i shpëtoi vdekjes në vitin 1979

23:10 / June 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pacolli 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Biznesmeni i njohur Behgjet Pacolli ka folur këtë mbrëmje në një intervistë në “Opinion” për jetën e tij personale dhe mënyrën si ndërtoi gjithë pasurinë.

Ai u ndal tek një moment kur i kishte shpëtuar vdekjes. Pacolli thotë se në vitin 1997, një vonesë e avionit në Uashington bëri që ai të mos fluturonte drejt Varshavës. E kjo gjë në fakt i shpëtoi jetën, pasi ai avion u përplas duke u marrë jetën të gjithë pasagjerëve në të.

Behgjet Pacolli: Në Mars të 79-ës unë kam udhëtuar prej Mexico-s në Uashington dhe kam pasur për të marrë një aeroplan për në Varshavë. Dhe aeroplani vonohet aq shumë sa nuk arrij ta marrë dhe më kujtohet atëherë kisha disa këpucë të plastikës dhe m’u djersitën këmbët aq shumë e në moment e kam parë momentin kur është mbyllur ai gate. Insistova te një polic për të hipur sepse kisha një takim të rëndësishëm. Këtë e kanë të mirë amerikanët, për këtë unë nuk insistoj më asnjëherë. Dhe të nesërmen unë zgjohem dhe shoh gazetën se i lë gazetat nën derë dhe shoh “aircrash over Warshaw”. E lexoj dhe shoh që është aeroplani që ka shkuar prej Uashingtonit.

-Që duhet të ishe dhe ti brenda?

Behgjet Pacolli: Që duhet të isha unë.

-Asnjë pasagjer nuk shpëtoi ë?

Behgjet Pacolli: Unë kam telefonuar, asnjë s’ka shpëtuar. Telefonoj në Varimex më kujtohet mirë dhe ajo sekretaresha më thotë më falni kush jeni, jeni vëllai i tij? Ju keni vdek dje thotë, ne ju kemi pritur në aeroport dhe avioni është rrëzuar. Na vjen keq i them, unë kam shpëtuar. Si more?! A ma jepni zonjën në telefon, kur e kam thirrur atë dhe nuk besonte.

avioni Behgjet Pacolli varshave
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.