Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Avokati Beqiri letër sekretarit Rubio: Mbi 240 afera korruptive të faktuara nga familja Berisha dhe Meta, SPAK nuk i heton

13:00 / December 28, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avokati Idajet Beqiri i është drejtuar Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio një letër me prova mbi aferat korruptive për familjen e kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe për atë të ish-presidentit Ilir Meta.

Ai theksoi se për familjet Berisha dhe Meta ekzistojnë prova të shumta për dhjetëra afera korruptive me vlera miliardëshe. Avokati përmend këtu privatizimet e Telekom, ARMO-s, Albpetrol, Bankers Petrol, aferat për ndërtimin e Rrugës së Kombit si dhe masakrën e Gërdecit, për të cilat thotë se SPAK nuk ka ndërmarrë veprime të mirëfillta hetimore dhe se aktivitetin e ka bazuar në disa dosje periferike që nuk kanë ndonjë ndikim të rëndësishëm politik.

“Kjo letër ju dërgua sot Sekretarit Amerikan të Shtetit Marko Rubio…

Subjekti: Nevoja për drejtësi të vërtetë në Shqipëri.

I nderuar Zoti Sekretar,

Shqipëria po përballet me një fenomen shqetësues: drejtësia selektive që kursen “elefantët” e korrupsionit të lartë shtetërorë dhe godet vetëm “mizat”.

SPAK nuk ka ndërmarrë hetime për aferat më të mëdha të grabitjes së pasurisë publike, duke përfshirë: Privatizimet e Telekomit, ARMO-s, Albetrolit, mbi 4 miliardë euro të Bankers Petrol, të Profarmës, të Bankës Kombëtare; të 4 hidrocentraleve, aferat mbi 150 milion dollarë të Fazlliçit dhe Lazaroviçit, të Rrugës së Kombit (ku janë vjedhur 600 milionë euro, dhe projekti arriti koston 1.4 miliard euro); aferën gjakatare të Gërdecit dhe grabitjen e Thesarit të Shtetit, Floririn e Krrabës.

Arsyet janë të qarta: Këto afera të rënda korruptive janë të lidhura vetëm me figurat e dy familjeve të fuqishme politike në Shqipëri, të Sali Berishës dhe të Ilir Metës.

Ndërkohë, SPAK, nga të qënurit “i kapur”, si dhe nga sëmundja e punës për bujë, përqendrohet tek dosjet periferike, duke goditur individë të vegjël, ose ata që nuk kanë ndonjë ndikim të rëndësishëm politik.

Nëse SHBA do të kishte ndikim real mbi SPAK, sikurse thuhet, të gjithë arkitektët e korrupsionit të madh, Familjet e mëdha Berisha-Meta, që i kanë bërë gjëmën e zezë Shqipërisë dhe shqiptarëve,  do ishin goditur jo për “gjethet” e  pemëve, siç janë goditur sot, por për rrënjët, trungjet dhe degët e korrupsionit të tyre”, shkruan avokati Idajet Beqiri.

Berisha Idajet Beqiri korrupsion leter rubio
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.