Nga Bedri Islami /
Gazetari beratas, në mos qofsha gabim, Ylli Polovina, u arrestua dhe doli në gjyq, dhe u dënua, pasi, sipas drejtësisë, duke përmendur Avni Rustemin, ai kishte kërcënuar me atentat presidentin e shtetit.
E bëri edhe burgun.
Tani, presidenti i vendit kërcënon me Avni Rustemin.
Për cilin?
Kë do të atentojë?
Kush është tradhtari?
Kush i ka dhënë të drejtën presidentit të bëhet atentator dhe të dënojë njerëzit?
Dhe, në fund, nëse përsëritet drejtësia e dhënë dikur, në kohën e Berishës, dhe kur Meta ishte në opozitë dhe ka qenë opozitari më i vendosur kundër Berishës, a do të dënohet edhe ai?
U bë shesh i hapur ky vend dhe e bënë përshesh…
Të gjithë shajnë, të gjithë kërcënojnë, të gjithë tundin koburet, të gjithë shesin trimëri…të gjitha përmendin burgun, por, deri tani, askush nuk është dënuar!