Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Avokatët dalin në protestë: Ministria dhe KLGJ nuk po dëgjojnë. Do e çojmë në Kushtetuese

10:57 / July 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Maks
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Harta e re gjyqësore që heq shumë Gjykata në vend dhe lë vetëm një Gjykatë Apeli do të miratohet nga qeveria, por avokatët po mbajnë një protestë para Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ata prej javësh kanë bojkotuar seancat gjyqësore, si edhe masat e sigurimit.

Kryetari i Dhomës së Avokatëve, Maks Haxhia tha se ky draft nëse miratohet do të dërgohet për t’u goditur në Gjykatën Kushtetuese. “Patjetër që do e çojmë në Gjykatën Kushtetuese. Ne jemi juristë, ajo është hapi i fundit që do ndërmarrim”, tha Haxhia. Kreu i Dhomës së Avokatëve foli dhe për ndëshkimin e disa prej avokatëve që thyen vendimin për bojkotin.

Kryetarja e KLGJ-së, Llagami u shpreh se ky është qëndrimi final, duke e bërë të qartë se harta nuk ndryshon. “Materiali iu propozua mbledhjes plenare ky është qëndrimi përfundimtar i KLGJ që ia çoi Ministrisë së Drejtësisë”.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja e mbështeti fort këtë hartë, duke dhënë sinjale se qeveria do e miratojë pavarësisht protestave të avokatëve. Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Ministria e Drejtësisë, nuk kanë ndërmend që të bëjnë asnjë hap pas, edhe pse avokatët e Shqipërisë, opozita dhe deputeti socialist janë kundër.

Pra vendi do të ketë një Gjykatë Apeli, dhe ku nuk dihet se për ca vite mund ti vijë rradha një qytetari. Shqipëria është një vend që problemet me drejtësinë i ka të vjetra, dhe besueshmëria është e pakët. Reforma në Drejtësi këtë herë prodhon një ngërç, e jo një zgjidhje.

1657788582 Screenshot6

avokatet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.