Avokati i Elisabeta Imeraj ka reaguar ashpër pas vendimit të KPA-së . Ai tha se sot është një ditë e trishtuar për Shqipërinë. Kemi provuar se sistemi i drejtësisë në Shqipëri po shkon keq dhe po del jashtë kontrollit.
Nuk kam parë kurrë një proces të tillë me prova fallco ndaj klientes time. Mendoj se sot po humbisni një prokurore shumë të aftë sepse sistemi është jashtë kontrollit. Sigurisht që do të merremi me këtë, nëse jo sot, mbase nesër.