Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Avokatët e Vlorës akuzojnë KLGJ-në për kolaps në drejtësi

19:24 / September 17, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klgj 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dhoma e Avokatisë Vlorë shprehin shqetësimin se në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Gjykatën e Apelit Administrativ, janë me mijëra çështje të bllokuara dhe qytetarët presin me vite pa asnjë zgjidhje ligjore. Duke e cilësuar këtë një dështim institucional, Dhoma e Avokatisë në Vlorë ia faturon përgjegjësinë Këshillit të Lartë Gjyqësor. Sipas saj kjo ka sjellë pasoja shkatërruese për aksesin në drejtësi të shumë familjeve dhe bizneseve.

“Mosfunksionimi normal i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe i Gjykatës së Apelit Administrativ i shoqëruar me mungesën dramatike të gjyqtarëve dhe ambienteve në gjykatë (salla gjyqesh), të cilat vijnë nga mosmarrjen e masave konkrete nga KLGJ, ka sjellë pasoja shkatërruese për aksesin në drejtësi. Familje të tëra, biznese, individë që presin prej vitesh vendime për fatin e tyre juridik, janë viktima të një sistemi të bllokuar nga paaftësia dhe keqmenaxhimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor”.

Dhoma e Avokatisë Vlorë thekson se Gjykatat e Apelit janë simbol i kolapsit të sistemit gjyqësor, ku vonesat në shqyrtim janë kthyer në normë dhe përbëjnë shkelje të të drejtave të njeriut. Ndërsa harta e re gjyqësore, sipas tyre, ka thelluar krizën, në vend që të sjellë përmirësim.

“1. Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm dhe ajo e Apelit Administrativ janë kthyer në simbol të kolapsit të sistemit gjyqësor, ku vonesat nuk janë më përjashtim, por rregull i përditshëm.

  1. Këshilli i Lartë Gjyqësor mban përgjegjësi institucionale të plotë, pasi nuk ka ndërmarrë asnjë zgjidhje të prekshme për të garantuar funksionimin minimal të këtyre dy gjykatave.
  2. Çdo ditë vonesë në shqyrtimin e çështjeve është një shkelje flagrante e të drejtave të njeriut, një dhunim i parimit kushtetues për gjykim brenda një afati të arsyeshëm dhe një rënie e besimit të qytetarëve tek drejtësia.
  3. Harta gjyqësore e miratuar nga KLGJ, në vend që të sillte riorganizim dhe eficiencë, ka thelluar krizën dhe ka paralizuar më tej sistemin”.

Ata kërkojnë nga KLGJ masa emergjente, përfshirë shtimin e numrit të gjyqtarëve dhe zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull.

“Dhoma e Avokatisë Vlorë i bën thirrje publike KLGJ-së të marrë menjëherë masa emergjente për funksionalizimin e plotë të dy Gjykatave të Apelit, duke shtuar numrin e gjyqtarëve dhe duke garantuar shqyrtimin e shpejtë dhe efektiv të çështjeve të mbetura pezull. Çdo vonesë tjetër është e pajustifikueshme dhe vetëm sa thellon dëmin ndaj qytetarëve dhe vetë rendit juridik. Nëse KLGJ vijon të qëndrojë pasiv dhe indiferent, atëherë ky institucion do të mbajë mbi vete barrën e përgjegjësisë historike për kolapsin e drejtësisë në Shqipëri”, thuhet në deklaratën e Dhomës së Avokatisë Vlorë.

avokatet dosje klgj kolaps
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.