Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Avokati bie nga dritarja qiellgërvishtësit teksa tentonte të provonte se ishte ‘e pathyeshme’

22:33 / June 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
td centre
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

38 vjeçari Hoy, një punonjës i respektuar i firmës së avokatisë Holden Day Wilson, ishte diplomuar në inxhinieri dhe po specializohej në ligjin për rregullacionin dhe sigurinë e ndërtimit. Prandaj dhe qëndrueshmëria e ndërtesave moderne dhe teknikave të ndërtimit ishte diçka që i interesonte në veçanti.

Kështu që karriera e tij e çoi në zyrën në katin e 24-rt të një ndërtesë të lartë në zonën e biznesit Financial District. Ndërtesa e vitit 1969 ishte impresionuese dhe dritaret e mëdha të zyrës e impresionuan atë më shumë. Por nuk ishte pamja i tërhoqi vëmendjen por forca e rezistencës së tyre.

Për të demonstruar forcën e tyre të rezistencës ai krijoi një zakon duke testuar me trup vetratën për të impresionuar të ftuarit. Dhe kjo ndoshta dihej se ku do të shpinte…

Më 9 korrik 1993, kompania organizoi një festë mirëpritjeje në dhomën e konferencave për të ardhurit e rinj, të cilët nisën të eksploronin ambientet e zyrave.

Garry gjeti momentin për të impresionuar të ftuarit  dhe ashtu siç kishte bërë disa herë më parë u lëshua me të gjithë forcën e trupit në vetratën e madhe për të dëshmuar dizajnin e pathyeshëm dhe sigurinë e saj. Por herën e dytë, ai nuk u përplas më siç bëri herën e parë.

Të rinjtë e kompanisë panë me tmerr sesi xhami doli nga korniza e tij dhe bashkë me avokatin fluturuan jashtë. Hoy, i shokuar dhe surprizuar sa gjithë të tjerët, fluturoi poshtë 24 kate, duke vdekur në vend, i përplasur në pllakat e trotuarit.

Një prej inxhinierëve të ndërtesës tha asokohe për rrjetin vendas Toronto Star: “Nuk njoh asnjë kod ndërtimi që më kërkon xhamin të durojë forcën e një burri 100-kilogramësh të lëshohet me të gjithë forcën në të”.

Vdekja e Garry u klasifikua si dalje aksidentale nga dritarja, që deri tani ka rezultuar një mënyrë shumë e rrallë vdekjeje. Garry raportohet se më vonë fitoi një çmim Darwin Award, për fundin e tij turpërues. Komentuesit thonë se gjithsesi Garry e provoi rezistencën e xhamit: ai nuk u thye por korniza dështoi duke e lënë të binte.

avokati dritarja garry hoy
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.